LIVE UPDATES
Politike

Dosjet e ish-Sigurimit, çelet ekspozita, Rama premton zgjidhje pas 8 vitesh pushtet për pensionin e minatorëve: Do marrë zgj

30 Gusht 2021, 17:12 Nga DOSJA
Dosjet e ish-Sigurimit, çelet ekspozita, Rama premton zgjidhje pas 8

TIRANË– Ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta” është çelur ditën e sotme në lulishten pranë Kryeministrisë. Ekspozita në fjalë ka të bëjë me zbardhjen e plotë të periudhës së komunizmit në Shqipëri. Përmes dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, pritet që të zbardhen më shumë fakte rreth viktimave të kohës së diktaturës. I pranishëm ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij në çeljen e ekspozitës, u shpreh se për të rinjtë komunizmi është një tregim nga librat e të moshuarve dhe se kjo ekspozitë ka për qëllim që këto histori dhe tregime të dalin në dritë. Ai u shpreh se është e dhimbshme që shumë familje nuk kanë një vend për të kujtuar dhe nderuar të afërmit e viktimave të komunizmit.

Kryeministri Edi Rama shtoi se qeveria e tij do të mundohet të zgjidhë problematikën e pensioneve të atyre që bënin punë të rënda në kohën e komunizmit, duke marrë si shembull edhe ata që punonin në miniera. Rama përfitpi të sulmonte dhe Partinë Demokratike. Ai u shpreh se deri në vitin 2013 Shqipëria ishte i vetmi vend së bashku me Rusinë që nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë për të zbardhur dokumentacionin e persekutimeve të periudhës së errët.

Referuar Partisë Demokratike, kryeministri tha se miratimi i ligjit në 2015 pati rezistencë nga ata që duhet ta kishin kalin e tyre të betejës për një Shqipëri më të drejtë dhe të gatshme për të ballafaquar të kaluarën dhe nga ana tjetër, nuk bënë asgjë. Rama tha më tej se edhe hapësira e tjera të krijuara i përkasin një kohe shumë më të vonë se mundësia për t’u vënë në dispozicion të publikut dhe se shumë nga objekte të rëndë janë zhdukura apo vjedhur, apo çuar për skrap.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jemi përpjekur që të bëjmë sa të mundemi edhe pse asnjëherë nuk është mjaft, që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të së ardhmes, jo në funksion të atyre që janë prekur drejtpërdrejt prej saj. Kjo ekspozitë është një tjetër kontribut, modest në vazhdën e kësaj përpjekje dhe përtej çështjeve të mbartura, sot Shqipëria ka arritur që të vendosë disa pika referimi për të shkuarën që janë pika referimi fizike, të prekshme, jo thjesht të shkruara si histori dhe autoriteti për informimin për dokumentet e sigurimit të shtetit është pika më e sigurt. Është një histori ende e pazbuluar

Sot që flasim besoj se ne mund të jemi krenarë për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën në ferrin e burgjeve të komunizmit dhe që janë ende gjallë ja u kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit. Ata që kanë pasur edhe punë të rënda, si punën në minierë, problematika që ka të bëjë me pensionin, është një problematikë sa absurde, aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj dhe besoj që do të marrë rrugë edhe kjo dhe të paktën në raport me të gjithë ata që vuajtën personalisht në burgjet komuniste dhe që patën fatin të dalin gjallë prej tyre, ne kemi shlyer atë borxh të madh moral, por edhe atë borxh të bartur financiar të pashlyer për shumë vite. Nga ana tjetër, është vërtet një dhimbje e posaçme po të marrësh parasysh se janë akoma shumë familje që nuk arrijnë dot të kenë një vend për të shkuar edhe për të kujtuar e nderuar të afërmit e tyre, apo paraardhësit e tyre, për shkak se nuk gjenden eshtrat. Ndërkohë që është e pakuptueshme e gjithë koha e humbur, sidomos në vitet 90, kur mundësitë ishin shumë më të mëdha dhe fenomeni i zhdukjes së dokumenteve apo i fshehjes së tyre ishte ende e mundshme që të përballohej.

Megjithatë, them se historia e gjithë persekutimeve të diktaturës, përtej vuajtjeve personale, është një histori vuajtjeje me vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore dhe gjeneratat e tjera, për ata më të rinjtë që lindën në periudhën e komunizmit, por ndryshimi i gjet mjaftueshëm të rinj për të ndërtuar një jetë tjetër. Ne jemi përpjekur të bëjmë sa të mundemi, që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të të ardhmes, jo thjesht në funksion të të gjithë atyre që janë të prekur direkt prej saj.

Kjo ekspozitë është një tjetër kontribut modest, por i rëndësishëm, në vazhdën e kësaj përpjekjeje dhe besoj se përtej çështjeve të bartura dhe të pazgjidhura, apo vonesës zvarritëse të shumë viteve, sot Shqipëria ka arritur të vendosë ca pika referimi për të shkuarën, që janë pika referimi fizike, konkrete, të prekshme. Autoriteti për informimin mbi dokumentet e sigurimit të shtetit është pika më e rëndësishme e referimit dhe është sot një autoritet që vlerësohet për faktin që ju ka dhënë shumë njerëzve mundësinë, që të hapin dyert e të eksplorojnë labirinthet e një historie, që është ende e pazbuluar plotësisht. Një projekt i nisur më 2013, por që do duhej të kishte nisur qysh në krye të herës, do duhej që shembulli brilant i Gjermanisë apo edhe të tjerë, të ishin pasuar nga Shqipëria herët dhe jo Shqipëria të mbetej siç ne e gjetëm më 2013, i vetmi vend së bashku me Rusinë dhe asnjë tjetër nga vendet e ish-Perandorisë Komuniste, që nuk ishte bërë asgjë për të hedhur dritë mbi faktet që lidhen me persekutimet. Miratimi i ligjit në 2015 pati rezistencë nga ata që duhet ta kishin kalin e tyre të betejës për një Shqipëri më të drejtë dhe të gatshme për të ballafaquar të kaluarën dhe nga ana tjetër, asgjë nuk bënë sepse edhe hapësira e tjera të krijuara i përkasin një kohe shumë më të vonë. Shumë objekte janë zhdukur, vjedhur, apo çuar për skrap.

(I.A;F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama sigurimi në fjalët e veta edi rama sigurimi në fjalët e veta

Sondazh

Poll
Politike 30 Gusht 2021, 16:15

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Basha është shprehur se PD-ja ka nisur reform...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës