LIVE UPDATES
Ekonomi

Tre motra sjellin shijen e kuzhinës afgane në Shëngjin

22 Janar 2022, 16:17 Nga DOSJA
Tre motra sjellin shijen e kuzhinës afgane në Shëngjin

Mes bizneseve të shumta në Shëngjin ndodhet edhe një restorant i cili menaxhohet nga 4 vajza afgane. Pasi i evakuan nga vendi pas rënies së Kabulit dhe i akomoduan në Shëngjin në shtator të vitit 2020, tre motra afgane nuk qëndruan duarkryq, por ndërmorën nismën dhe ngriten një restoranti në vijen e parë të bregdetit. Biznesin e kanë vënë në funksion prej më shumë se dy muajsh, ndërsa realizimi i diçkaje të tillë nuk ka qenë aspak e lehtë për ta.

“Jemi evakuar ngë Afganistani në muajin shtator të vitit 2020 dhe na sollën e na strehuan këtu në Shëngjin,” kujton Mariam, njëra prej tre motrave sipërmarrëse.

“Këtu na pritët mjaft mirë dhe shumë shpejt nisëm të ambjentohemi. Me kalimin e javeve menduam të punësohemi apo të hapim vetë një biznes këtu në Shëngjin. U bëmë bashke me motrat dhe një shoqe tonën nga Afganistani dhe gjetëm një ambjent në vijen e parë të bregdetit afer resortit ku jemi akomoduar. Takuam pronarin dhe ram dakort që të marrim me qira. Menjehër nisëm punën dhe e ngritëm lokalin të cilin e tashmë e kemi funksional prej më shumë se dy muajsh,” thotë Mariam, njëra nga menaxheret e lokalit.

Klientet e këtij restoranti janë kryesisht afganë, por nuk mungojnë as vendasit e shqiptarët e Kosovës të cilët e frekuentojnë masivisht Shëngjinin.

“Ne jemi katër vajza që menaxhojnë lokalin, tre jemi motra. Klientët i kemi kryesisht afganë, pasi u mungon ushqimi afgan. Por kemi edhe klientë shqiptarë, nga Kosova, por edhe të huaj. E pëlqejnë ushqimin tonë, sepse janë të lira, kjo na jep zemër të ecim përpara,”-shton Mariam.

Tek shqiptaret vlerësojnë mikpritjen, çka po ju jep kurojo të ecin në biznesin që kanë ngritur.

“Të gjithë sillen mirë dhe na buzëqeshin, askush nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj nesh. Restorantet gatuajnë vetëm prodhime deti dhe nuk na ka rënë rasti të provojmë gatimet tradicionale. Në Lezhë kemi provuar brioshin dhe na është dukur interesant,”-tha Walwala, menaxherja tjeter e restorantit

Prej fillimit të muajit shtator në zonën turistike të Shëngjinit janë strehuar rreth 2 mijë shtetas afgan, të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit të Kabulit nga militantët talibanë. Refugjatet afganë në Shëngjini janë përshtatur mësëmiri dhe shumë shpejt me jeten e re. Paisal me profesion inxhinier është një tjeter i punësuar në zonën turistike të Shëngjinit. Pasi mësoi sadopak gjuhën, ai është bërë pjesë e një kompanie ndërtimi dhe thotë se ndihet mjaft mirë e komod me punën që i është ofruar.

“Unë kam ardhur në Shëngjin që në muajin tetor. Na kanë pritur shumë mire dhe u ambjentova shumë shpejt. Me kalimin e kohës nisa të mësoj sadopak gjuhën, pasi kisha qëllim që të punësohesha për sa kohë do qëndrojmë në Shëngjin. Jam me prefesion inxhinier dhe prej 1 muaj jam punësuar në një kompani ndërtimi. Jam shumë i kënaqur me punën dhe po i përkushtohem shumë. Kam gjetur bashkëpunim dhe shumë mbështetje tek koleget dhe po ja kaloj shumë mire,”-tha Paisal.

Paisal tregon thotë se gjysmen e familjes e ka akoma në Afganistan dhe mendja i rri atje, ndërsa të ardhmen e sheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dhe në Kanda, siç ju është premtuar.

“Gjysmen e familjes i kam në Afganistan, pasi nuk munden të largohen. Mendjen e kam atje se po kalojnë një situatë të vështire që prej pushtimit nga Talebanët. Çdo ditë jam në kontakt me ta dhe pres që të bashkohemi sa më shpejt. Të ardhmen nuk e shoh në Shqipëri, por sa kohë të jem këtu do mundohem të punoj sadopak. Siç e dini na është premtuar që ta në çojnë në Amerikë apo Kanada dhe jemi në procedura për dokumentat. Çdo ditë po largohen bashkëkombasit tonë këtu nga Shëngjini dhe shpresojmë që dhe ne të ikim deri në pranverë,”- shton Paisal.

Për mbështetjen dhe integrimin e refugjateve afganë është angazhuar edhe Bashkia e Lezhës. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka zhvilluar takime të vazhdueshme me përfaqësi të tyre dhe në bashkëpunim me organizatat të ndryshme është angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë për nevojat që mund të kenë.

“Zhvilluam një takim ditet e fundit me ta dhe shkëmbyem bashkë ide për integrimin në fushat përkatëse sipas formimit të tyre, si dhe ndamë problematika që i shqetësojnë dhe u dakordësuam për komunikim të vazhdueshëm. I falënderoj për integritetin dhe pozitivitetin në nivel të lartë që kanë treguar deri tani, me një qasje dhe sjellje shembullore. Menjëherë kam marrë kontakte OJF-të për të unifikuar marrëdhënien me refugjatët dhe për t’u ardhur në ndihmë bashkërisht. Jemi dakordësuar unanimisht që koordinimin për ndihmat do ta bëjë Bashkia dhe të gjitha OJF-të do të investohen sipas mundësive që kanë”,-thotë Ndreu.

Refugjatet Afgan të cilët mbërriten në muajin shtator në Shipëri, janë vendosur në ambientet e Rafaelo Resort, i cili ndodhet në vijën e parë të plazhit në qendër të Shëngjinit. Resorti mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga policia për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa aty qëndron në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe një personel mjekësor për t’ju ardhur në ndihmë për çdo problem që mund të kenë. Një pjesë e tyre janë pajisur me vizë Amerikanë apo Kanadeze dhe kanë nisur të largohen nga Shqipëria e të tjere janë në pritje për tu larguar.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale afganet ne shengjin afganet ne shqiperi shengjin afganet ne shengjin afganet ne shqiperi shengjin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet