LIVE UPDATES
Politike

Turi Von der Leyen në Ballkan: Premtime të bukura, por s’dha asnjë mesazh të qartë

1 Tetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
Turi Von der Leyen në Ballkan: Premtime të bukura, por s’dha

Gjashtë vende në tri ditë: Me turin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan të gjithë të anëtarësohen në BE, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen përgatiti samitin e BE-së me vendet e Ballkanit. Më 6.10.2021 nën presidencën sllovene samiti zhvillohet në Brdo të Ljubljanës. Mesazhi i BE-së në këtë tur vizitash në të gjitha stacionet ishte i njëjti: merruni vesh me njeri-tjetrin, përpiquni edhe më tej, kini durim. Ursula von der Leyen i siguroi të gjithë presidentët dhe kryeministrat, që takoi se: Ne ju duam juve në BE. Unë angazhohem personalisht për këtë.”

Ju lutem durim

Fjalët inkurajuese janë të nevojshme, sepse procesi i anëtarësimit po shtyhet prej vitesh, ndonëse p.sh. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndërkohë kanë marrë premtimin që në vitin 2019. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhgënjimin e shprehu përmbledhtas në mënyrë figurative: “Ne ndihemi si në një dasmë, ku nusja është zbukuruar, por dasmorët nuk janë ftuar.” Shqipëria ndihet si „peng” i grindjes mes vendit anëtar të BE-së Bullgarisë dhe vendit kandidat Maqedonisë së Veriut. Bullgaria bllokon bisedimet e anëtarësimit, sepse Maqedonia e Veriut rrezikon identitetin bullgar dhe gjuhën. Për këtë grindje shumica e vendeve të BE-së nuk kanë mirëkuptim. Qeveria gjermane në qershor zyrtarisht i kërkoi Bullgarisë, që të tërheqë veton kundër hapjes së negociatave me Shkupin.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, sërish vuri në dukje qendrimin e formuluar qartazi nga Komisioni për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: “Ju i keni përmbushur kushtet dhe e keni bërë punën tuaj”, tha ajo si në Shkup edhe në Tiranë. Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, theksoi atë që e përsërisin prej vitesh shumë politikanë të BE-së, se kemi të bëjmë me besueshmërinë e Unionit Europian. BE më në fund duhet t’u përmbahet premtimeve. Ursula von der Leyen i kaloi me buzëqeshje kritikat gjatë një konference të përbashkët shtypi në një qendër rinore të rinovuar me financimin e BE-së. Një recetë konkrete, se si mund të ndryshojë qendrim Bullgaria, ajo nuk mundi të ofrojë. Në të gjitha stacionet e turit të saj ajo preferoi të theksojë ndihmat financiare, që BE-ja ka vënë në dispozicion për Ballkanin për ripërtëritjen pas pandemisë së koronavirusit. Krahas ndihmave afatshkurtra për fushatat e vaksinimit në vitet e ardhshme do të lëvrohen gati 30 miliardë Euro për investime strategjike në rajon.

Zgjidhet grindja për targat në Kosovë

Vizitat e von der Leyen në Serbi dhe Kosovë u zhvilluan nën hijen e shkallëzimit të konfliktit ditët e fundit mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e targave. Por gjatë kohës që presidentja e Komisionit ndodhej në Prishitnë dhe në Nish, delegacionet e të dyja palëve zhvillonin bisedime në Bruksel, ku arritën të gjejnë një zgjidhje.Të enjten (30.09) erdhi lajmi nga Brukseli se është arritur një marrëveshje për çështjen e targave. Të paktën përkohësisht, sepse bisedimet duhet të vazhdojnë. “Eshtë me rëndësi jetike që Serbia dhe Kosova të normalizojnë raportet. Jam shumë e shqetësuar për shkak të konfliktit aktual. Eshtë e nevojshme që patjetër situata të çtensionohet”, i tha von der Leyen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata parimisht e miratuan këtë, por nuk lanë të kuptohet, nëse dhe kur do të bëjnë lëshime. Problemi thelbësor nuk është zgjidhur: mosnjohja e Kosovës si shtet nga Serbia, por edhe nga pesë vende anëtare të BE-së. Një zgjidhje për këtë problem ende nuk ka.

E pyetur nga reporterët në konferencë shtypi në Prishtinë presidentja e Komisionit të BE-së tha, se duhet ndjekur edhe më tej si „ëndërr” anëtarësimi i Kosovës në BE. „Eshtë e arsyeshme, e nevojshme dhe bukur të kesh ëndrra”, u shpreh me zbukurime Ursula von der Leyen. Në samitin e Brdos javën e ardhëshme duhet të bëhen përpjekjet për të krijuar një bazë të besimit dhe miqësisë. “Ballkani është në anën tonë. Kjo është një ëndërr, për të cilën ia vlen të punosh”, tha von der Leyen me fjalë të bukura por pa përmendur hapat konrektë.

Më shumë bashkëpunim

Në Serbi ajo vlerësoi përparimet e bëra. Bashkë me presidentin Aleksandar Vuçiq ajo nënshkroi një marrëveshje të re për zgjerimin e lidhjeve hekurudhore në rajon, linja që një ditë do të çojnë nga Selaniku në Salcburg. BE-ja financon një pjesë të mirë të ndërtimit të hekurudhave me dy drejtime si dhe të elektrifikimit të këtyre linjave. Vuçiq shprehu mirënjohje për këtë mbështetje. Von der Leyen theksonte vazhdimisht, se Serbia duhet të jetë në BE. Vuçiq shprehimisht e mbështet ndërtimin e së ashtuquajturës „autostrada e paqes” mes Nishit dhe Prishtinës. Ai tha se është i nevojshëm çtensionimi në konfliktin me Kosovën. Presidentja e Komisionit e ritheksoi apelin e saj në adresë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që të bashkëpunojnë më shumë mes tyre e madje përpara se të hyjnë në BE apo të nisin bisedimet e anëtarësimit. Bashkëpunimi ekonomik, heqja e doganave dhe heqja e vizave janë të mundshme. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkuar në nismën „Open Balkan” – ku duhej të përfshihen edhe tre vendet e tjera Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Probleme brenda BE-së

Presidentja e Komisionit të BE-së nuk përmendi – të paktën jo në publik – rezervat që ka jo vetëm Bullgaria, por edhe shtete të tjera të BE-së kundër hapjes së negociatave të antarësimit. Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë kritike ndaj kandidaturës së Shqipërisë. Parlamenti i Holandës i ka shmangur pengesat, por qeveria në detyrë në Hagë ende ngurron.

Disa vende anëtare, ndër to edhe Gjermania, në bisedime të brendshme kanë vënë në pikëpyetje lëvizjen pa viza nga vendet e Ballkanit për në BE. Kjo sepse shumë azilkërkues nga këto vende aplikojnë për qendrim në Euorpën Perëndimore. Vendet e origjinës nuk janë të gatshëm t’i pranojnë azilkërkuesit e refuzuar. Gjermania i ka kërkuar Komisionit të BE-së, që të mendojë për një klauzolë, që do të mundësonte shfuqizimin përkohësisht të qarkullimit pa viza. Lidhur me të tilla dokumente të brendshme informon platforma e internetit në Bruksel “EU Observer”. Edhe për këto çështje do të diskutohet në samitin e Brdos të mërkurën (6.10).

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike turi i von der leyen ne ballkan ursula von der layen turi i von der leyen ne ballkan ursula von der layen

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez