"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Turp të të vijë!”/ Rama flet për Manjola Cakonin: Nuk i kam braktisur. Ata që humbën nuk ua kthej dot
10 Shtator 2020, 19:54Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet denoncimit të Partisë Demokratike, se ai kishte telefonuar Manjola Cakonin dhe e kishte ofenduar pasi kjo e fundi kishte deklaruar se nuk kishte përfituar ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në fjalën e tij, Rama premtoi se të gjithë ata që u prekën ngë tërmeti nuk do t’i harronte dhe do t’u siguronte një jetë me kushte të reja, më të mira se ato që kishin para tragjedisë.
“Telefonata e Cakonit? Thjesht jam shumë i keqardhur me hijenopolitikën e PD që nuk lë rast pa u përpjekur të keqpërdorë dhimbjen dhe përpiqet të peshkojë duke manipuluar ndjenja njerëzore. Kush i do faktet. t’i marri e t’i shohë. Nuk i kam braktisur. Ata që humbën nuk ua kthej dot, por i kthej në një jetë të re me kushte,”-u shpreh Rama.
Në videon, ku shfaqet edhe ish-deputetja Grida Duma, Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Sipas saj, Rama e ka përdorur djalin e vogël për propagandë dhe kur ka parë rrëfimin e saj, i ka dhënë nënës së saj në telefon: “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi live në emisionin e gazetarit Çim Peka në SYRI TV pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lër...
TIRANE-Edi Paloka nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se Rama kërkon të joshë sa majtas sa djathtas e se është i dëshpëruar. Nënkryetari i PD-së ka reagur...
FIER– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në qytetin e Fierit aty ku po takohet me gjimnazistët dhe studentët e këtij qyteti.Gjatë bashkëbisedimit të tyre...
DIBER– Është prezantuar struktura Shqiponja në Dibër ditën e sotme. Ky prezantim u bë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili nga Dibra deklaroi se ...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë pasditen e sotme në inagurimin e fushatës “FRESSH Voice” për përfshirjen e të rinjëve n...
Politike10 Shtator 2020, 16:32
TIRANE–Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashk...
Vendimi i qeverisë për të rikthyer kazinotë në kryeqytet, nuk u publikua në faqen zyrtare të kryeministrisë, por ai u botua disa ditë më vonë në Fletoren Zyrtar...