LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri/Dhuna ndaj grave dhe vajzave, shtohen denoncimet dhe reagimet

24 Nëntor 2021, 20:31 Nga DOSJA
Shqipëri/Dhuna ndaj grave dhe vajzave, shtohen denoncimet dhe reagimet

TIRANË – Në Shqipëri, veprimtaret e të drejtave të grave e vajzave si dhe qendrat e këshillimit shprehen për shtimin e denoncimeve të dhunës ndaj tyre prej bashkëshortëve.

Po ashtu është vërejtur një shtim i dhunës gjatë pandemisë, por denoncimet dëshmojnë për një dhunë sistematike, që zgjat me vite në martesat e tyre, që arrijnë kulmin me plagosje të rënda dhe me vrasje.

Një rrjet i gjerë i organizatave shqiptare po përgatiten të nisin nga nesër një fushatë kundër dhunës ndaj grave e vajzave, ndërkohë që vazhdon puna e përditshme për mbrojtjen e viktimave. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare merr çdo ditë denoncime për dhunë nga gra dhe vajza përmes telefonit, të cilat i këshillojnë nga afër e më pas i përfaqëson në gjykatë, duke u përgatitur dokumentat e proceseve gjyqësore.

Format e dhunës janë nga më të ndryshmet emocionale, psikologjike, ekonomike, seksuale, por dhuna fizike është ajo që denoncohet më shpesh pasi durohet nga gratë vite të tëra, pohojnë ekspertet e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare. Avokatja Lirie Dina veçon një grua, që ndihmoi muajt e fundit, kur denoncoi bashkëshortin pas shumë vjet dhune, sepse tashmë ai po dhunonte edhe fëmijën e tyre.

Burri e dhunonte prej 16 vjetësh edhe në prani të fëmijës. Ajo provoi të gjithë llojet e dhunës dhe i duroi që të mos prishej familja dhe të mos dëmtohej fëmija. Por më në fund e denoncoi bashkëshortin sepse ai kërcënoi se do ta hidhte fëmijën e tyre nga tarraca e pallatit. Plagët e veta i duroi me vite, por tek fëmija nuk duroi dot më” – thotë avokatja Dina.

Veprimtaret vlerësojnë se megjithë numrin në rritje të denoncimeve, përsëri ka në shoqëri shumë gra e vajza të tjera, që ende nuk guxojnë të denoncojnë nga frika e humbjes së jetës, nga frika e humbjes së familjes, pasurisë dhe të banesës. Denoncime të vazhdueshme nga gra dhe vajza të dhunuara merr nga telefoni dhe trajton nga afër edhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”. Drejtuesja e Qendrës, Fabiola Egro, thotë se ky rrjet është kujdesusr për qindra raste dhune në Tiranë, Durrës dhe zona të tjera, ku pavarësisht nga gjeografia e larmishme, shqetësimi mbetet i njëjtë; dhuna e përhapur dhe e tejzgjatur ndaj grave dhe vajzave.

“Marrim shumë telefonata me denoncime, të cilat janë shtuar ndjeshëm. Pjesa dërrmuese janë ndaj grave e vajzave, si dhe ndaj fëmijëve. Përpiqemi t’i ndihmojmë përmes bashkëpunimit me mekanizmat kundër dhunës, në gjykata me masat e mbrojtjes dhe në komunitetet e tyre” – thotë zonja Egro.

Ekspertet pohojnë se gratë e dhunuara në familje kanë nevojë për ndihmë ligjore të shumëllojshme, nga zgjidhja e martesës, detyrimet financiare për fëmijët, e deri tek ndarja e pronave të përbashkëta, për të cilat janë bërë përmirësime edhe në ligjin e kadastrës, ku gruaja njihet si bashkëpronare. Nga ana tjetër, avokatja Dina thotë se janë përmirësuar dhe ato kanë nisur të zbatohen si për mbrojtjen ashtu edhe për trajtimin e grave e vajzave, viktima të dhunës në familje. Megjithatë problemet vazhdojnë, siç del edhe nga një monitorim i Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare në gjykatat e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, për zbatimin e ligjit të dhunës në familje, realizuar me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Kemi konstatuar nga monitorimi se në jo pak raste vlerësimi i riskut për viktimat e dhunës nuk bëhet bashkarisht nga institucionet e ngarkuara sipas ligjit. Kjo sjell vështirësi të mëtejshme, që shkaktohen nga mos marrja e vendimeve në mënyrë të njëkohëshme nga institucionet, ndaj bashkëpunimi mes tyre është mëse i domosdoshëm” – thotë avokatja Dina.

Qendrat e emergjencës dhe mekanizmi kundër dhunës janë detyrim ligjor për t’u ngritur pranë cdo bashkie, përballë situatës kritike të grave dhe vajzave. Zonja Egro thotë se “në Durrës dhe në zona të tjera po ngrihen qendra emergjence për trajtimin e menjëhershëm të rasteve të denoncuara, për të nxjerrë sa më parë urdhëra mbrojtjeje dhe për të vlerësuar gjendjen dhe pasojat”.

Gratë e dhunuara pohojnë se kanë nevojë për mbrojtje të vazhdueshme, se ndjehen të kërcënuara edhe pasi denoncojnë dhunën në familje, sepse dhunuesit i konsiderojnë si pronë bashkëshortet dhe shkelin urdhërat e mbrojtjes, që nxjerr gjykata, ndaj atyre u duhet shumë guxim për këto denoncime dhe ballafaqime me ta në gjykatë.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna bashkeshortore dhuna ndaj femres dhuna ndaj grave dhuna ndaj grave ne kosove dhuna bashkeshortore dhuna ndaj femres dhuna ndaj grave dhuna ndaj grave ne kosove

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Nëntor 2021, 18:59

FOTO/ Aksident në Astir, lëndohet një person

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen Astir në Tiranë. Mësohet se nga aksidenti 1 person është i lënduar.Ende nuk dihet se cili është ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet