Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Edhe pse kanë kaluar javë të tëra nga publikimi i lajmit, sërish rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru nga roja i shkollës mbetet në vëmendjen e publikut. Gazetari Elton Qyno publikoi dje detaje të reja lidhur me rastin, duke treguar se 65-vjeçari Abaz Doku pasi u pushua nga puna nga shkolla “Azem Hajdari” u punësua si roje nate në gjimnazin e Babrrusë. Pas publikimit të lajmit në profilin e tij në rrjetet sociale, profili i gazetarit është mbushur me mesazhe nga mësuesit e shkollës, ku Doku u punësua si roje nate. Mësuesit e kundërshtojnë një fakt të tillë, duke pretenduar se ai s’ka qënë kurrë pjesë e shkollës, ndërsa nxënësit pretendojnë të kundërtën.
Komentuesi 1: Që ky është rast i pështirë nuk diskutohet, por po vazhdon të përsëritet e njëjta fjë nga palo gazetar të painformuar dhe që ju intereson vetëm lajmi pa marrë parasysh sesa dëme mund të bëjnë, personi në fjalë nuk ka qënë kurrë asnjë minutë roje në gjimnazin “Gramoz Palushi” dhe kjo është e verifikueshme.
Komentuesi 2: Sa kohë ka që ka ikur ky nga roje në atë shkollë sepse kur unë ka, qënë nxënëse në atë shkollë ai roje ka qënë. Ka pasur dhe dhomën e tij brenda në shkollë dhe kjo dihej nga mësues dhe drejtorë. Flas për periudhën kur kam qënë unë në shkollë.
Nga ana tjetër, Qyno ka vendosur që të sqarojë deklaratën e tij duke përmendur edhe drejtorin e gjimnazit, Abaz Hoxha. Gazetari hedh hije dyshimi nëse mësuesit apo dhe vetë drejtori kanë pasur dijeni lidhur me “aktivitetin” e rojes së natës, duke marrë parasysh faktin që drejtori i shkollës është marrë gjithashtu si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës.
“Ky është një drejtor kalibri, me listën e gjatë të 5-ve në dëftesën universitare, çka tregon se nuk e ka kapur postin e drejtorit me aftësitë e tij në dije e notave të shkëlqyera, por në bazë të shpejtësisë së tij për të mbledhur vota dhe numëruar vota, për partinë në pushtet ku ai aderon. Mbase edhe nuk e keni pas ditur edhe këtë fakt, siç nuk dinit që gjimnazin j’ua siguronte natën pedofili Abaz Doga dhe që ky person abuzonte seksualisht me vajzën e mitur që ju e kishit nxënëse të gjimnazit, por që s’dinit asnjë dhe nuk raportonit situatën?,”-shkruan ndër të tjera gazetari Qyno.
POSTIMI I PLOTË:
Theniet e mia në një dalje televizive ku fola për abuzimin seksual të 15-vjeçares në Kamëz, paskan shqetësuar së tepërmi drejtorin e gjimnazit “Gramoz Palushi” Abaz Hoxha dhe stafin e mësuesve të këtij gjimnazi në Babru. Një lumë komentesh me kritika në rrjetet sociale dhe në adresën time të “Facebook” kanë mbëritur nga lloj e sorollop njerëz, që thonë se unë paskam denigruar imazhin e gjimnazit “Gramoz Palushi” në Babru dhe kam ofenduar punën e shumë mësuesve të këtij gjimanzi. Në fakt unë në deklaratat e mia nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam përmendur dosjen e prokurorisë së Tiranës që po heton çështjen e abuzimit seksual të katër personave me një vjazë 15-vjeçare. Për më tepër deklarova që janë dhe dy vajza të tjera që janë abuzuar seksualisht me të njëjtin format shantazhi dhe kërcënimi me rastin e 15-vjeçares me inicialet S.Th. Sigurisht që unë si gazetar nuk i shpika nga mendja por i lexova diku ato që deklarova në emission. Punësimi si roje nate i pedofilit Abaz Doga, është kryer pikërisht në këtë gjimnaz, se me letra a pa letra këtë për momentin nuk jam në gjëndje ta them. Por di të them atë çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku evidenton faktin duke u bazuar dhe në dëshminë e vetë Abaz Dogës, se ky i fundit punonte si roje nate, pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”, pikërisht aty ku studjonte në vitin e parë nxënësja 15-vjeçare e abuzuar seksualisht. Tani nëse ka gënjyer Abazi në dëshminë e tij, ka gënjyer dhe prokuroria e gjykata që e kanë shkruar këtë fakt dhe më pas kam gënjyer dhe unë si gazetar që e kam thënë në television. Por unë si gazetar, jam më i prirur të besoj në atë çfarë shkruan gjykata e prokuroria, (sado institucione kontraverse dhe të polemizuara që janë në ditët e sotme), sa sa të besoj një drejtor gjimnazi si Abaz Hoxha dhe mësuesit e tij, që i qëndrojnë rreshtore nga mëngjësi deri në darkë. Pikërisht, ky Abaz Hoxha që më akuzon mua si shpifës e çfarë do gjëje, në fakt nuk dinte se çfarë ndodhte me nxënësit e shkollës së tij. Ose e dinte por nuk tregonte në polici apo qoftë në një institucion tjetër shtetëror. Këta mësues që unë i kam prishur imazhin e gjimnazit me deklaratat e mia, nuk dinin asnjë gjë për skandalin seksual edhe pse në muren afër zonës së Gjimnazit, ishin shkruar parrulla të ndryshme dhe këtë skandal seksual e dinte i gjithë komuniteti, por për çudi mësuesit dhe drejtori Abaz Hoxha, nuk dinte gjë. Po e bëj këtë reagim i sforcuar dhe në kundërshtim me egon time profesionale, pasi kam tjetër zhanër dhe s’dua të merem me polemika me drejtorin dhe mësuesit e gjimnazit. Por për dijeninë e shumë ndjekësve, drejtori Abaz Hoxha, është një drejtor i pandehur nga prokuroria e Tiranës. Por ndryshe nga bilbilosja para stafit të mësuesve dhe çfarë shkruan në “FB”, ky drejtor lebetit kur shkon para gjykatësit dhe prokurorit. Ky është një drejtor kalibri, me listën e gjatë të 5-ve në dëftesën universitare, çka tregon se nuk e ka kapur postin e drejtorit me aftësitë e tij në dije e notave të shkëlqyera, por në bazë të shpejtësisë së tij për të mbledhur vota dhe numëruar vota, për partinë në pushtet ku ai aderon. Këtu në “FB” do i tregoj këtij drejtoruci dokumentin, ku tregohet qartë se pedofili Abaz Doga, ishte i punësuar si roje nate pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”.Nëse ka ndonjë problem me këtë dokument le të shkojë në prokurori dhe ta sqarojë situatën dhe pozicionin. Mandej keni dhe listën e notave të këtij talenti ku dhe provimin e formimit e ka marë (5).Dhe mësues të dashur mos u shqetësoni shumë për imazhin e gjimnazit se tashmë dihet se njeriu që po jua prish imazhin është pikërisht drejtori Abaz Hoxha, që tashmë prej disa ditësh është pezulluar nga detyra dhe ka gjasa edhe të shkarkohet për fare. Mbase edhe nuk e keni pas ditur edhe këtë fakt, siç nuk dinit që gjimnazin j’ua siguronte natën pedofili Abaz Doga dhe që ky person abuzonte seksualisht me vajzën e mitur që ju e kishit nxënëse të gjimnazit, por që s’dinit asnjë dhe nuk raportonit situatën? E rëndësishmë është të dimë se “…Çfarë bëri Turi…?”
Ndërkohë disa ditë më parë, edhe Dosja.al publikoi një lajm, ku burim bënin me dije se pedofili Abaz Doku, pasi u shkarkua nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”, institucion arsimor ky që drejtohet nga Abaz Hoxha. (LEXO KËTU)
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANW-“Air Albania” do të rinisë fluturimet e rregullta që nga 22 qershori. Sipas një njoftimi në Facebook, të kompanisë, destinacioni i parë do të jetë Stambo...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipro është shprehur se përhapja e virusit brenda QSUT ishte e paparashikueshme. Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Pipero th...
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që kanë vizë amerikane dhe janë bllokuar për shkak të mbylljes...
TIRANË– Një punonjës i Gardës së Republikës, i identifikuar me inicialet A.K., 31 vjeç është arresutuar pasi akuzohej për prodhim dhe për shitje të ...
TIRANË- Vdekja e Nehat Kullës i jep fund një historie gati 30-vjeçare të një prej të fortëve më famëkeqë në Shqipëri. Teksa u zbardh edhe vdekja, se...
TIRANË– Një 58-vjeçare, e cila ishte e infektuar me koronavirus, ka humbur jetën pasditen e sotme në spitalin Infektiv. Sipas Ministrisë së Shëndetë...
TIRANË– Edhe pse turizmi detar në Shqipëri është i zhvilluar, vendi ynë ka potencial për zhvillimin e llojeve të tjera të turizmit. Këtu mund të përfshijmë...
“Ai quhet shkurt Gyli, punon në Gardën e Republikës dhe kishim bërë plan që së bashku me dy të tjerë të vidhnim katër kilogramë kokainë në banesën e E.M”-...
TIRANË- Sektori i turizmit shqiptar do të fokusohet këtë vit më shumë tek ai patriotik, pasi shumë pushues të huaj kanë anuluar udhëtimet drejt vendit tonë...
TIRANË– Policia e Shtetit ka nxjerrë në terren të gjithë format për të luftuar mbjelljen e kanabisit. Dosja.al mëson se vetëm dy javë më parë, forca të shu...