LIVE UPDATES
Ekonomi

Prodhuesit kundërshtojnë paketën fiskale! Ndryshimet godasin rëndë prodhimin vendas

2 Nëntor 2021, 06:08 Nga DOSJA
Prodhuesit kundërshtojnë paketën fiskale! Ndryshimet godasin

Ndryshimet fiskale të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me paketën fiskale 2022 janë kundërshtuar nga shoqatat prodhuese dhe të biznesit.

Heqja e TVSH-së të rimbursueshme për blerjet nga 6% që është aktualisht, vendosja e akcizës 6 lekë/litri për gazin për qëllime biznesi, heqja e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse për industrinë, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë (farmaceutika, tullat, çimeto, birra dhe nafta bruto), si dhe përjashtimi nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht janë kundërshtuar nga shoqatat e biznesit në takimin konsultativ për Paketën Fiskale me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Presidenti i Qendrës të Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi tha për Monitor se këto ndryshime fiskale të propozuara godasin në terësi agroindustrinë bujqësore dhe ushqimore. Zusi pohon se rritja e taksave do të shtojë kostot e prodhimit vendas, do të rrisë produktet e importit dhe çmimet e produkteve ushqimore. “Ndryshimet e propozuara nëse miratohen godasin rëndë gjithë agroindustrinë, përfshirë edhe atë ushqimore. Kostot për prodhimin vendas do të shtohen, nuk do të jenë të konkurrueshme. Rritja e taksave do të ndikojë edhe të rënia e eksporteve. Të gjitha ndryshimet godasin prodhimin vendas. Heqja e TVSH-së të rimbursueshme 6% rrit koston e prodhimit vendas. Në draft thuhet se skema do të zëvendësohet me skema subvencioni, por deri tani nuk është prezantuar asnjë skemë. Ndryshimet në projektligjin për akcizën do të shtrenjtojnë akoma më shumë gazin që përdorin prodhuesit. Përjashtimi nga TVSH-ja për importin e makinerive për investimet automatikisht rrit koston e blerjes të tyre”, nënvizon Zusi.

Nëse ndryshimet fiskale të propozuara do të miratohen, kreu i Qendrës të Eksporteve Shqiptare paralajmëron se nga 1 janari 2022 do të ndikojë të rritja e çmimeve. “Miratimi i paketës fiskale do të sjellë rritje të çmimeve për të gjitha produktet ushqimore me të paktën 30% nga 1 janari 2022. Prodhuesit nuk mund të përballojnë rritjen e taksave, teksa kostot e tyre janë shtuar nga rritja e çmimit të karburanteve, gazit, energjisë dhe lëndëve të para. Rritja e çmimeve do të ketë edhe impakt social te shoqëria, pasi shtrenjtimi i çmimeve nuk do të përballohej”.

Ndryshimet e propozuara me paketën fiskale janë kundërshtuar edhe nga industria e prodhimit të tullave dhe çimentove, përpunuesit e qumështit dhe agroindustria bujqësore. Grupet e interesit në takimin e ardhshëm me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pritet të prezantojnë rekomandimet e tyre.

Projektiligji “Për akcizën”

Ky projektligj propozon masa të politikës fiskale në rishikimin e normave të niveleve të akcizës së disa produkteve, si dhe disa rregullime proceduriale të nevojshme për administrimin nga autoriteti doganor për të qënë në përputhje edhe me dispozitat e Kodit Doganor.

Këto ndryshime konsistojnë në: Ndryshimin e nivelit të akcizës për Duhanin dhe nënpro duktet e tij; Unifikimin e akcizës për “Gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike”; Indeksimin e nivelit të akcizës bazuar në indeksin e rritjes së çmimeve; Heqja e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse për industrinë, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë (farmaceutika, tullat, çimeto, birra dhe nafta bruto); Unifikim i procedurave dhe penaliteteve me dispozitat e ligjit nr.102/2014 “Kodit Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

“Është parashikuar shfuqizimi i pikës 3 të nenit 51 “Produktet që paguajnë akcizë”, të ligjit, ky ndryshim vjen si nevojshmëri e rregullimit të dispozitës në të njëjtën linjë me ndryshimet e bëra në shtojcën nr. 1 që i bashkëlidhet këtij projektligji lidhur me unifikimin e akcizës për “Gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike”. Tashmë të gjithë konsumatorët do të kenë të njëjtin nivel taksimi (si për përdorim vetjak ashtu dhe për qëllime biznesi). Nga unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike në nivelin 6 lekë/litri pritet që të arkëtohen rreth +375 milion lekë akcizë në vit”, thuhet në relacion.

Në projektligji propozohet heqja e rimbursimit për lëndët djegëse të konsumuara në serat me ngrohje, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë (farmaceutika, tullat, çimeto, birra dhe nafta bruto). Aktualisht, ligji nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ka parashikuar rimbursimin për lëndët djegëse të konsumuara në serat me ngrohje, për industrinë dhe agroindustrinë. “Konkretisht, nga të dhënat rezulton se, nga kjo skemë rimbursimi ka përfituar vetëm industria, pasi për agroindustrinë nuk ka gjetur zbatim, si rezultat i mos kërkesës së subjekteve për të përfituar nga ky rimbursim. Sipas të dhënave, janë 11 subjekte përfituese nga kjo skemë rimbursimi për vitet 2020-2021, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e industrisë hidorkarbure, tullave dhe farmaceutike. Ky propozim vjen në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, ku Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka rekomanduar që të gjitha përjashtimet jo standarde, normat e reduktuara dhe trajtimet preferenciale duhet të eliminohen nga TVSH-ja, akcizat dhe taksat kombëtare. Konkretisht, sipas rekomandimit të FMN-së, akciza e karburantit duhet të paguhet për të gjithë kaburantin e përdorur në ekonominë e vendit”, citohet në relacion.

Projektligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”

Në projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar propozohet që norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor të bëhet 0 % nga 6% që është aktualisht dhe të zëvendësohet me skema subvencionimi. Prej vitit 2019, TVSH-ja që kompensohet në blerje është 6% nga 20% që ishte para ndryshimit. Me nisjen e zbatimit të skemës të ndryshuar të TVSH-së nga 2019 vështirësitë në aktivitetin e përpunuesve të qumështit janë rritur nga viti në vit. Për shkak të ndryshimeve fiskale të 3 viteve më parë në tregje vihet re rritje e produkteve të importuara, që konkurrojnë nga çmimi produktet vendase. Në kahun tjetër shumë fabrika nuk kanë arritur të mbijetojnë, pasi ndryshimi i TVSH-së ka shtuar informalitetin.

Në relacionin e draftit thuhet se heqja e skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë dhe zëvendësimin e saj me subvencionim direkt të sektorit të bujqësisë, procedurë që është më e lehtë për tu monitoruar dhe kontrolluar nga pikëpamja fiskale është rekomanduar Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Me anë të këtij projektligji, propozohet që, norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor të bëhet 0 për qind nga 6 për qind që është aktualisht. Kjo, pasi edhe nga zbatimi në praktikë i deritanishëm, mendohet se nga skema e kompensimit, prodhuesit bujqësorë objekt të kësaj skeme, nuk kanë marrë kompensimin sikundër është parashikuar dhe ka synuar kjo skemë, duke e bërë këtë të fundit jo funksionale”, citohet në relacion.

Një tjetër ndryshim fiskal i cili pritet të shtojë sërish kostot e industrisë është ai në Projektligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, ku përjashtimi nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave do të jetë për investimet me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht.

Efektet financiare

Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit nga heqja e rimbursimit për lëndët djegëse është +800 milion lekë. Nga unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike në nivelin 6 lekë/litri pritet që të arkëtohen rreth +375 milion lekë akcizë në vit”. Nga vendosja e taksës për qumështin pluhur të importit Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të rrisë arkëtimet 100 milionë lekë/vit. Nga heqja e TVSH-së të rimbursueshme në blerje efekti te të ardhurat parashikohen të jenë 750 milionë lekë/vit më shumë dhe përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive prodhuese me kontrata investuese deri në 500 milionë lëkë, 200 milionë lekë/vit.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi bizneset në shqiperi paketa fiskale prodhimi vendas bizneset në shqiperi paketa fiskale prodhimi vendas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet