Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shqipëria e mbushur me KLANDESTINË! Ndalohet furgoni me 11 emigrantë, arrestohet 47-vjeçari në Fier, mjeti dhe qytetarët e
8 Shtator 2021, 07:15Nga DOSJA
FIER– Një 47-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi është kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm. Eduart Idrizi u ndalua në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Poçem”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Furgoni i bardhë dhe emigrantët u sollën të gjithë në komisariatin e policisë, ndërsa shoferi do duhet të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Poçemi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë një shtetas.Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet furgon tip “Benz” po transportonte klandestinë drejt Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Poçemi”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 47 vjeç, banues në Berat.Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Poçem”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ditën e djeshme qarkulloi video e emigrantëve në Pogradec të cilët i shpëtuan policisë. Pamjet ç’njerëzore bënë xhiron e rrjetit. Në fund të ditës së djeshme, policia ndaloi shoferin e mjetit si dhe kapi vetëm 21 emigrantë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Të gjithë maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetëore 2021 kanë një mundësi tjetër. Deri me 13 shtator 2021 d...
TIRANË– Dita e sotme pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Sipas Meteoalb, masdite pritet që vranësirat të shtohen dhe të ketë ...
TEPELENË– Policia e Tepelenës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.Janë arrestuar vëllezërit Spart...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Ekoparku i Madh i Durrësit. Rama thotë se deri dje kjo zonë ishte kronikë lajmesh në mediat ndërkombëtare...
VLORË– Zjarri që përfshiu ditën e djeshme fshatin Panaja në Vlorë ishte i qëllimshëm. Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe po ndjek penalisht një t...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Eurostat për Shqipërinë, i cili shkruan...
TIRANË– 9 leje drejtimi janë pezulluar gjatë natës që lamë pas për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar. Në njoftimin e Policisë Rrugore bëhet me d...
TIRANË– Shqipëria duket se shërben vetëm për diçka: Vend tranzit drejt atyre të Bashkimit Europian. Shtetasit nga Bangladeshi dhe India kanë shfrytë...
“Emri im është Ghizaal Haress. Jam nga Kabuli. Jam 40 vjeç dhe jam avokate.”Ghizaal Haress është një grua e shoqërisë afgane që gjatë jetës së saj i ka i...