"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Toni Montana” idhulli i tyre! Drogë, mitrolozë dhe municione në Catania/ Shkatërrohet rrjeti MAFIOZ i drogësm dy SHQIP
11 Shkurt 2021, 16:36Nga DOSJA
CATANIA – Nëntë persona u arrestuan nga Policia italiane në zonën e Catanias gjatë një operacioni të koduar “Drug Stable”. Të prangosurit akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merren me trafik droge, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Tetë nga të prangosurit u dërguan në burg, ndërsa një është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Policia italiane ka publikuar pamjet nga operacionit, dhe kontrolli në shtëpinë e një prej anëtarëve të bandës, i cili ishte i “fiksuar” me Al Pacionin, pasi mbante në panoramë foton e tij, të shkrepur nga filmi “Scarface”.
Të arrestuarit janë identifikuar si: Antonino Battaglia, 31 vjeç; Beshir Doraci, i njohur me nofkën “Leo”, 35 vjeç shqiptar; Fabio Magrì, ose ndryshe “Fabione”, 42 vjeç; Francesco Ivan Manuli, 21 vjeç; Antonella Napoli, 34 vjeç; Michael Nicotra, “Maicolino” ose “xhuxhi”, 28 vjeç; Luigi Pino, 27 vjeç; Filippo Scordino, ose ndryshe “Chicco”, 32 vjeç; dhe Giuliano Giovanni Scordino, 25 vjeç. Rreth një vit më parë, si pjesë e këtij grupi kriminal është arrestuar edhe Leonard Xhafa, i njohur me pseudonimin “Leo”, rreth 30-vjeç dhe me banim në Pulia.
35-vjeçari shqiptar Beshir Doraci, me origjinë nga Vlora, i cili luante rolin kryesor të furnizimit me sasi të mëdha kanabisi që më pas shpërndahej në Itali por edhe shtete të tjera europiane.
Hetimet për grupin nisën më 11 maj 2019 në Librino, kur dy prej anëtarve u qëlluan dhe u plagosën teksa “punonin” në zonën e Librinos. Gjatë hetimeve, Policia ra në gjurmët e grupit, duke zhvilluar edhe operacionin”Drug Stable”, gjatë të cilit u gjetën dhe sekuestruan tre mitraloza, një pushkë, municione, 8,460 euro, 2,000 prej të cilave ishin të falsifikuara.
Grupi dyshohet se ka shitur mesatarisht 150 kg marijuanë në muaj dhe se merrte 70/80 kg marihuanë çdo dy javë nga trafikantët shqiptarë me bazë në Puglia.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- 225 mijë paund të cilat ishin në në sarbatorin e një furgoni ku destinacioni ishte Shqipëria, janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, së bashku me zyrta...
TIRANË– COVID-19 i ka marrë jetën gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruar në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar infektimi.G...
TIRANË– Qytetari Arjan Kruja ka denoncuar kushtet e vështira në QSUT, ku ka shtruar gruan e tij pasi ishte e sëmurë me veshka.Kruja ka rrëfyer për ‘Faxweb’...
TIRANË– Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Sokol Ngresi. Ditën...
FIER– Familjarët e 22-vjeçarit Sokol Shyrte, i cili u gjet i vdekur në bregun e Zvërnecit disa ditë më parë, kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. Ata shprehin ...
FIER- Arben Çepele nga Roskoveci vie për herë të dytë pre e grabitësve. Fakti që i biri jeton në Britani të Madhe duket se “josh” elementët kriminalë në ...
CROTONE– Operacion gjatë natës në Itali! Guardia di Finanza e komunës së Crotone i ka sekuestruar 360 mijë euro të bosit mafioz të “Ndranghetës”, Alfonso Mannol...
TIRANË– 1647 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative gjatë 24 orëve të fundit pas nuk respektuan masat anti-COVID.Policia bën me dije se u ndë...