LIVE UPDATES
Bota

Shtirej si kirurg plastik, serbi përfundon në gjyq pas disa operacioneve që bëri

22 Nëntor 2021, 16:38 Nga DOSJA
Shtirej si kirurg plastik, serbi përfundon në gjyq pas disa

SERBI- 23 vjeçari Sava Knezheviç nga Beogradi ka kryer dhjetra operacione. Pesë vjet ai ka bërë sikur ishte mjek dhe ka trajtuar shumë gra, megjithëse nuk është mjek. Tani ka përfunduar në gjyq i akuzuar për mashtrim.

Zmadhim buzësh, gjoksi, thithje dhjami, hekurosje lëkure: kërkesat për ndërhyrje plastike janë të mëdha. Dhe herë pas here shfaqen sharlatanë, që bëjnë sikur janë mjekë dhe u premtojnë pacientëve mrekullira. Edhe kjo ndodh në Ballkan.

Në një klinikë elegante në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, 23 vjeçari Sava Knezheviç është hequr si kirurg operacionesh plastike me përvojë ndërkombëtare në kryerjen e operacioneve plastike. „Personeli i specializuar” që buzëqesh, 26 diplomat që varen në muret e klinikës dhe mobilimi modern, zgjojnë besimin tek pacientët.

Knezheviq u hoq sikur ishte specialist 32 vjeçar, me përvojë në kirurgjinë plastike dhe mjekësinë regjenerative, por edhe si shkencëtar dhe docent i njohur në botë. “Unë jam drejtor për çështjet mjekësore në zinxhirin e klinikave „‘La Clinique de Paris, klinika që merren me rinimin, Anti-Aging, dhe pedagog e docent ndërkombëtar”, i shkruante Knezheviçi një pacienteje e cila e ka bërë emailin publik.

Mjeku gjoja thotë se ka punuar me sukses jo vetëm në Beograd, por edhe në Dubai, Zyrih, Tiranë. Në një fushatë reklamash për klientet në Shqipëri, Knezheviq thotë: “Ne jemi të parët në Shqipëri, që bëjnë trajtim të qelizave staminale dhe në mjekësinë regjenerative. Unë flas për trajtime hormonesh, qeliza staminale, mjekësi estetike, mjekësi ushqimi dhe mjekësi për zgjatjen e jetës.”

Kirirgu që në fakt është fizioterapist

I ashtuquajturi “Dr.” Knezheviq do kishte vazhduar punën e tij, sikur të mos kishin hapur gojën viktimat. Një grua që do të mbetet anonime, i tha Deutsche Welle-s në një intervistë, se ajo ka zmadhuar tek Knezheviqi buzët dhe gjoksin, dhe ka bërë tërheqje të lëkurës së fytyrës. “Goja ime është tani me defekt. Unë nis të them diçka dhe goja bën tjetër gjë. Unë nuk i ndiej më buzët,” tregon ish pacientja.

Sikur të mos mjaftonte kjo, gruaja ka qenë madje në rrezik për jetën, pasi „mjeku” i injektoi tek gjoksi dhjamin e barkut. Direkt pas ndërhyrjes ajo shkoi në spital: „Gjendrat e adrenaliës rrezikonin të bllokoheshin, mua mu helmua gjaku dhe gati vdiqa. Pesë ditë me radhë luftuan mjekët për jetën time,” tregon ajo.

Tani mjeku mashtrues duhet të përgjigjet para gjykatës për ngjarje të tilla. Cili është profesioni i tij i vërtetë? Masazhier! Duket se mashtrimin e bën e gjithë familja e tij: E ëma, shitëse lulesh, punonte në klinikën e të birit si infermiere. Kur u zbulua mashtrimi, Kezheviqi tha se mediat gënjejnë. Por menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ai e mbylli klinikën.

Ikja, arrestimi dhe procesi gjyqësor

Doktori që nuk është doktor u largua së bashku me të ëmën dhe u fsheh tek farefisi në një fshat të vogël të Serbisë. Pas një muaji policia i gjeti dhe i arrestoi. Në shtëpinë e farefisit, u gjetën dëshmi të panumërta për mashtrimet shumëvjeçare dhe qindra dokumente të klinikës.

Procesi gjyqësor kundër pseudo mjekut dhe „infermieres” së tij fillon më 26 nëntor 2021. Prokuroria kërkon dënimin me tetë vjet e gjysmë heqje lirie dhe gjobë prej 800.000 dinarësh (rreth 7000 Euro) për Knezheviqin si dhe një vit arrest shtëpie për të ëmën.

Reporterët e DW u përpoqën të vendosnin kontakt me Knezheviqin gjatë kohës që ndodhej tek farefisi, por pa sukses. Vetëm nga shtëpitë e komshinjve dolën njerëz që thonin: „Lërini njerëzit të qetë, ata janë të pafajshëm!”, “kthehuni në Gjermani dhe xhironi atje!”. Banorët e fshatit janë të bindur se mediat gënjejnë dhe sajojnë histori të pavërteta.

Rast precedent

Gjykimi i Knezheviqit është kthyer në rast precedent në Serbi. Të paktën tetë mjekë të tjerë janë zbuluar të jenë mashtrues. Ata të gjithë kanë bërë fushata agresive në rrjetet sociale për të fituar sa më shumë pacientë, por asnjë prej tyre nuk ka pasur leje pune nga Dhoma e Mjekëve ose ndonjë leje pune si mjek.

Kirurgu serb Predrag Matejin, thotë se fenomeni nuk është i papritur. Ai thotë se firmat i shesin produkte si Hyaluronacid dhe Botox, klientëve që nuk janë aspak kritikë dhe nuk kontrollojnë nëse shitësi ka diplomë apo licencë për shitjet që bën. Kështu mashtruesit e kanë të lehtë të bëjnë biznesin e tyre.

Institucionet e shëndetësisë e kanë të vështirë të zbulojnë mashtruesit, sidomos kur regjistrimi nuk bëhet në mënyrë korrekte. Është paradoksale që sallonet e bukurisë nuk kontrollohen, megjithëse ndërhyrjet estetike janë shtuar,” thotë Matejin, mjek për ndërhyrjet plastike dhe kirurgjinë estetike.

Në këtë mënyrë vendimin, kujt t’ia besojnë trupin e tyre, klientët e marrin vetë. Përveç kësaj, mashtruesit shfrytëzojnë refuzimin që mjekët e tjerë i bëjnë ndërhyrjeve të panevojshme: “Para pak kohësh kisha një paciente, që ishte e re për të bërë ndërhyrjen që kërkonte. Unë nuk pranova të ndërhyja. Dhe ajo tha: „Mirë, nëse nuk e bëni ju, do gjej dikë tjetër që ta bëjë.”

Alternativa ka gjithnjë, sepse mashtruesit nuk druhen nga asgjë, edhe nëse venë në rrezik shëndetin dhe jetën e të tjerëve.

DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni sava knezheviç sava knezheviç

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën