Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Qeveria ka deklaruar se në vitin 2020 pati një borxh publik prej 77.9 për qind duke qëndruar brenda kornizës që parashikonte vetë por për Kontrollin e Lartë të Shtetit kjo shifër është e nënvlerësuar.
Kjo lidhet me faktin që në shifrën e borxhit nuk përfshihet pjesa e detyrimeve të prapambetura. Sipas KLSH akumulimi i këtyre detyrimeve përbën një problematikë për sistemin buxhetor, dhe me qëllim evidentimin, monitorimin dhe shlyerjen e tyre është kërkuar vazhdimisht një angazhim maksimal i MFE dhe institucioneve buxhetore.
“Megjithatë, aktualisht konstatohet se ndodhemi në një situatë ku këto detyrime janë në rritje të vazhdueshme. Stoku i detyrimeve të prapambetura përbëhet nga detyrimet financiare të transaksioneve të shpenzimeve të njësive shpenzuese së qeverisjes së përgjithshme që rezultojnë të papaguara 60 ditë kalendarike mbi datën e faturës së operatorit ekonomik.
Këto detyrime nuk përllogariten dhe nuk përfshihen si vlerë në raportet dhe statistikat e borxhit publik , duke e nënvlerësuar këtë të fundit. KLSH vlerëson se stoku i borxhit publik të raportuar për vitin 2020 paraqitet i nënvlerësuar bazuar në respektimin e kërkesave ligjore për raportimin e detyrimeve të prapambetura dhe në respektim të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar.
Në këtë mënyrë, mosfinancimi i detyrimeve të prapambetura nënvlerëson stokun e borxhit të marrë për financimin e shpenzimeve të padeklaruara” thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit të vitit 2020.
Ky dokument vlerëson se detyrimet e prapambetura të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe të njësive të qeverisjes së përgjithshme qendrore (pra pa përfshirë detyrimet e stokut të rimbursimit të TVSH-së) sipas Drejtorisë së Thesarit në MFE deri në fund të vitit 2020 paraqiten në shumën 14,316,778 mijë lekë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka raportuar se borxhi publik në raport ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB), të vitit 2020 ka rezultuar në nivelin 77.9% në reference të PBB – 1,572 miliard lekë nga 66.3% në vitin 2019.
“Në fund të vitit 2020, Stoku i borxhit arrin në 1,224,470 milion lekë me një rritje në rreth 111.8 miliard lekë ose rreth 7% më shumë në krahasim me vitin 2019 duke përfshirë efektin e rivlerësimit të stokut të borxhit nga kursi i këmbimit” vlerësoi KLSH.
Marre nga MONITOR
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Bujare Panajoti, është 36 vjeçe, në këtë shtëpi të ftohtë ajo jeton e sëbashku me vajzën e saj 5 vjeçare, bashkëshorti i ndërroi jetë 8 muaj më pa...
TIRANË– Kontrolli I Lartë i Shtetit ka përgatitur një raport auditimi sa i përket parkimeve në Bashkinë e Tiranës dhe të Korçës. Në raport KLS...
Ndërtimi ishte sektori më i kredituar i ekonomisë shqiptare për muajin shtator.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për ndërtimin dhënë nga ...
Në paketën fiskale 2022 priten 3 ndryshime të taksave me efekt në rritjen e kostos për industrinë e përpunimit të qumështit.Në paketën e re fiskale që iu është ...
SARANDË- Intervistë me Adrian Gurma, Kryetar i Bashkisë së Sarandës/ Në Sarandë, këtë vit, mbizotëroi tregu shqipfolës në sezonin turistik veror, por kjo n...
Një dekadë pas krizës financiare, problemi i ekonomisë botërore ishte mungesa e shpenzimeve, shkruan The Economist. Familjet duhej të paguanin borxhet, ndërkohë...
TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”. Ai tha se ecuria epidemiologjike në Shqipëri është më e mi...
Spitali Rajonal i Fierit ishte i papërgatitur për t’i dhënë shërbim mjekësor pacientëve të prekur nga Covid 19.Kjo pajisje mjekësore që mat oksigjenin është e d...
Shqiptarët konsumojnë shumë kripë, madje 2 herë më shumë se norma e lejuar që është 5 gram në ditë dhe për pasojë kemi numër të lartë të personave që vuajnë nga...
BEOGRAD– Këtë verë e kemi dëgjuar shpesh se Shqipëria konsiderohet si një vend me çmime të ulëta, se pronat e patundshme në brigjet e detit në disa...