Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Numri i debitorëve dhe shuma e detyrimeve të papaguara ndaj sigurimeve shoqërore po rritet ndjeshëm nga vitit në vit, megjithë masat shtrënguese në legjislacion pas shuarjes së detyrimeve në vitin 2014.
Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një inspektimi në skemën publike të pensioneve gjeti se rritja e detyrimeve në vitin 2020 ishte sa 75 për qind e deficitit të skemës së pensionit të qytetit me një zgjerim 5 % në krahasim me vitin 20109.
Shuma totale e debisë në vitin 2020 arriti në 14.4 mld lekë ose 1.8 mld lekë më shumë se në vitin 2019. Numri i subjekteve debitorë është rritur me 12%, ndërkohë që debia është rritur në masën 14% krahasuar me vitin 2019.
Në fund të vitit 2019, debitorët për sigurimet shoqërore nga organet tatimore rezultojnë në shumën 12.6 mld lekë, ndërkohë që deficiti i skemës së qytetit, për vitin 2019, ka rezultuar në shumën 18.1 mld lekë, pra niveli i borxhit llogaritet sa 70% e deficitit të skemës së qytetit.
KLSH evidentoi se borxhi prej 14.4 mld lekë u përket 96,833 subjekteve, prej të cilave:
-45,818 subjekte ose 47% e tyre janë subjekte aktive me një debi në shumën 7,4 mld lekë, ose 51% e debisë totale;
-38,398 subjekte ose 40% e tyre janë subjekte pasive me një debi në shumën 6,3 mld lekë, ose 44% e debisë totale;
– 3 janë subjekte të çregjistruara me debi prej 7,515 lekë;
-12,613 janë subjekte që kanë bërë kërkesë për çregjistrim me debi në shumën 0.6 mld lekë dhe vetëm 1 subjekt i falimentuar me debi në shumën 10,000 lekë.
Bizneset debitorë janë të përnderuara kryesisht në qytetin e Tiranës dhe Durrësit si në numër dhe shumën e detyrimit.
Të dhënat tregojnë se 94 për qind të detyrimeve ndaj ISSH zotërohen nga sektori privat dhe kryesisht biznesit i Madh me mbi 63 për qind të shumë dhe pjesë tjetër nga biznesi i vogël. Entet publike zotërojnë rreth 6% të totalit të detyrimeve.
Subjekte buxhetorë debitorë për kontributet e sigurimeve shoqërore rezultojnë 474 subjekte me debi totale në shumën 395,951 mijë lekë, nga 492 subjekte me debi totale në shumën 452,490 mijë lekë. Ka një përpjekje të subjekteve buxhetore për të shlyer detyrimet e prapambetura, por përsëri niveli i borxhit është i pajustifikueshëm, vëren KLSH.

Mospagesat e kontributeve nga ana e punëdhënësve për punëmarrësit e tyre, krijojnë deficit në fondin e sigurimeve shoqërore në tërësi dhe në mbulimin e shpenzimeve të programuara për pagesat e pensioneve në veçanti. Pas borxheve të subjekteve debitorë qëndrojnë një numër i konsiderueshëm punëmarrësish, të cilët në këto kushte nuk përfitojnë, jo për fajin e tyre, nga skema e sigurimeve shoqërore.
Marre nga MONITOR
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Bizneset kanë shfrytëzuar skemën e dytë të garancisë sovrane deri në afatet e fundit të parashikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE).Megjithëse af...
Qeveria ka deklaruar se në vitin 2020 pati një borxh publik prej 77.9 për qind duke qëndruar brenda kornizës që parashikonte vetë por për Kontrollin e Lartë të ...
Bujare Panajoti, është 36 vjeçe, në këtë shtëpi të ftohtë ajo jeton e sëbashku me vajzën e saj 5 vjeçare, bashkëshorti i ndërroi jetë 8 muaj më pa...
TIRANË– Kontrolli I Lartë i Shtetit ka përgatitur një raport auditimi sa i përket parkimeve në Bashkinë e Tiranës dhe të Korçës. Në raport KLS...
Ndërtimi ishte sektori më i kredituar i ekonomisë shqiptare për muajin shtator.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për ndërtimin dhënë nga ...
Në paketën fiskale 2022 priten 3 ndryshime të taksave me efekt në rritjen e kostos për industrinë e përpunimit të qumështit.Në paketën e re fiskale që iu është ...
SARANDË- Intervistë me Adrian Gurma, Kryetar i Bashkisë së Sarandës/ Në Sarandë, këtë vit, mbizotëroi tregu shqipfolës në sezonin turistik veror, por kjo n...
Një dekadë pas krizës financiare, problemi i ekonomisë botërore ishte mungesa e shpenzimeve, shkruan The Economist. Familjet duhej të paguanin borxhet, ndërkohë...
TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”. Ai tha se ecuria epidemiologjike në Shqipëri është më e mi...
Spitali Rajonal i Fierit ishte i papërgatitur për t’i dhënë shërbim mjekësor pacientëve të prekur nga Covid 19.Kjo pajisje mjekësore që mat oksigjenin është e d...