LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesionet në buxhetin 2020, KLSH: Janë kryer pagesa për shërbime që nuk janë marrë

3 Nëntor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Koncesionet në buxhetin 2020, KLSH: Janë kryer pagesa për

Partneritetet Publike Private (PPP) apo koncesionet kanë vijuar edhe në vitin 2020 të shoqërohen me problematika sa i takon marrëdhënies së pagesave apo monitorimit të kontratave nga institucionet shtetërore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e zbatimit të Buxhetit 2020 vlerëson se janë të paktën gjashtë pika që paraqesin problem dhe që kanë dalë nga auditimet që janë kryer nga ky institucion. Kështu KLSH vëren se për vitin 2020, rezultoi se nga 13 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore, vetëm për 10 prej tyre janë realizuar pagesa. Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 9.7 miliard lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 9.6 miliard mijë lekë, me një realizim në masën 99%.

“Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, për kontratat koncesionare apo PPP, rezultuan të jenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, konkretisht 2.26 për qind e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, prej rreth 426,271 milion lekë” thuhet në raport.

Por cilat janë në fakt konstatimet që kanë bërë audituesit sa i takon kontratave konceisonare gjatë vitit 2020. Së pari KLSH vlerëson se ka pasur raste të kryerjes së pagesave pjesore si pasojë e rishikimeve të vazhdueshme gjatë vitit buxhetor. Së dyti ka raste të likuidimit të detyrimeve të prapambetura për vitin 2020, me fonde nga buxheti i vitit 2021, për total vlerën prej 356.2 milion lekë në “Shërbimin e Skanimit në Dogana” dhe në “Inceneratorin e Tiranës”.

Së treti është hasur një rast i mos regjistrimit të kontratës në SIFQ si detyrim dhe si pasojë nuk është buxhetuar. Së katërti është konstatuar kualifikim i gabuar i operatorit ekonomik sa i takon marrëveshjes koncesionare “Për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësorë” pasi nuk janë marrë në konsideratë dhe vlerësuar kundërshtitë për këtë OE të këshilltarit të transaksionit, IFC.

Së pesti Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka monitoruar ecurinë periodike të kësaj kontrate në qendrat spitalore universitare, spitalet referuese dhe ato bashkiake dhe në rastet kur janë raportuar devijime/parregullsi nga spitalet (rasti i QSUNT), nuk ka marrë asnjë masë për verifikimin e mëtejshëm të parregullsive të konstatuara.

Së gjashti edhe për këtë vit është vijuar me kryerjen e pagesave për shërbime të pa kryer për kontrollin bazë të popullsisë dhe për shërbimin e dializës, duke sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

KLSH vëren se sa i takon koncesionit të Check Up gjatë vitit 2020 është kryer pagesa e shërbimit të periudhës nëntor 2019 deri në mars 2020 kur edhe është pezulluar zbatimi i kësaj kontrate si pasojë e pandemisë.

“Nga auditimi konstatohet se shërbimi është hapur për pak ditë në muajin Shtator dhe për të cilin është kryer një pagesë në shumën 2.1 milion lekë për rastet e kryera. Në total nga këto pagesa evidentohen 2127 raste në shumën 3.9 milion lekë të cilat janë paguar për shërbim të pakryer. Për rastet që janë faturuar nga koncesionari përgjatë muajve kur ka ndodhur pezullimi i kontratës si pasojë e pandemisë, nuk janë pranuar nga FSDKSH” thuhet në raport.

Sa i takon kontratës së hemodializës KLSH vëren se efekti i financimit të shërbimit të pakryer që në implementimin e kësaj kontratë koncesionare në vitin 2016 e deri në fund të vitit 2020 vlerësohet në shumën 352 milion lekë.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi klsh koncesionet rruge rruget ne shqiperi sherbime klsh koncesionet rruge rruget ne shqiperi sherbime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet