Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Dhjetor 2021, çmimet u rritën mesatarisht 3.8%, më të ulëta se mesatarja europiane
21 Janar 2022, 06:15Nga DOSJA
SHQIPËRI – Në muajin dhjetor 2021, rritja mesatare e çmimeve ishte 3.8% sipas matjeve që u zhvilluan me metodologjinë e Eurostat. Nga metodologjia kombëtare inflacioni i dhjetorit ishte 3.7%.
Të dhënat krahasuese me vendet e Bashkimit Europian tregojnë se, inflacioni i dhjetorit në Shqipëri ishte poshtë mesatares europiane prej, 5.3%. Në Europë, rritja më e madhe ishte në Estoni me 12%, ndërsa më e ulëta në Zvicër me 1%.
Në Shqipëri, rritja më e madhe e çmimeve prej 6,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,9%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,7%, “Komunikimi” me 3,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 1,0% secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,8% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,5%.
Në muajin Dhjetor 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Shëndeti” dhe “Hotele kafene dhe restorante” me 0,1% secili.
Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2021 është 2,3 %.
Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.
Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.
Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.
Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).
Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.
Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).
Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).
IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.
Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”. (monitor)
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Në muajin dhjetor 2021, rritja mesatare e çmimeve ishte 3.8% sipas matjeve që u zhvilluan me metodologjinë e Eurostat. Nga metodologjia kombëtare inflaci...
SHQIPËRI – Me gjithë zhvillimet e fushës teknologjike dhe tendencat globale drejt fuqizimit së start up-eve, ka nxitur nevojën për përkrahjen dhe fuq...
SHQIPËRI – Të ardhurat doganore kanë shënuar rekord historik duke iu afruar vlerës prej 1.6 miliardë euro për vitin 2021 duke tejkaluar planin dhe re...
TIRANË – Banka e Shqipërisë ka publikuar për herë të parë normat tavan interesit për kreditë konsumatore.Norma efektive maksimale e interesit (NEI ma...
COVID-19 ka ndikuar në agravimin e sëmundjeve kardiake. Shumë qytetarë të prekur nga koronavirusi tanimë janë shndërruar në pacientë me hipertension me të cilin...
TIRANË– One Telecommunications mbështeti eventin ballkanik UpLift Albania, organizuar nga ICTS Lab. Uplift është një program për mbështetjen dhe rrit...
TIRANË – Prej vitit 2015, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një proces konsolidimi dhe përqendrimi, me uljen e numrit të përgjithshëm të bankave ...
TIRANË – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.8% në vitin 2022. Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan...
SHQIPËRI – “Pas tronditjes së shkaktuar nga pandemia, viti 2021 ka qenë më pranë asaj që konsiderohet normal për tregtinë me pakicë”, thotë Julian Ma...