"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
U kap me 20 kg kokainë, peshkatarit në Durrës “i buzëqeshi fati” pas ndërtimit të hotelit, gjykata i sekuestron pasuri
16 Qershor 2020, 20:01Nga DOSJA
DURRËS– Pak ditë më parë Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasurite në emër të peshkatarit Halil Hoti dhe djalit të ti, Stivens Hoti. Ky i fundit u dënua me 5 vite burg në vitin 200, pasi u kap me 19kg kokainë. Sipas Gjykatës, këro pasuri dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.
Pasuria e sekuestruar përfshin 1465 m2 truall në zonën e Shkëmbit të Kavajës, mbi të cilin është ndërtuar edhe një hotel disa katësh dhe një lokal me sipërfaqe 279m2 në zonën e Currilave, i cili rezulton në emër të djalit të tij.
Njëkohësisht janë sekuestruar edhe dy apartamente me sipërfaqe 99 dhe 86 m2 dhe një automjet tip “Daimler Chrysler S320”
Bazuar në dosjen e gjykatës, Hoti është arrestuar në vitin 2000 për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe falsifikim pasaportash. Në anijen e peshkimit “Stivens”, u gjetën të fshehura 19 kg e 216 gr kokainë dhe heroinë, sasi e cila ishte bërë gati për t’u trafikuar në Itali.
Sipas hetimeve, Hoti dhe persona të tjerë të familjes disponojnë pasuri të ndryshme si troje, apartamente, anijen e peshkimit “Perena”, bar-kafe dhe dy apartmente.
Lidhur me pasuritë Hoti ka shpjeguar, se në vitin 1992 ka berë në lokal në shumën 1 milion e 800 mijë lekë të vjetra në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Përsa i përket parave, ai ka thënë se i ka siguruar nga shitja dhe blerja e makinave.
Më tej Hoti tregon se aktiviteti kishte të ardhura të mira, ndërkohë vetë ai punonte në Rusi me tregtim bojërash dhe bravash. Nëpërmjet këtyre burimeve ai pretendon se ka siguruar të ardhurat për ndërtimin e hoteli 1 katësh, që më pas është kthyer në 6 katësh. Fillimisht hoteli ka qenë pa leje ndërsa më vonë është legalizuar.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në emisionin “Real Story” ka pranuar se shkak për përhapjen e koronavirusit në vend ësh...
TIRANË– Edhe pse kanë kaluar javë të tëra nga publikimi i lajmit, sërish rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru nga roja i shkollës mbetet në ...
TIRANW-“Air Albania” do të rinisë fluturimet e rregullta që nga 22 qershori. Sipas një njoftimi në Facebook, të kompanisë, destinacioni i parë do të jetë Stambo...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipro është shprehur se përhapja e virusit brenda QSUT ishte e paparashikueshme. Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Pipero th...
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që kanë vizë amerikane dhe janë bllokuar për shkak të mbylljes...
TIRANË– Një punonjës i Gardës së Republikës, i identifikuar me inicialet A.K., 31 vjeç është arresutuar pasi akuzohej për prodhim dhe për shitje të ...
TIRANË- Vdekja e Nehat Kullës i jep fund një historie gati 30-vjeçare të një prej të fortëve më famëkeqë në Shqipëri. Teksa u zbardh edhe vdekja, se...
TIRANË– Një 58-vjeçare, e cila ishte e infektuar me koronavirus, ka humbur jetën pasditen e sotme në spitalin Infektiv. Sipas Ministrisë së Shëndetë...
TIRANË– Edhe pse turizmi detar në Shqipëri është i zhvilluar, vendi ynë ka potencial për zhvillimin e llojeve të tjera të turizmit. Këtu mund të përfshijmë...
“Ai quhet shkurt Gyli, punon në Gardën e Republikës dhe kishim bërë plan që së bashku me dy të tjerë të vidhnim katër kilogramë kokainë në banesën e E.M”-...