Sociale

“Nuk jetojmë dot me fotot e Ronaldos!”/ Humbi burrin dhe vajzën 15-vjeçare gjatë tërmetit, Manjola Cakoni me djalin: Shteti na harroi! Se falim gjakun, do iu hedhim në gjyq

VIDEO
Në Thumanë dhe Durrës u prodhuan fatkeqësitë më të medha, disa familje u shuan, dhe u goditën shumë fort, duke e bërë të vështirë rikuperimin psikologjik.
Featured image of article: “Nuk jetojmë dot me fotot e Ronaldos!”/ Humbi burrin dhe vajzën 15-vjeçare gjatë tërmetit, Manjola Cakoni me djalin: Shteti na harroi! Se falim gjakun, do iu hedhim në gjyq Manjola dhe Alesio Cakoni

Tërmeti i 26 nëntorit do të kujtohet gjatë nga mijëra familje shqiptare, të cilat humbën shtëpitë, duke përjetuar ende një situatë shumë të vështirë. Mëngjes i 26 nëntorit do mbetet i zi përgjithmonë për familjaret e 51 viktimave, që humbën të dashurit e tyre. Në Thumanë dhe Durrës u prodhuan fatkeqësitë më të medha, disa familje u shuan, dhe u goditën shumë fort, duke e bërë të vështirë rikuperimin psikologjik.

Një nga familjet e goditura rëndë është ajo e Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin e saj dhe vajzën 15 vjecare, ndërsa vetë shpëtoi së bashku me djalin e vogël. Alesio u bë frymëzim në ato ditë të trishta nëntori. Djali i vogël arriti t’i shpëtojë me shumë pak lëndime rënies nga kati i 5-të i pallatit ku jetonte me familjen e tij.

Por si e kujtojne sot mëngjesin e 26 nentorit, Alesio dhe nëna e tij Manjola Cakoni?

Manjola Cakoni pasi u dërgua në spital ishte në gjendje shumë të rëndë, e pavetëdijshme për disa ditë. Asaj nuk i treguan për 3 javë, se kishte humbur bashkëshortin dhe vajzën. Alesio ishte ngushëllim i madh për nënën. Edhe djaloshi ishte ndër ata që i jepte kurajo asaj, duke i thënë që motra dhe babai ishin gjallë.

Manjola tashme jeton me kujtime, ne faqet e murit ka varur fotografite e bashkwshortit dhe vajzes se saj 15-vjecare, Drites.

Familja Cakoni u vendos ne Bathore, ne nje shtepi ku vete kryeministri Edi Rama shkoi per ti vizituar ne fillim. Sipas Manjoles kane qene vete njerëz të stafit të Kryeministrit që e kane marre ne telefon, e duke i premtuar se do te kishte nje pension, por se vec duhet te priste. Por pas disa kohesh i thanë se nuk e perfitonte pensionin, të cilin mund ta merrte po te kishte 3 viktima ne familje.

Manjola tregon gjithashtu se fatura prej 3.5 milion lekesh e sherbimeve funerale, dhe e drekes mortore, e paguar nga te afermit e saj, dhe e marre persiper nga shteti shqiptar, asaj nuk i eshte dhene akoma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alesio merr sot nje bonus prej 150 mije lekesh ne muaj, ose 5 mije leke ne dite, ndersa pensioni i burrit qe humbi jeten eshte 40 mije leke ne muaj. Kjo familje duhet te mbahet me 1 300 leke ne dite.

Djaloshi 11-vjecar, vetem pak dite pas termetit, u dergua ne Itali se bashku me Aurelin, te voglin tjeter qe shpetoi mrekullisht ne Thumane, per te takuar C. Ronaldon dhe Xhanluixhi Buffon. Alesio e kujton atë si nje dite e bukur.

Manjola Cakoni thotë se bashkeshorti dhe vajza, ikën nga kjo jetë prej neglizhences se shtetit, sepse termeti i shtatorit shkaktoi demtime te medha ne pallatin e tyre, por ekspertet nuk dolën në një përfundim, dhe nuk iu thane as te hyjne as të dalin nga shtëpia.

40-vjecarja dhe Alesio paralajmerojne se kete ceshtje do ta ndjekin edhe ne rruge gjyqesore, sepse jane te bindur se kjo histori ka pergjegjes.

Manjola Cakoni ka nje mesazh te drejtperdrejte per Kryeministrin Edi Rama

Tashme e vetmja arsye e Manjoles per te jetuar eshte te rrise djalin i saj Alesio, por ne kushtet e saj eshte shume e veshtire, prandaj ajo kerkon nga shteti shqiptar lidhjen e nje pensioni qe do te bente te mundur te perballonte jeten e tyre, ne nje kohe kur djali eshte 11 vjec dhe nena e pamundur per te punuar, per shkak te problemeve shendetesore qe ka.

Slogani i kryeministrit i perdorur pergjate periudhes se postpermetit, ishte “ti nuk do te jesh kurre vetem”, per te treguar se shteti shqiptar do te ishte prane familjeve qe humben te dashurit e tyre, per ata qe humben shtepite, dhe historia e rrefyer nga familja Cakoni, tregoi se ata sot jane vetem.

Marrë nga BW

Shto Koment