Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kriza botërore dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, ka shtuar nevojën për bashkimin energjetik Kosovë-Shqipëri për të arritur një treg funksional dhe likuid.
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencën për prezantimin e punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë”.
Dardan Abazi, drejtor i Programit dhe hulumtues i lartë në INDEP, tha se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në treg.
Sipas tij, kjo do të ketë ndikim edhe në çmimet e energjisë, por do të nxisë edhe eficiencën e energjisë.
“Bashkimin kombëtar nuk e shohim si term patriotik po si një vlerë për integrim në BE, vlerë kjo e unionit. Ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të përbashkëta. Bashkimi kombëtar është një hap i rëndësishëm për të realizuar tanzicionin energjetik. I bëjmë thirrje që të shpallet një datë për bashkimin energjetik, ndoshta edhe të caktohet një mbledhë e të dy qeverive”.
Liron Gjocaj, asistent hulumtues në INDEP, tha se ka realizuar intervista me shumë persona kompetentë që kanë ndikim në këtë fushë.
“Bashkimi nuk është dëshirë, por është nevojë për integrimi e burimeve efiçente dhe rritjen e sigurisë energjetike. Jemi të bindur që kjo do të paraqiste fazore në siguri kthimi nga energjia e gjelbër dhe është hap i domosdoshëm.Bashkimi mund të ketë kosto operative më të ulëta dhe nuk pengon proceset e tjera energjetike në rajon. Është e vështirë se proceset e tilla nuk kryhen brenda muajsh, por me punë nga të dyja palët mund të arrihet”.
Ai thotë se duhet të arrihet strategji e përbashkët ndërmjet të dy vendeve.
“Ne rekomandojmë që duhet të arrihet strategji e përbashkët ndërmjet të dy vendeve, duhet të ndiqet tregjet e tjera p.sh ai nordik , të trajnohet stafi dhe të ketë bashkëpunim më të madh se tash”.
Javën e kaluar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës (OST dhe KOSTT) kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.
Marrëveshja përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike.
Bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në tregjet e energjisë elektrike si dhe në ruajtjen dhe zgjerimin e një tregu me çmime të drejta.
Marrë nga Monitor
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Bashkia e Tiranës ka arkëtuar në vitin 2020 përmes Tirana Parking 403 milionë lekë në total nga parkimet në territorin e saj.Kjo shumë ishte 15 për qind më e ul...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”.Ky projektligj është një nga hapat më të rëndësishëm të hedhur deri...
Partneritetet Publike Private (PPP) apo koncesionet kanë vijuar edhe në vitin 2020 të shoqërohen me problematika sa i takon marrëdhënies së pagesave apo monitor...
Rreth 2 muaj para përfundimi të afatit të aktit normativ për mosvendosjen e gjobave të fiskalizimit numri i subjekteve të fiskalizuara vijon të jetë i ulët.Sipa...
Qeveria shqiptare ka në plan të rrisë më tutje akcizat e karburanteve përmes një skeme të re që synon të “indeksojë” inflacionin në këto akciza, të cilat prej v...
Të moshuarit janë më të interesuarit për tu vaksinuar me dozën e tretë ndaj Covid pasi janë të shumta telefonatat drejt mjekut të familjes ndërkohë që deri në o...
Ndryshimet fiskale të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me paketën fiskale 2022 janë kundërshtuar nga shoqatat prodhuese dhe të biznesit.Heqja ...
Numri i debitorëve dhe shuma e detyrimeve të papaguara ndaj sigurimeve shoqërore po rritet ndjeshëm nga vitit në vit, megjithë masat shtrënguese në legjislacion...
Bizneset kanë shfrytëzuar skemën e dytë të garancisë sovrane deri në afatet e fundit të parashikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE).Megjithëse af...
Qeveria ka deklaruar se në vitin 2020 pati një borxh publik prej 77.9 për qind duke qëndruar brenda kornizës që parashikonte vetë por për Kontrollin e Lartë të ...