Të tjera LISTA/ Kryetar komune, drejtor shkolle e biznesmenë, kë zgjodhën Berisha e Meta në bashkitë e tjera p&eum...
Aktualitet
Shpërdorim detyre, mashtrim e kallëzim i rremë, SHÇBA lë në burg komisarin e “Fast”
3 Dhjetor 2021, 17:08Nga DOSJA
TIRANË – Shërbimi Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ekzekutoi sot vendimin e Gjykatës së Elbasanit për të çuar në burg komisarin F.A pasi ka kryer veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”. Komisari i arrestuar mbante dhe detyrën e Shefit të Zyrës së Kërkimit të njësisë “Fast Albania”.
NJOFTIMI I SHÇBA-së
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal nr. 1016 të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.
Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.
Veprimet dhe aktet proceduriale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.
Javën e kaluar, SHÇBA la në burg inspektorin Sokol Fana të njësisë operacionale “Fast Albania”, i cili shantazhoi shtetasin Klodian Hajdërlli duke i kërkuar 7 mijë euro në këmbim që të mos e arrestonte me pretendimin se ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Hajdërlli verifikoi informacionet dhe zbuloi se Fana e kishte mashtruar. Ai e denoncoi punonjësin e “Fast Albania”. i cili më pas u arrestua.
GREQI– Një shqiptar ka vrarë veten duke u varur në një burg grek! Lajmi është konfirmuar nga të dënuarit shqiptarë nga burgu Melandrinu, i cili është i si...
TIRANË– Mjeku i ish-diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo ka zbuluar prapaskenat e takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas publikimit të fotove të...
GREQI– Një ish i burgosur në burgun e Koridallosit, i paidentifikuar me emër, ka bërë me dije për mediat greke mënyrën sesi vepronte grupi i falsifikimit ...
TIRANË – Edhe pse Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike prej 6.7% në fund të këtij viti, e cila vjen si një rimëkëmbje e fortë pas pandemisë,...
TIRANË– Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Demian Smith ka shkuar për të zhvilluar një vizitë zyrtare në selinë blu. Takimi i ti...
TIRANË– Shtyhet për në datën 7 dhjetor seanca që pritej të zhvillohej sot ndaj Lulzim Berishës në Gjykatë e Lartë. Shkak për shtyrjen është bërë viju...