LIVE UPDATES
Ekonomi

Industria automotive, ‘peng’ i mungesave në tregje, problem emigrimi

11 Dhjetor 2021, 07:17 Nga DOSJA
Industria automotive, ‘peng’ i mungesave në tregje, problem

SHQIPËRI – Industria automotive po ndien efektet e zhvillimeve në tregjet globale, por edhe presionin e zhvillimeve të brendshme të lidhura me kostot e transportit, çmimit të energjisë dhe vështirësisë për të gjetur fuqi punëtore. Emigrimi është kthyer në shqetësim, pasi planet e zgjerimit mund të preken nga kjo tendencë e vazhdueshme. Përfaqësuesit e disa prej kompanive kryesore shprehen se viti 2022 parashikohet të jetë i vështirë dhe stabilizimi ndoshta do të ndihet në fund të tij, kur të kapet ritmi i furnizimit me lëndë të para.  Ata kërkojnë nga qeveria që të shohë mundësinë për të frenuar largimin e kapitalit human, si dhe konceptimin e lehtësisë fiskale për tatimfitimin 5%, duke marrë parasysh edhe të ardhurat vjetore, pasi forma aktuale penalizon ata që investojnë në teknologji më të lartë. “Një erë e re në industrinë automotive”, “rritje e fortë dyshifrore e automobilave”, janë titujt që mund të lexosh në parashikimin që kompanitë ndërkombëtare bënin më shumë se një vit më parë. Kjo lidhej me rikuperimin e shpejtë të ekonomisë globalisht, pas kufizimeve drastike të vendosura për muaj të tërë në kulmin e pandemisë në vitin 2020. Nga fillimi i COVID-19 e deri më sot, ecuria e industrisë automotive i ngjan një EKG-je me aritmi, herë me një rritje të fortë e herë me një rënie të menjëhershme. Pavarësisht fillimit të një viti të mirë në 2021-shin, tremujori i fundit po rezulton me një shok të ri në industrinë e prodhuesve të automobilave e për rrjedhojë, në gjithë zinxhirin e lidhur me to. Kjo lidhet me një mori arsyesh. Alarmi ra fillimisht për mungesën e mikroçipave në treg, më pas për një seri lëndësh të para që kishin kërkesë të lartë në treg e disponueshmëri të ulët. Magnezi është i fundit që i është shtuar listës së kuqe me mungesa dhe  po interpretohet si një sinjal për rritjen e mëtejshme të kostove të prodhimit. Përpara tij ishin edhe kostot e transportit. Të gjitha këto i kanë shkaktuar industrisë automotive një ngërç, që e bën parashikimin për vitin 2022 disi pesimist. Shqipëria, periferike në industrinë e automobilave, ka në tregun e saj disa fabrika që prodhojnë fasoneri të thjeshtë për kompani të mëdha. Edhe këto po ndiejnë efektet e zhvillimeve në tregjet e huaja, si  dhe problematikat e tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme. Në Shqipëri janë aktive kompani si Forschner Albania, Delmon Group Albania, PSZ Albania, Yura Corporation dhe SEWS Cabind Albania, të cilat prodhojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si Mercedez Benz, KIA, Hyundai, Peugot, Renault, Fiat Group apo të tjera si Sumitomo Electric Industries.

Mungesa e lëndëve të para frenon edhe kompanitë në Shqipëri

Mungesa e lëndëve të para në tregun global, shqetësimi kryesor i shumicës së industrive, ka sjellë reagimin e kompanive ndërkombëtare në forma të ndryshme, duke rishikuar planet e biznesit. Forschner Albania, e cila prej 6 vitesh operon në tregun shqiptar, u detyrua të mos zhvendosej në një fabrikë më të madhe, sikurse ishte plani, për shkak të situatës së pandemisë dhe efekteve të shkaktuara në tregje.

“Edhe pse në Shqipëri, kompania jonë rritet në kapacitet nga viti në vit, problematika botërore e zinxhirit të furnizimit me lëndë të parë ka sjellë frenim të planit të zgjerimeve 2020-2021 që kompania kishte planifikuar” tha Ercan Yagmur, administrator i Forschner Albania.

Ai theksoi se, për shkak të fleksibilitetit në prodhim, kompania ka arritur  të sigurojë porosi nga klientë të rëndësishëm edhe për vitin e ardhshëm, por situata në tërësi për industrinë e automobilave mbetet e vështirë nga kostot në rritje. Zgjerimin me një fabrikë më të madhe Forschner do ta ketë  vitin e ardhshëm.

“Optimizmi ynë se viti 2022 do të jetë gjithashtu  i suksesshëm vjen nga konfirmimi i kërkesave në rritje sa u përket produkteve që ne prodhojmë. Kjo ka nxitur vendimin e kompanisë mëmë me seli në Gjermani të investojë në Shqipëri, me qëllim zgjerimin e sipërfaqes së fabrikës ku është vendosur prodhimi” – pohon z. Yagmur.

Ertjan Çabiri, Drejtori Menaxherial i Delmon Group në Shqipëri, shprehet se në përgjithësi, viti 2021 stabilizoi kërkesën për automobila por oferta nuk arriti të garantohej, sepse kompanitë e mëdha të prodhimit të automjeteve nuk gjenin në treg mjaftueshëm mikroçipa për të garantuar prodhimin sipas planit.

“Rrjedhimisht, kompanitë e prodhimit të makinave ulën kërkesën edhe për qindra pjesët e tjera që i duhen një automobili të përfunduar. Kjo ndodhi me të gjitha kompanitë e zinxhirit furnizues, përfshirë edhe Delmon Group ku Q4 (tremujori i 4) është ai më i vështiri me rënie 50% të prodhimit” – pohon z. Çabiri.

Rriten kostot e transportit, logjistikës dhe së fundmi, edhe energjia

Përfaqësuesit e kompanive të industrisë automotive në vendin tonë nënvizojnë njëzëri rritjen që kanë shënuar kostot e transportit në kanalet ndërkombëtare, por edhe brenda vendit, e lidhur kjo me çmimin e karburantit. Sipas përfaqësuesit të Forschner, kosto e importit të lëndës së parë nga zona e Azisë është rritur me më shumë se 50%, për shkak të reduktimit të fluturimeve, apo reduktimit të transporteve ujore.

“Së fundmi, specifikisht në Shqipëri, kostot e transportit janë rritur për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, deklaratat e publikuara në media nga qeveria shqiptare se sektori i energjisë dhe hidrokarbureve do pësojë krizë, ka sjellë dhe do të sjellë automatikisht rritje të çmimeve edhe në vitin 2022. Kjo situatë e paqëndrueshme dhe jo optimiste na ka bërë që të rishikojmë disa herë buxhetin e vitit 2022 sa u përket kostove të transportit apo logjistikës në përgjithësi” – shprehet z. Yagmur.

Kompanitë, të cilat në një pjesë të mirë e sigurojnë të vetme transportin e punonjësve, shohin si të nevojshme që këto kosto t’iu njihen si të zbritshme nga qeveria.

“Nisma për tatimfitimin 5% ishte një çlirim i madh për industrinë automotive, sidomos për një fabrikë që ishte në fazën fillestare si SCA. Ajo që mund të konsiderohet si një çështje për përmirësim është marrja në konsideratë e shpenzimeve për transportin e personelit, si kosto biznesi në terma të zbritshmërisë (shpenzime të zbritshme). Industria automotive mund të zhvillohet nga ndërtimi i fabrikave të mëdha në zona jashtë qyteteve dhe numri i të punësuarve është shumë i lartë, duke mbuluar disa zona larg fabrikës dhe puna me tre turne është më shumë se e nevojshme” – nënvizon Mario Scarfalloto nga SEWS Cabind Albania.

Në horizont për bizneset është shfaqur edhe një tjetër shqetësim. – çmimi i energjisë  ka arritur në nivele rekord për shkak të krizës dhe dalja në treg të lirë e tyre nga data 1 janar 2022. Bëhet fjalë për të gjithë ato biznese të lidhur në tension 20, 10 dhe 6 kilovot, të cilat llogariten në 7 mijë të cilat do të detyrohen të blejnë energji në treg të lirë, duke u ekspozuar ndaj kostove të larta të shkaktuara nga kriza e përgjithshme, efektet e së cilës pritet të zgjasin të paktën dy vite.

“Deri tani, rritja e kostove të lëndëve të para është përballuar në nivele grupi, mbetet shqetësuese për degën tonë në Shqipëri pasiguria me çmimin e energjisë elektrike në vitin e ardhshëm. Nuk është ende e qartë për ne si do të ndodhë liberalizimi i tregut në terma praktikë dhe çfarë na pret në lidhje me çmimet” – shprehet z. Çabiri.

Kompanitë po përballen me mungesë të forcës së punës, shkak emigrimi

Nga tre kompanitë e intervistuara nga “Monitor”, vetëm njëra prej tyre nuk raportoi si problematikë punësimin. “Që nga fillimi, ne si SCA nuk kemi pasur vështirësi në gjetjen e forcës së punës dhe ky është një trend që nuk ka ndryshuar as gjatë situatës së pandemisë dhe as tani. Sigurisht që na duhej të vijonim strategjinë scounting (kur përmes kompanive të rekrutimit nxiten kandidatët të aplikojnë në vende pune. Përfaqësuesit e kompanisë japin informacione të detajuara sipas kërkesave të aplikantëve të interesuar) në mënyrë që të vijonim të tërhiqnim njerëzit drejt nesh” – tha z. Scarfalloto nga kompania SEWS Cabind Albania, Kompania është në vitin e saj të dytë të operimit dhe ka një objektiv afatgjatë për 2500 të punësuar. Panorama nuk është e njëjta për Forschner, një ndër kompanitë e para të këtij profili që erdhi në Shqipëri.

“Ky shqetësim qëndron dhe është i vlefshëm edhe për industrinë ku ne operojmë, e cila kërkon fuqi punëtore gjithnjë e më të madhe. Përmenda më lart që kompania planifikon zgjerimin e kapacitetit prodhues në Shqipëri, një ndër aspektet më shqetësuese është trendi në ulje i kandidatëve apo kërkesës për punë. Nëse bëjmë krahasimet nga viti 2015, kur kompania nisi aktivitetin në Shqipëri, vërejmë se po bëhet gjithnjë e më e vështirë gjetja e fuqisë punëtore” – nënvizon z. Yagmur nga Froschner Albania. Sipas tij, nga intervistat që kompania kryen me personat të cilët largohen, shkak kryesor mbetet emigrimi.

Në të njëjtën linjë është edhe Ertjan Çabiri nga Delmon Group në Shqipëri. Sipas tij, është vënë re një tendencë e punonjësve për t’u larguar jashtë, ndërkohë që po bëhet gjithmonë e më e vështirë gjetja e disa profesionistëve specifikë.

“Edhe për kompaninë tonë, ky vit ka qenë më i vështirë për gjetjen e burimeve njerëzore. Kemi pasur largime të punonjësve drejt Gjermanisë kryesisht dhe ka qenë disi më e vështirë të zëvendësohen me punonjës të përshtatshëm, të cilët nevojitet të trajnohen nga ana jonë. Ndërkohë, mbetet një problem i madh gjetja e teknikëve të përgatitur si elektricistë, mekanikë apo saldatorë” – shprehet ai.

Përtej vështirësive të pandemisë, eksportet shënuan rritje

Industria automotive rriti eksportet në mënyrë të dukshme gjatë këtij viti, kjo edhe pasi një vit më parë, pandemia frenoi thuajse gjithçka. Instituti i Statistikave raportoi se grupi i eksporteve “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, ku bëjnë pjesë edhe produktet që finalizohen nga industria automotive ishte 23.6 miliardë për 10 muajt e këtij viti, apo rreth 192 milionë euro. Rritja ishte me të paktën 31.8% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me vitin 2019, rritja ishte me 23.3%.  Pavarësisht situatës së pandemisë, rritja lidhet me hyrjen në prodhim të një kompanie të re siç ishte SEWS Cabind Albania, si dhe me rritjen e kapacitetit nga YURA Corporation. Thuajse të gjitha kompanitë janë në fazë rritje dhe zbatimi të planeve të tyre të biznesit, gjë që amortizon shokun i cili vjen nga pandemia. Këtë e vërtetojnë më së miri statistikat vjetore, ku viti 2020 u mbyll me rritje në raport me vitin 2019. Konkretisht, në 2020, eksportet e grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” ishin në vlerën 22.3 miliardë lekë, me rritje 7.1% në raport me vitin paraardhës. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi industria automotive instat industria automotive instat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet