LIVE UPDATES
Aktualitet

Trualli i TK i kalon bashkisë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Pandemia po përdoret për të grabitur prona

8 Maj 2020, 20:49 Nga DOSJA
Trualli i TK i kalon bashkisë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas vendimit të qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës. Në një reagim, AMT shkruan se pandemeia po përdoret nga Rama dhe Veliaj për të vjedhur pronat e shqiptarëve. Sipas aleancës, kjo lëvizje vjen pasi, Erion Veliaj, që e quajnë Qeni i Sulmit, u detyrua të deklaronte publikisht dështimin e procedurës në zbatim të ligjit special, të ashtuquajtur “Fusha shpk”.

Me këtë VKM, diktatori Edvin “i lan duart” me Teatrin Kombëtar dhe ia le stafetën Qenit të tij të Sulmit. Ironikisht, ky Vendim miratohet, botohet dhe hyn në fuqi brenda ditës së sotme, pikërisht sot, kur Qeni i Sulmit pati paturpësinë ekstreme të kryejë aktin nekrofil të shfrytëzimit për propagandë të varrimit të artistit disident Maks Velo, mbrojtës i Teatrit Kombëtar dhe kundërshtar i flaktë i betonizimit të Tiranës”, shtohet më tej.

REAGIMI I PLOTË

Siç e kemi denoncuar edhe herë të tjera, alibia e epidemisë Covid-19, po përdoret, nga diktatori Edvin dhe Qeni i tij i Sulmit, për vjedhur para e prona të shqiptarëve, me një neps të papërmbajtur. Ndërkohë që Qeveria Turke, prej 4 muajsh, pret lejen e Qeverisë Shqiptare për të ndërtuar falas 500 banesa për familjet e mbetura pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo e fundit gjen kohë të miratojë VKM Nr. 377, datë 8.5.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”. Kjo lëvizje vjen pasi Qeni i Sulmit u detyruar të deklaronte publikisht dështimin e procedurës në zbatim të ligjit special, të ashtuquajtur “Fusha shpk”. Siç e paralajmëruam edhe atëherë, tërheqja nga ligji special nuk ishte tërheqje përfundimtare nga krimi. Vesi del me shpirtin dhe, mesa duket, Qeni i Sulmit e urren Teatrin më fort se i zoti. Me këtë VKM, diktatori Edvin “i lan duart” me Teatrin Kombëtar dhe ia le stafetën Qenit të tij të Sulmit. Ironikisht, ky Vendim miratohet, botohet dhe hyn në fuqi brenda ditës së sotme, pikërisht sot, kur Qeni i Sulmit pati paturpësinë ekstreme të kryejë aktin nekrofil të shfrytëzimit për propagandë të varrimit të artistit disident Maks Velo, mbrojtës i Teatrit Kombëtar dhe kundërshtar i flaktë i betonizimit të Tiranës.

Me këtë rast, AMT i bën të ditur Qenit të Sulmit se një gjë që nuk e bëri dot i zoti, nuk e bën dot Qeni i tij. AMT dhe të gjithë grupimet e tjera qytetare, të mbështetur nga PD, LSI dhe Presidenti, pavarësisht diferencave në pikëpamje, për çështje të ndryshme, janë dhe do të jenë kurdoherë të bashkuar në kauzën e madhe, qytetare, demokratike dhe atdhetare, të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Mbështetja e Europa Nostra dhe Komisionit Europian, i ka siguruar kësaj kauze mbështetjen e duhur ndërkombëtare, politike dhe financiare, që do të mundësojnë restaurimin e plotë të Teatrit Kombëtar. Qysh më 6 mars 2018, kur nisi kjo betejë, e kemi ditur se restaurimi i Teatrit Kombëtar nuk do të ndodhë sa kohë është në pushtet diktatori Edvin. Me këtë VKM, kjo datë mund të shtyhet edhe me tre vjet të tjerë, sa kohë është në krye të Bashkisë Tiranë Qeni i tij i Sulmit. Por ne nuk kemi asnjë dyshim se Teatri Kombëtar do të restaurohet një ditë dhe do të hapë dyert për publikun dhe atë ditë, Qeni i Sulmit do ta ketë të ndaluar të hyjë në sallë, si persona non grata në atë tempull. Gjithësesi, me deklarimin e saktë të sipërfaqes së truallit të Teatrit Kombëtar, që është 5.522,7 m2 dhe jo 1.100 sa deklaronte Qeni i Sulmit, gjatë pseudodëgjesave të qershorit 2018, Qeveria na ka bërë një nder. 65 artistët që nënshkruan për shembjen e Teatrit Kombëtar, me në krye Robert Ndrenikën, tani duhet t’i kërkojnë publikisht falje qytetarëve dhe kolegëve që firmosën për mbrojtjen dhe ta shpallin Qenin e Sulmit mashtrues.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot ka marrë sot vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise aleanca per mbrojtjen e teatrit teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit