Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve. Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha tha fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite.
Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka konsideruar si një garanci shtesë e zotimeve të qeverisë së ardhshme për të shëruar, për ta rritur dhe transformuar fasonerinë në një sektor të fuqishëm zhvillimi me investime kapitale.
FJALA E BASHËS:
Së pari ju uroj mirëseardhjen në selinë e Partisë Demokratike! Nuk është hera e parë që takohemi këtu, as brenda dhe as jashtë lenteve të medias. Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi qenë së bashku që në ditët e para të kësaj qeverisjeje, për të parë se si masat e mara, vendimet e mara ju afektojnë ju, fasonerinë shqiptare. Punësuesen e qindra, mijëra shqiptarëve. Punësuesen e qindra, mijëra familjarëve, shumica dërrmuese prej të cilave gra, nëna bashkëshorte. Pra, një nga sektorët më të rëndësishëm kur vjen fjala tek punësimi, por po kështu një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket imputit ekonomik dhe eksportit. Gjatë këtyre 30 viteve, sektori juaj ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara. Cilësia e prodhimit është rritur, numri i punonjësve është rritur dhe ju keni arritur të krijoni faktikisht në shumë rase dhe brendin tuaj. Për shumëkënd mund te jetë habi fakti që në Shqipëri prodhohen disa prej mallrave më cilësore, të cilat tregtohen në tregun europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në tregjet e vendeve të tjera të zhvilluara. Por këto 8 vite për fat të keq na kanë bashkuar kryesisht për problemet e njëpasnjëshme, të cilat i janë shkaktuar fasonerisë shqiptare dhe pastaj janë përcjell edhe tek qytetarët, tek punonjësit tuaj dhe tek familjet e tyre. Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%. Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju. Padiskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike të kursit të këmbimit, të cilat zënë një vend të veçantë në raport me industrinë tuaj, duke qenë që është një industri e cila varet nga eksporti. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemisë, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj të furnizimit. Ju e dini fare mirë që ne kemi ngritur zërin për të gjitha këto probleme dhe kemi paraqitur vazhdimisht iniciativa ligjore dhe kemi kërkuar nga kjo qeveri në 8 vite ta konsideroj këtë sektor, një sektor me prioritet strategjik si për nga numri i të punësuarve dhe fakti që shumica e të punësuarve janë gra është gjysma e shoqërisë që mban dyfishin e peshës por merr dyfishin e ndihmës që duhet të marrë. Qoftë nisur nga fakti që është një nga të paktat fusha të ekonomisë tonë tregtarët sepse janë produkte për eksport. Ne e dimë nga bashkëpunimi me ju, nga dialogu me ju – unë kam qenë në sipërmarrjet tuaja, kam qenë në dhjetëra, e ndoshta në qindra në sipërmarrjet tuaja anembanë Shqipërisë – i di fare mirë se si këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër. U zgjata pak ndoshta tek e kaluara por tani do të flasim për të nesërmen. Këtu jemi mbledhur për të nesërmen. Këtu jemi mbledhur për të formalizuar marrëveshjen me shoqatën kombëtare, tashmë të bashkuar, të fasonerisë dhe Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim me qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit dhe për të marrë angazhimet e planit tonë ekonomik që kanë të bëjnë me të gjithë sipërmarrjen dhe për t’i kthyer ato në angazhime konkrete, në një kontratë të nënshkruar nga të dyja palët. Si një garanci shtesë por edhe si një tregues se këtu vijmë pas një pune disa vjeçare, pasi i kemi bërë diagnozën e vërtet të problemit, kemi parë potencialin për ta shëruar jo vetëm kaq por për ta rritur dhe transformuar fasonerinë në një sektor të fuqishëm zhvillimi me investime kapitale të cilat do të bëjnë të mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja të prodhimit të cilat do të bëjnë të mundur që ju të jeni të pa konkurueshëm në rajon. Të cilat do të bëjnë të mundur të krijoni brendin tuaj dhe ciklin e mbyllur me të cilin ne të krenohemi në Europë. Të cilat të bëjnë të mundur mos të quheni më fason por ato që jeni prodhues, manifakturë. Manifaktura shqiptare. Njësoj si qëllimi politik është t’i japim fund tranzicionit, për ju fundi i tranzicionit është që të mos flasim më për fasonerinë shqiptare por për manifakturën shqiptare. Deri më sot ja keni dal jo vetëm pa ndihmën e qeverisë por me qeverinë kundër. Ndryshimi në 25 prill është që do të keni një qeveri me të cilin ndajmë të njëjtin interes, sigurisht nga pozita të ndryshme. Interesi juaj është të rimëkëmbeni nga këto 8 vite dështime, premtime të pambajtura nga rritja e çmimit të energjisë, rritja e çmimit të karburanteve, rritja e taksave, rritja e abuzimit, e arrogancës qeveritare në mënyrë që jo vetëm mos të falimentoni e të mbyllni dyert siç fatkeqësisht ka ndodhur me dhjetëra prej kolegëve tuaj dhe kjo ka sjellë dërgimin në shtëpi të qindra nënave, grave, kryefamiljarëve por, pra jo vetë të rimëkëmbeni por të zgjeroheni, të dyfishohen si kontribut për ekonominë kombëtare duke bërë të mundur kthimin në një manifakturë dinjitoze rritjen e eksportit, brandimin e eksportit “Made in Albania”. Pa diskutim siç jua kam thënë haptas, në çdo mbledhje të shoqatave, tani jeni mbledhur në një shoqatë dhe mirë që jeni bashkuar në një. Siç jua kam thënë haptas edhe kur kam zhvilluar takime me ju, interesi i qeverisë është edhe rritja e numrit të të punësuarve, por shtimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave. Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro. Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike, për të rritur konsumin nuk mund të avancojmë është një nga elementët bazë të konvergjencës për të shkuar drejt Bashkimit Evropian ndërkohë që vetë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të na japi mundësinë t’ju ndihmojmë edhe ju me skema grantesh, me lehtësime për eksportet tuaja pra janë dy procese që ecin ngushtësisht dhe të ndërthurur me njëri tjetrin por rritja e pagave unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të bëhet thjesht me një VKM. Dhe ju e dini fare mirë se rritja e pagave me VKM e janarit nuk është gjë tjetër veç se një kopje e keqe e një pjese të programit tonë që qeveria e tetë viteve të dështimeve as nuk e kupton. Sepse nuk mund të rriten pagat me urdhër, pagat i rrit ekonomia që rritet. Nuk mund t’i kërkosh biznesit ti rrisësh taksat, t’ja çosh nga 10 në 15, ti rrisësh karburantin më të shtrenjtin në botë bashkë më Suedinë dhe me Singaporin, ti rrisësh çmimin e energjisë dhe pastaj mos t’i kthesh asnjë cent mbrapsht. As investime, shumë prej jush janë tek autostrada, as kanalizimet e ujërave të zeza nuk i kanë bërë, as si shërbime dhe në kohë pandemi mos të kujtohesh fare për ta. Kontribuoni sipas bisedave të mëparshme që kemi bërë me ju prej 30 vitesh afro 30 milionë euro në muaj me taksa në buxhetin e shtetit dhe njëherë që ju desh ta mbyllnit apo ta zvogëlonit aktivitetin ekonomik për shkak të pandemisë nuk u kujtua shteti për ju. Kjo merr fund, kjo ndryshon me datë 25. Ndryshimi kryesor do të jetë pikërisht ky. Nga një cikël negativiteti ku shteti ju rriti taksat, ju rriti çmimet, ju goditi, ju detyroj të zvogëlonit aktivitetin dhe kjo solli mbylljen e vendeve të punës, largimin e të punësuarve dhe nganjëherë mbylljen e bizneseve tuaja, do të kalojmë në një cikël ndryshimi pozitiv. Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo thjeshtë tu rimëkëmbim, jo thjeshtë tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shumë prej jush po paguajnë nga xhepi punëtorët për mos i larguar ato, qoftë si një gjest xheneroziteti që në fakt nuk ju takon ju, por i takon qeverisë ta bëj me taksat që ju merr ju, qoftë edhe për faktin se ata janë trajnuar gjatë kësaj kohe dhe trajnimi në vetvete është një proces që ju ka kushtuar mund, djersë, para, por ne do të bëjmë të mundur përmes këtyre masave, që ju me shtetin në krahë të fuqizoni sipërmarrjen, të rrisni numrin e të punësuarve dhe në këtë mënyrë së bashku të arrijmë edhe interesin tonë madhorë që është paga minimale prej 360 mijë lekë në muaj, e cila pastaj do të ketë një pagesë të sigurimeve shoqërore prej 18%. Kursimet që do të vijnë nga këto, garancitë që do të sjellin edhe përmes fondeve të garancisë edhe përmes mbështetjes së eksportit, vëmendja që do t’ju kushtojmë, investimet që do të paguhen me taksat tuaja për të ndihmuar infrastrukturën dhe logjistikën tuaj, do të sjellin në radhë të parë rritjen e fitimeve, të përfitimeve të industrisë dhe pastaj ndarjen e tyre në mënyrë që ky trekëndësh të funksionojë siç duhet, ju të punoni të çliruar nga ankthi, nga makthi i përditshëm dhe nga barra shtesë e taksave dhe çmimeve të rritura, ne t’ju ndihmojmë në të gjitha aspektet, ju të përfitoni, punonjësit tuaj. Bëhet fjalë pra për një angazhim që mund të sjellë dyfishimin e kontributit tuaj në ekonomi, mund të sjellë pa frikë edhe e mundësive për punësim në sektorin tuaj. Ju konsiderojmë një prioritet strategjikë të ekonomisë tonë, ndryshimi është plotësisht i mundshëm. Unë e di që njësoj si sipërmarrësit e tjerë ju mezi po e prisni ndryshimin, ndaj duke nënshkruar këtë marrëveshje, duke marrë përsipër të zezë mbi të bardhë angazhimet specifike për sektorin tuaj, në shtesë të angazhimeve që po marrim për sipërmarrjen në tërësi po lidhim bashkë një partneritet transparent për ti shërbyer të njëjtit qëllim nga pozita të ndryshme, punësimit, rritjes së pagave, rritjes së mirëqenies për Shqipërinë e një cikli të ri ekonomik, një zgjimi të ri ekonomik kombëtarë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi të bërë në ‘instastory’ ka ndarë një tjetër dështim të qeverisë Rama. Basha shkr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta paralajmëroi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se gjëra akoma më të rënda do të dëgjohen në ditët në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ftoi mbrëmjen e djeshme në një debat Kryeministrin Edi Rama. Ftesën ia ka bërë nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan teksa...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Ai u prit nga gazetarët e emisionit, të cilët me sh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar mbrëmjen e djeshme një takim që ka pasur me ish-Kryeministrin Fatos Nano në vitin 2002. Në atë kohë, Meta nuk prano...
TIRANË– Kompania “Smith Research & Consulting” ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri rezultatet e të cilit u publikuan në ‘Klan Kosova’. N...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u pyet për strategjinë që ndoqi në përballjen me pandeminë që në valën e...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta premtoi një emision zjarr në daljen e tij të radhës publike në një intervistë për “Opinion”. Meta i kërkoi m...
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar ftesën që kryetari i PS Edi Rama i ka bërë kreut të PD Basha, për të patur një bashkëpunim pas zgjedhjev...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke shpërndarë fleta votimi, teksa në maki...