"Duam drejtësi"/ Familjarët e Leo Sadikut dhe Martin Canit protestë para Ministrisë së Shëndetësisë: I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria!
"Nuk e solla në Tiranë për të ma vrarë", nëna e Leo Sadikut: M’u përvëlua shpirti! Një palo m...
"Nuk e solla në Tiranë për të ma vrarë", nëna e Leo Sadikut: M’u përvëlua shpirti! Një palo m...
Berisha: Rama mobilizoi miliona e aviona për foton e munguar me zëvendëspresidentin amerikan 18 Shkurt, 13:18 "...
Të shtënat në Shkodër, reagon policia: 34-vjeçari ka humbur jetën! Vajza është dërguar në sp...
Policia, aksion në Tiranë, arrestohen disa persona, sekuestrohen lëndë narkotike 18 Shkurt, 09:32 Operacio...
TIRANË– Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Sokol Ngresi. Ditën e sotme, me anë të një njoftimi zyrtar, Komisioneri ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin nga detyra të gjyqtarit.
Kjo pasi sipas Komisionerit Publik, gjyqtari në fjalë nuk ka pasur një nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë, ndryshe nga vendimi i marrë në dhjetor të vitit të shkuar.
“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se, referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, z. Sokol Ngresi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë,”-shkruhet në njoftim.
Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ngresi është kandidat për Gjykatën e Lartë në procesin që po zhvillohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
NJOFTIMI I PLOTË:
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Ngresi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se, referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, z. Sokol Ngresi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 324, datë 11.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Sokol Ngresi.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
vijon…
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Familjarët e 22-vjeçarit Sokol Shyrte, i cili u gjet i vdekur në bregun e Zvërnecit disa ditë më parë, kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. Ata shprehin ...
LAÇ– Qendra shëndetësore në Laç është përfshirë në kolaps pasi të gjitha llojet e sëmundjeve trajtohen në të njëjtin ambient, përfshirë këru...
FIER- Arben Çepele nga Roskoveci vie për herë të dytë pre e grabitësve. Fakti që i biri jeton në Britani të Madhe duket se “josh” elementët kriminalë në ...
KORÇË– Një aksident ka ndodhur këtë të enjtje në aksin rrugor Zëmblak-Goricë në qytetin e Korçës, afër pikës kufitare me Maqedoninë e V...
CROTONE– Operacion gjatë natës në Itali! Guardia di Finanza e komunës së Crotone i ka sekuestruar 360 mijë euro të bosit mafioz të “Ndranghetës”, Alfonso Mannol...
TIRANË– 1647 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative gjatë 24 orëve të fundit pas nuk respektuan masat anti-COVID.Policia bën me dije se u ndë...
SHKOZE– Reshjet e shiu ditët e fundit kanë sjellë rrëshqitje të tokës në Shkozë. Dherat e rënë kanë sjellë dhe dëmtimin e rrugës duke u bërë një rrezik për këdo...
KORÇË– Një video e frikshme vjen nga Korça! Ka qënë një makinë e cila ka devijuar nga rruga dhe ka marrë përpara dy fëmijë. Në videon e publi...
SHKODËR– Ish-deputeti i PD-së Helidon Bushati I cili është edhe i dekleguari I kësaj partie në Shkodër, ka reaguar lidhur me përmbytjet në atë zonë.Me anë ...
TIRANË– Dhjetë mijë dollarë janë gjetur dhe janë sekuestruar në banesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila u vu sot në pranga. Dosja.al ka mësuar se...