"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
2 Dhjetor 2019, 09:54Nga DOSJA
Durrës- Dëmet të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë sjellë edhe shumë dëme banesash në qytetin e Durrësit.
Shumë banorë ndodhen ende para bashkisë së Durrës dhe kërkojnë ekspertë për të parë banesat e tyre.
Një prej tyre është shprehur për “Ora News” se ka vetëm 9 muaj që ishte futur në apartamentin e ri për të cilin ka dhënë kursimet e 42 viteve punë. Por ai ka treguar se banesa e tij është e shkatërruar dhe kërkon nga pronari i pallatit që t’i kthejë paratë.
“”Vajta për 42 vjet mësues, kurseva si kurseva, 38 mijë euro bleva shtëpi tek isha fabrika e Bukës. 9 muaj që jam futur aty. Është e shkatërruar. Unë e di që qoftë Shqipëria qoftë qeveria janë në hall. Unë nuk dua gjë tjetër veçse ti marr atij pronarit paratë e mija dhe asgjë tjetër. Do flejë jashtë, veç të më japë paratë e mija dhe të iki. Apartamentet janë shitur si kulla e Parisit”, u shpreh ai.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit. Ai iu bëri thirrje ndërtuesve që të jenë të gatshëm të marrin përsipër të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmetet, në godinat që kanë ndërtuar ata. Ndryshe u shpreh ai do të përballen me pasojat.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Prokuroria e Durrësit dhe e Tiranës kanë nisur hetimet pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se organi i...
Tiranë– Në konferencën me ambasadorin e BE-së, Luigi Sorecën dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën, drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin ...
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një konferencë për mediat krah ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Në fjalën e saj Xha&ccedi...
Durrës- Ditën e sotme në orën 12:00 në Gjykatën e Durrësit do të jepet masa e sigurisë për 25-vjeçaren Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje pan...
TIRANË- Dy tërmete të forta kanë shkundur Shqipërinë pak minuta më parë. Sipas informacioneve nga EMSC bëhet me dije se lëkundja e parë është shënuar në o...
Shqipëri-Raporti “Tregu i drogave 2019”, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA) e përmend Shqipërin...
TIRANË- Në përgjigje të tërmeteve të kaluara në Kaliforni dhe në Japoni komunitetet e prekura i janë drejtuar sfidës së riparimit dhe rindërtimit pas tërme...
Shqipëri- Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pari 51 jetë të humbura. Zyra Qendrore e Menazhimit të Emergjencave ka publikuar shifrat për dëmet dhe jet...
Tiranë- Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntorit, në shenjëstër nga qeveria shqiptare janë vënë edhe ndërtuesit, pasi akuzohen edhe nga banorët ...