Bisedimet për Asosacionin/ Hovenier: Nuk do lejojmë krijimin në Kosovë të një etniteti si ajo e Republikës Sp...
Politike
Tomorr Alizoti: Sjellja e Alibeajt nuk i shërben PD-së, Berisha është shumicë në atë parti
4 Prill 2022, 19:10Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti demokrat Tomorr Alizoti tha se pas zgjedhjeve lokale të 6 marsit u faktua përmes votës se lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shumicë në këtë parti. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ Alizoti tha se Berisha i ka sfiduar të gjithë ndërsa theksoi se minoranca në këtë parti s’mund të vendosë kushte.
“Luftërat e brendshme politike janë luftëra civile që nuk i fiton kush. Krizë e madhe, tronditje e madhe brenda PD, elektoratit dhe brenda grupit parlamentar. Pas 6 marsit Berisha ishte shumicë në Partinë Demokratike. 6 marsi faktoi përmes votës që Berisha është shumicë. Pas 6 marsit, edhe deputetët që ishin pranë Bashës, i reaguan dhe ndikuan në dorëheqjen e tij. Çdo gjë e vendosur politikisht nga Basha politikisht nuk përbën më sens,”tha Alizoti.
Më tej ai shtoi se një njeri që ka dalë në minorancë nuk mund të caktojë kryetarin e grupit parlamentar pa një pajtim publik që të shpëtojë PD-në.
“Sjellja me këtë llojë potence nuk i shërben partisë. Alibeaj nuk mund të vazhdojë këtë dominancë se është minorancë. S’mund të vazhdojë sjellja dominuese se kanë ndryshuar balancat. Me faktimin elektoral balancat kanë ndryshuar”,tha Alizoti.
Sakaq, Alizoti theksoi se minoranca nuk mund të vendosë kushte për të bashkuar Partinë Demokratike.
“Ikjen e dy njerëzve e vendos vota. Minoranca s’mund të vendosë kushte. Kryetari i PD është ai që mund Berishën me votë. Duhet të ndodhë në garë e gjitha kjo”,tha Alizoti.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj i cili ankimoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e 11 dhjetor duke ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta në Maternitetin e Ri që hapi dyert sot në Berat. Ai tregon me humir se gjyshja e tij ka bërë nëntë ...
TIRANË– Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj! Sot, pak ditë para mbledhjes së Kongresit Kombëtar të Partisë Socialiste, ësht...
TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pranuar se sot ka pasur negociata lidhur me emrin e presidentit të ri. Me anë të...
TIRANË-Analisti Fatos Lubonja deklaroi ditën e sotme se situata në Partinë Socialiste është katastrofë. I ftuar në emisionin e gazetares Ola Bruko “Pikat m...