LIVE UPDATES
Politike

U la jashtë çdo funksioni në PD, Bujar Nishani: Basha dje njohu parlamentin e 25 prillit, e ka futur partinë në kurth! (SHK

31 Gusht 2021, 08:57 Nga DOSJA
U la jashtë çdo funksioni në PD, Bujar Nishani: Basha dje njohu

TIRANË– Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u zgjodhën 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, ish-presidenti që është një nga kritikët më të fortë të Lulzim Bashës, thotë se kryedemokrati tashmë e ka njohur parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe do të hyjë me kokën ulur në Kuvend. Nishani akuzon Bashën se e ka futur PD në kurth dhe se i ka bërë amnisti regjimit të Ramës.

Dje, Partia Demokratike votoi për ekipin e ri që do të përballet në betejë politike me qeverinë “Rama 3”. Nga zgjedhjet u vendos që PD të ketë 4 nënkryetarë, ndërkohë që u vendosën edhe postet e reja në grupet parlamentare. Ndryshime pati edhe në struktura të tjera, pasi në vend të Bujar Nishanit, Edi Paloka është zgjedhur Kryetari i Këshillit Kombëtar. Po ashtu “blutë” kanë vendosur që të dalin kundër paktit Rama-Berisha për Kushtetutën në vitin 2008, duke propozuar ndryshime në librin themeltar të shtetit.

SHKRIMI I PLOTË: 

Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të Partisë Demokratike dhe turpëruese të L. Bashës më 25 prill, ky i fundit e harroi tashmë “Rregjimin e Masakrës”. L. Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të turpit, ekzaktësisht atje ku e dorëzoi 2 vite më parë, në shkurtin e 2019. Edi Ramën Kryeministër, PS në maxhorancë solide me 74 + 3 mandate, demokratët të nëpërkëmbur, dhunuar e varfëruar edhe më shumë akoma.
Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë. Për ta kuptuar atë mision mjafton të shohësh se si E. Rama jo vetëm e mori plotësisht në kontroll Parlamentin por mundësoi shndërrimin e Kushtetutës së vendit si një statut të Partisë Socialiste, kthimin e Kodit Zgjedhor si një manual të Këshillit të Ministrave, sistemin e drejtësisë në një mjet shantazhi politik, shtetin shqiptar në një karikaturë fyese.

Kjo dhuratë për Edi Ramën do ti kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhëshme (nqs nuk do të mundësohet një uragan politik popullor).
Dje, L. Basha e harroi “Rregjimin e Masakrës” dhe artikuloi “Pakicën e Korruptuar”.
Dmth, demokratët dhe shqiptarët në tërësi nuk kanë më përballë një Rregjim Masakre por një Pakicë të Korruptuar, që L. Basha do ta rrëzoi lehtë ! Shumica e demokratëve do të ndihen të tradhëtuar nga ky devijim i shpejtë i L. Bashës nga sa u thoshte pak muaj më parë se ; “nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje……se do të mobilizojë popullin për ta rrëzuar një orë e më parë këtë rregjim”. Tani, L. Basha nuk flet më asnjë fjalë për mobilizimin e popullit por na tregon se përballë kemi veç një “pakicë të korruptuar” me të cilën do të bëjë ca kompromise “për të mirën e vendit” !
Demokratët nuk kanë pse ndihen të tradhëtuar nga kjo, sepse ky është misioni i L. Bashës.
Demokratët janë thjesht të mashtruar për të disatën herë prej L. Bashës. Ky është modeli politik i tij. Sa herë të tjera do të pranojnë demokratët të mashtrohen nga L. Basha, kjo mbetet për tu parë. Sado që L. Basha tenton ta zbusë, rrumbullakosë apo relativizoi të keqen që ka kapluar shqiptarët, nuk ka për ta përmbushur dot kripto/shërbimit e tij malinj ndaj atij rregjimi. Shqiptarët nuk kanë kurrfarë dyshimi se mbi krye nuk kanë thjesht një Pakicë të Korruptuar (siç thotë L. Basha) por një Rregjim të Inkriminuar me tipare të qarta të Mafies. Problemi për shqiptarët sot është asgjesimi ditë pas dite i mekanizmit që mundëson rrëzimin e Rregjimit.
Opozitës ! Koha dhe proçeset vijuese do të shpjegojnë për shqiptarë se përse L. Basha kryen këtë mision. Amnistia politike që L. Basha tenton ti bëjë rregjimit të Edi Ramës është e pafuqishme, si politikisht ashtu dhe moralisht, por padyshim diskretituese për të personalisht. L. Basha nuk le rast pa treguar se nuk ka asnjë interes për ta bërë PD një Shtëpi të madhe të Lirisë, përpos për ta poseduar atë veç si një zyrë personale.
Pasi shpiku një Këshill Kombëtar me 500 anëtar, kontradikta më absurde në logjikë politike, (ndërsa anëtarësia zvogëlohet, numërat në institucione përfaqësuese rriten), konstaton me trishtim se si nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar u lanë jashtë atij akademikë, drejtues të suksesëshëm të strukturave lokake, persona me influencë e integritet në komunitete.
Përçmimi politik i L. Bashës ndaj emrave të tillë si Prof. Adriana Gjonaj, legjendës Agustin Kola, Dr. Alfred Gega, Dr. Almiro Gurakuqi, Arben Ristanit, Edith Harxhit, kuratorit Ardian Isufi, tenorit Rudi Sata, Armand Telitit, gazetarit Çelo Hoxha, Eduard Kelmendit, shkrimtarit Erald Kapri, Flamur Gjymyshkës e Flir Moshos, Prof. Gjok Uldedajt, Hekuran Hoxhallit e Hysen Osmanit, artistes Liljana Cingu, Paulina Hotit, Irma Koplikut e Mimoza Rexhvelajt, Luigj Isufit e Mal Berishës, Maxhid Cungut e Ndoc Ashtës, etj., veçse e konfirmon modelin e zvogëlimit gjithmonë e më shumë të asaj partie që lindi nga hapësira e lirisë.
Këta njerëz me influenca, eksperiencë e integritet nuk i duhen L. Bashës por largimi i tyre dëmton PD.
L. Bashës sot i kanë mbetur shumë pak avoketër publik (se jopublik nuk ka më asnjë), të cilëve i kanë mbaruar krejt argumentat për këtë avokati.
Avoketërit e pakët të modelit politik të L. Bashës pas paraqitjes së tezës famoze se “po iku Luli e gjithë PD do të shkrihet e zhduket”, akuzojnë zërat kritikë e kundër atij modeli, se : “këtë e bëjnë për interesa personale”.
Në fak kjo në thelb është e vërtetë !
Tek çdo kauzë e princip mishërohet interesi i njeriut !
Por ndryshimi qëndron tek mekanizmat e parimet që ndjek për jetësimin e atyre interesave.
Nuk ka shqiptar normal e të ndershëm sot që nuk ka interes për të ndryshuar qeverisjen e inkriminuar dhe më skandalozen në këtë vend.
Por ndryshimi vjen përmes mekanizmave politik dhe e tillë sot për sot është veç Partia Demokratike.
Nuk ka demokrat normal, të ndershëm e kontributor që nuk ka interes për ta bërë PD forcë të madhe e fituese.
Pra, është e thjeshtë fare ta identifikosh interesin individual.
Jo vetëm si bazament i ekzistencës humane por edhe si dimension.
Po ashtu, dallimi mes interesave është evident, në formë e përmbajtje.
Vetë dallimi mes palëve, do të jetë një betejë midis tyre.
Eshtë dallimi dhe beteja midis atyre që nuk e duan PD siç ishte këto 8 vite që kaluan dhe atyre që e duan po të njëjtën PD siç ishte 8 vitet që shkuan.
Ky është një dallim i madh dhe thelbësor, por shumë i thjeshtë për tu identifikuar.
Asnjëra nga palët nuk e fsheh këtë qëllim e dallim.
Ajo që është e sigurt në këtë rast është fakti se i interesuari dhe përfituesi më i madh për të patur të njëjtën PD si të 8 viteve të shkuara është Edi Rama e ai për këtë investon shumë e kudo.

Të tjerët janë thjesht argatë të tij. Vërtet dje, L. Basha e harroi rregjimin e masakrës elektorale dhe doli me tezën e një pakice thjesht të korruptuar.
Por sot L. Basha është totalisht i diskretituar politikisht në opinionin publik.
Kurrë, në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk ka patur rast kur një kryetar opozite pas 8 vitesh të jetë kaq i diskretituar e kaq i pambështetur në opinion sa ç’është L. Basha. Ndoshta ky nuk është një problem për L. Bashën, por është problem i madh për Partinë Demokratike, është kërcënim për sistemin politik të vendit, është problem për Shqipërinë. Duhet zgjidhur. S’ka alternativë !

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 bujar nishani keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale