Aktualitet

I akuzuan se po vidhnin ndihmat për tërmetin, SHÇBA kallëzon penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Teatrin

Mësohet se ka nisur hetimi për 2 përfaqësuesit e "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit", shtetasen me iniciale M.J. dhe shtetasin E.M.
Featured image of article: I akuzuan se po vidhnin ndihmat për tërmetin, SHÇBA kallëzon penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Teatrin Foto ilustruese

TIRANË– Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) ka kallëzuar penalisht dy përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pasi këta të fundit i akuzuan se vodhën ndihmat, të cilat do shkonin për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Mësohet se ka nisur hetimi për 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen me iniciale M.J. dhe shtetasin E.M.

Në njoftimin zyrtar, ato bëjnë me dije se videoja, e cila u raportua në rrjetet sociale si vjedhje, ka qenë momenti i magazinimit të ndihmave, siç ka sqaruar dhe më herët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë. SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ditën e sotme Aleanca për Mbrotjen e Teatrit sot ka publikuar dy video, në të cilat shkruante se ishin ndihmat e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit po shkarkoheshin tek Minsitria e Brendshme.Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme ka reaguar pas këtij lajmi dhe shprehet se nuk është i vërtetë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment