LIVE UPDATES
Ekonomi

Transferimi i fitimeve jashtë vendit në vitin 2021, në nivelet më të larta historike

14 Dhjetor 2021, 06:09 Nga DOSJA

TIRANË – Fitimet e transferuara nga investitorët e huaj jashtë vendit këtë vit janë në nivelet më të lartë historike. Sipas statistikave të Bilancit të Pagesave, për tremujorin e tretë të vitit, flukset dalëse zërin e të ardhurave nga investimet kishin vlerën e 139 milionë eurove, në rritje me pothuajse 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 9-mujorin 2021, vlera e fitimeve të transferuara jashtë vendit arriti vlerën rekord të 433 milionë eurove, 14.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është vlera më e lartë e fitimeve të transferuara jashtë për këtë periudhë të vitit të paktën për 13 vitet e fundit, por me shumë të ngjarë është edhe vlera më e lartë historike.

Në kahun e kundërt, flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për tremujorin III ranë në 18 milionë euro, 31% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 9-mujorin, të ardhurat nga investimet jashtë vendit kishin vlerën e 60 milionë eurove, 21% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si një vend pritës i investimeve të huaja direkte, Shqipëria ka historikisht një bilanc negativ në të ardhurat nga investimet. Por, këtë vit ky deficit është në rritje të ndjeshme. Për shkak të rritjes së flukseve dalëse dhe rënies së atyre hyrëse, bilanci neto i të ardhurave nga investimet për 9-mujorin u rrit me 23% krahasuar me një vit më parë dhe arriti shumën e 373 milionë eurove.

Vlera relativisht e lartë e fitimeve të transferuara jashtë vendit gjatë këtij vitit tregon se efekti i krizës në këtë drejtim nuk ka qenë shumë i madh. Rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos pas vitit 2014, përbën në vetvete një premisë që dalja e fitimeve jashtë vendit të rritet, me qëllim marrjen mbrapsht të investimeve të kryera. Megjithatë, rritja e fitimeve të transferuara jashtë vendit nuk lidhet vetëm me investimet në aksione të bizneseve, por edhe një rritje e ndjeshme e investimeve të portofolit, në tituj borxhi apo instrumente të tjera të huasë.

Rritja e borxhit të jashtëm në vlerë rrit edhe interesat e paguara për huadhënësit jashtë vendit. Në fund të muajit shtator, borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare arriti në pothuajse 9 miliardë euro, 1.4% më shumë krahasuar me një vit më parë. Një ndikim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit po jep borxhi i sektorit publik. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të 9-mujorit borxhi i jashtëm publik arriti në rreth 585 miliardë lekë dhe në pesë vitet e fundit është rritur me rreth 30%. Për 9-mujorin 2021, shpenzimet për interesat e borxhit të jashtëm u rritën me 32% dhe arritën në 8.6 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro. Kjo shumë përbën rreth 16% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi kryesore biznesmenet fitimet jashte vendit statistikat te ardhurat biznesmenet fitimet jashte vendit statistikat te ardhurat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet