Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHQIPËRI – Investimet e Huaja Direkte shënuan përsëri rritje në tremujorin e tretë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ato arritën në 251 milionë euro, 3.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e tremujorit të tretë e përmirësoi më tej bilancin progresiv vjetor. Për 9-mujorin 2021, Shqipëria ka thithur Investime të Huaja Direkte në vlerën e 711 milionë eurove, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deri në fund të 6-mujorit, rritja kishte qenë 0.65%.
Pothuajse gjysma e investimeve të huaja në tremujorin e tretë të vitit ishin fitimet e riinvestuara. Vlera e tyre arriti në 118 milionë euro, 39% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në vazhdimësi gjatë viteve të fundit, vërehet një kontribut i lartë i këtij zëri të investimeve të huaja direkte. Fitimet e riinvestuara të investitorëve ekzistues për gjithë 9-mujorin arritën në 353 milionë euro ose afërsisht sa 50% e investimeve të huaja direkte për periudhën.
Fitimet e riinvestuara kanë kompensuar një pjesë të rënies së flukseve të reja investuese nga jashtë dhe pasha e tyre e lartë është karakteristike në degë ku kërkohen investime të konsiderueshme periodike, si në industrinë nxjerrëse, por edhe në disa sektorë të shërbimeve. Një nga faktorët që shpjegon ruajtjen e niveleve të larta të investimeve të huaja direkte është pikërisht kontributi i investitorëve ekzistues. Struktura e investimeve të huaja direkte sipas sektorëve është e disponueshme deri në mesin e vitit 2021. Për 6-mujorin e parë të këtij viti, industria nxjerrëse ishte sektori që ka tërhequr më shumë investime të huaja, me 95 milionë euro ose 20% të totalit. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.
Këtë vit çmimet e naftës bruto kanë ardhur në rritje, duke ndjekur ciklin e përmirësimit të ekonomisë botërore pas goditjes së rëndë dha pandemia vitin e kaluar. Duke pasur parasysh se rritja e çmimeve ka vijuar më tej edhe në tremujorin e tretë, pritet që kjo të ketë nxitur nivele të larta të investimeve të huaja në këtë sector edhe në vazhdim. Rritje të ndjeshme në gjysmën e parë të vitit shënuan edhe investimet në aktivitete të pasurive të paluajtshme. Investimet në këtë sektor kanë arritur vlerën e 80 milionë eurove, në rritje vjetore me 186%. Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme duket se po tërheq jo vetëm investimet vendase, por edhe kapitalet e shtetasve të huaj.
Këtë vit po shënohet një tendencë e rikthimit të investimeve të huaja në sektorë strategjikë, si bankat dhe telekomunikacionet. Në fillim të muajit dhjetor, grupi hungarez OTP njoftoi arritjen e marrëveshjes për blerjen e Alpha Bank Albania për 55 milionë euro. Për OTP, kjo ishte blerja e dytë në tregun bankar shqiptar brenda tre vitesh. Për gjysmën e parë të këtij viti, sektori financiar ka tërhequr investime në vlerën e 76 milionë eurove, në rritje me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas ditë më vonë, edhe kompania tjetër hungareze, 4iG, njoftoi arritjen e marrëveshjes për blerjen e operatorit më të madh të shërbimeve fikse të komunikimit në vend, Albtelecom. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Paratë që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre në Shqipëri (remitancat) kanë shënuar rritje të ndjeshme këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ...
SHQIPËRI – Tregu i pagave në Shqipëri vitet e fundit ka filluar të vuajë nga fuqia e monopsonisë, me të cilën kompanitë e mëdha, ofruesit e mëdhenj t...
SHQIPËRI – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi këtë të mërkurë se tashmë sistemi që mundëson daljen e bizneseve në tregun...
TIRANË- Çmimet në muajin nëntor kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuan shtrenjtimin e shumë produkteve bazë, kryesisht ushqime dhe pije al...
SHBA –Pjesa e pasurisë globale të mbajtur nga miliarderët u rrit në shifra rekord gjatë pandemisë së koronavirusit 2019 (COVID-19), sipas një studimi nga ...
SHQIPËRI – Numri i operatorëve ekonomikë që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në tenderët publikë ka arritur në 24 deri në dhjetor sipas publikimit ...
Shqipëria i ka pak të zhvilluara tregjet financiare virtuale, por miratimi i një kuadri rregullator për kriptovalutat mund të rrisë rreziqet për pastrimin e par...
Nga 1 janari 2022 kur përfundon afati i aktit normativ për mosvendosjen e gjobave, procesi i fiskalizimit nuk do të funksionojë i plotë.Vetëm disa javë para për...
SHQIPËRI – Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon me kulmin e pandemisë së Covid-19, një e treta e popullsisë, apo 32.6%, konsiderohej e varfër, nga 3...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar, ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesë...