Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Pesë vjetori i shenjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut e njohur si Nënë Tereza shënoi dhe ngritjen e një tjetër shtatoreje për gruan e madhe dhe humaniste shqiptare. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, ministrja Elisa Spiropali dhe kryetari i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi zbuluan shtatoren e re të Nënë Terezës të vendosur në bulevardin kryesor të Kamzës. Ky i fundit ndërroi dhe emër e nuk do të jetë më bulevardi “Blu”, por bulevardi “Nënë Tereza”.
Gjithçka duket në rregull deri në momentin kur para qytetarëve të Kamzës zbulohet fytyra e re e shtatores që vështirë të thuash se është “Nënë Tereza”. Me duar të mëdha, trup shumë të mbushur dhe fytyrë të rrumbullakosur, kjo skulpturë e punuar nuk i përngjan aspak imazhit të “Nënë Terezës” shqiptare, gruas me trup të vogël e të imët, por me zemër të madhe.
Skulptori Ardian Pepa është ai që e ka punuar këtë shtatore, por mjafton ta krahasojmë me punimet e tjera që janë bërë për të njëjtën figurë dhe me fotografitë e “Nënë Terezës” për të kuptuar se kjo skulpturë u bashkohet punimeve të skulptorit tjetër Sinan Aliaj, i cili mbushi sheshin “Çarçia” në Prizren me shtatoret e Skënderbeut dhe të Adem Jashari, që shkaktuan mjaft debat. Plot 70 mijë euro shpenzime për këto punime që u kërkuan të hiqeshin nga historianë të ndryshëm.
Më poshtë ju sjellim disa nga shtatoret e Nënë Terezës të vendosura në botë dhe jo vetëm, bëjeni ju krahasimin.
Nëse në kujtesën tuaj është rrënjosur imazhi i shenjtores që zbret nga avioni dhe vjen në Shqipëri, ndërsa faqet i ka të rrudhosura nga plakja dhe trupi i është kërrusur, skulptura e vendosur në Kamëz tenton të na mësojë të kundërtën. Një imazh i rinovuar, pa asnjë rrudha dhe me linja të kolme, do t’ju shfaqet përditë fëmijëve të zonës dhe kalimtarëve atje për të provuar edhe njëherë se kur vjen puna për të ruajtur historinë, ne shqiptarët jemi më të mirë për të debatuar sesa për të arritur më të mirën në funksion të së përbashkëtës.
(F.m;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Ilir Gruda dhe Lad Gruda, të dy vëllezër me njëri-tjetrin dhe banues në Shkodër kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmën e...
FIER– Një 47-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi është kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm. Eduart Idrizi u ndalua në kushtet e flagrancë...
TIRANË– Të gjithë maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetëore 2021 kanë një mundësi tjetër. Deri me 13 shtator 2021 d...
TIRANË– Dita e sotme pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Sipas Meteoalb, masdite pritet që vranësirat të shtohen dhe të ketë ...
TEPELENË– Policia e Tepelenës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.Janë arrestuar vëllezërit Spart...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Ekoparku i Madh i Durrësit. Rama thotë se deri dje kjo zonë ishte kronikë lajmesh në mediat ndërkombëtare...
TIRANË– Unë jam Abdul Wasey. Jam 33 vjeç, dhe kam ardhur nga Kabuli. Atje drejtoja një studio animacioni. Isha një prej themeluesve dhe drejto...
VLORË– Zjarri që përfshiu ditën e djeshme fshatin Panaja në Vlorë ishte i qëllimshëm. Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe po ndjek penalisht një t...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Eurostat për Shqipërinë, i cili shkruan...
TIRANË– 9 leje drejtimi janë pezulluar gjatë natës që lamë pas për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar. Në njoftimin e Policisë Rrugore bëhet me d...