"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Lëvizte me miliona, kokainë, e armë Glock, arrestohet në Tiranë Bledi Haka, i shpëtoi vdekjes 8 vite më parë (VD)
17 Tetor 2019, 09:26Nga DOSJA
TIRANË– Bie në prangat e Policisë, 38 vjeçari Bledi Haka. I riu, u arrestua nga reparti “Shigjeta”, në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Hakës, i janë sekuestruar edhe armë zjarri, fishekë, lëndë narkotike dhe karta banke. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë Policia e Shtetit, Haka është vënë në pranga teksa udhëtonte me një mjet tip “Benz”, me një vlerë të konsiderueshme.
Pas një kontrolli rutinor, Hakës iu gjetën disa doza kokaine, një armë e llojit Glock, 2 mln lekë të reja të ndara në prerje 50-she dhe karta banke. Gjithashtu iu sekuestruan edhe disa karta banke, çelësa automjetesh dhe celularë.
Bledi Haka nuk është një person që përmendet për herë të parë në dosjet e Policisë së Shtetit. 38-vjeçari i ka shpëtuar vdekjes tetë vite më parë, teksa pas një sherri për motive banale, Bledi Haka mbeti i plagosur së bashku me tre shokët e tij, Shaqir Shtisi, Ervin Larku dhe Dritan Qello.
Katër të rintjë ishin të ulur bashkë në një lokal në Porcelan dhe më pas kanë pasur një debat me pronarin e lokalit shtetasin me iniciale Sh.Sh, 47 vjeç.
Pas sherrit, 47 vjeçari u ka treguar të afërmve të tij për konfliktin dhe në lokal ka mbërritur nipi i pronarit.
Me armë në dorë, Endrit Daci u fut në lokal dhe qëlloi me armë zjarri drejt katër të rinjve. Ata u plagosën dhe u dërguan në Spitalin Ushtarak dhe aty u kuruan. I lënduar lehtë ka mbetur edhe vetë pronari i lokalit.
Daci u akuzua fillimisht për vrasje të mbetur në tentativë dhe prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të të dyshuarit dhe dënimin e tij me 23 vjet heqje lirie. Pas 11 muajve në gjykim, u rrëzuan të dyja kërkesat e Prokurorisë u ndryshua akuza.
I riu u gjykua për veprën penale “plagosja në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme” në dëm të shtetasve Bledi Haka dhe Dritan Qello dhe armëmbajtja pa leje dhe u dënua me 5 vite burg.
(f.m;f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Publicisti, shkrimtari dhe njëkohësisht gazetari i mirënjohur, Z. Robert Goro, ka folur me bota.al në lidhje me tranzicionin e Shqipërisë, që nga momenti i shem...
BELGJIKË- Është arrestuar në Belgjikë Gjon Menga, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi vrau gruan e tij në Fushëkrujë, në vitin 2013.Meng...
Spanjë- Shkatërrohet banda e shqiptarëve, në Spanjë, të cilët vidhin banesat e futbollistëve të njohur. Sipas medieve spanjolle katër persona, anëtarë të një ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar prej kohësh të rrezikshmin e Selenicës që ra në pranga një ditë më parë, Tesilvan Bashon. Përveç ...
Fier- Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtarin Roland Hysi. Theksojmë se për shkak të gjykimit të shkurtuar atij...
VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, reparti “Shqiponja”, efektivë të Policisë së Vlorës, kanë finalizuar operacionin “Vjeshta”, që është zhvilluar gjatë...
TIRANË– Policia ka dhënë detaje në ldihej me arrestimin e 38-vjeçarit që u kap ditën e sotem në zonën e Liqenit Artificial. Sipas njoftimit zyrtar, ...
GJIROKASTËR– Pronari i gurores në Gjirokastër ku një ditë më parë u pre me sharrë një punëtor 35 vjeç është vënë në pranga. Dosja.al mëson se Qazim ...
TIRANË– Tashmë ju nuk keni nevojë të paguani askund në mënyrë që të plotësoni regjistrimin e nevojshëm për t’u regjistruar në Lotarinë Amerikane. Në ...