"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Tritan Shehu kallëzon penalisht 7 kryebashkiakët e Qarkut të Gjirokastrës: Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot
16 Prill 2021, 08:51Nga DOSJA
TIRANË– Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër, Tritan Shehu, ka depozituar në organin e akuzës kallëzim penal në ngarkim të shtatë kryetarëve të bashkive të Qarkut.
Dhe pse nuk i ka bërë publike me emra, Shehu bën të ditur se ata kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afat që përcakton ligji. “Vec kësaj edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, deklaron Shehu.
Pjesë e dosjes që Shehu dorëzoi, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike, të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet.
“Pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale.Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen”, thekson ai.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku ka kallëzuar në Prokurori Erion Veliajn, pasi pretendon se në disa rrugë t...
TIRANË– Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe. N...
TIRANË– Truproja i Lulzim Bashës ka debatuar me një qytetar, gjatë vizitës së kryedemokratit në Kombinat. Në videon e mëposhtme shihet se në momentin që zb...
ELBASAN– Një denoncim është bërë publik në faqen e ‘Joq’ në Instagram. Një shqiptar i cili është kthyer nga Gjermania shkruan se në Elbasan po bëhet nami me ble...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar një shkrim të Monitor.al në lidhje me fondet që ka ndarë qeveria për Bujqësinë. Në një status në Facebook, ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve. Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha t...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ftoi mbrëmjen e djeshme në një debat Kryeministrin Edi Rama. Ftesën ia ka bërë nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan teksa...