LIVE UPDATES
Politike

Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës, PD: Është i shkarkuar, s’ankohet dot

4 Prill 2022, 14:41 Nga DOSJA
Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës, PD: Është i shkarkuar,

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj i cili ankimoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e 11 dhjetor duke i kaluar vulën dhe zyrën e PD-së, Komisionit të Rithemelimit. Në një reagim zyrtar, PD bën me dije se Alibeaj është shkarkuar si Nënkryetar i PD dhe për pasojë nuk plotëson asnjë kriter legjitim për tu ankuar. Pra, PD sqaron se vetëm palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proçes mund të bëjnë ankim. Askush tjetër. Me “pale” kuptohet i padituri dhe personi i tretë. Me “pjesëmarrës te tjerë” kuptohet Avokati i Shtetit, i Popullit ose Prokurori atëherë kur ligji ua detyron pjesëmarrjen në një proces civil. Ankimuesi, në këtë rast, nuk ka qenë as palë e as pjesëmarrës në proçes dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret legjitimues për tu ankuar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Nga mediat jemi vënë në dijeni që nën emrin e Partisë Demokratike është paraqitur një kërkesë ankimore kundër vendimit nr.1346/222 dt.25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nënshkruar nga Enkeled Alibeaj. Së pari, sqarojmë se askush nuk mund të ndërmarrë veprime në emër të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i PD dt.11 dhjetor 2021, ka mandatuar si të vetmin organ drejtues të Partisë Demokratike Komisionin e Rithemelimit të Partisë. Gjithashtu, Kuvendi ka shkarkuar Z. Alibeaj si nënkryetar i Partisë Demokratike. Pra, nuk përfaqëson PD në asnjë marrëdhënie me të tretët. Së dyti, përsa i takon kërkesës ankimore, ajo është paraqitur nga persona të palegjitimuar të bëjnë ankim kundër vendimit të mësipërm të gjykatës.

Kodi i Procedurës Civile përcakton:

Neni 442/a

Ankimi

“Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”

Pra, vetëm palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proçes mund të bëjnë ankim. Askush tjetër. Me “palë“ kuptohet i padituri dhe personi i tretë. Me “pjesmarrës te tjerë” kuptohet Avokati i Shtetit, i Popullit ose Prokurori atëherë kur ligji ua detyron pjesëmarrjen në një proces civil. Ankimuesi, në këtë rast, nuk ka qenë as palë e as pjesëmarrës në proçes dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret legjitimues për tu ankuar. Ky gjykim është zhvilluar komform proçedures pa të paditur, pa persona të tretë dhe pa asnjë pjesmarrës tjetër. Vetem me “kërkues” Komisionin e Rithemelimit të PD. Njëlloj si në të gjitha rastet e tjera të këtij tip procesi.

Në këto kushte, Sekretaria e Gjykatës ku është paraqitur kërkesa ka detyrimin tua kthejë mbrapsht atë komform kritereve të Kodit të  Proçedurës Civile. Së fundmi, PD denoncon aktin Basha – Alibeaj  si përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të mbajtur peng vulën e PD kundër vullnetit të shumicës së demokratëve të shprehur qartë në kuvendin e tyre më 11 Dhjetor 2021 dhe të çertifikuar në kutitë e votimit më dt. 6 mars 2022.

LAJM KRYESOR: Alibeaj ankimon vendimin për Statutin e 11 Dhjetorit, PD: Je shkarkuar, s’e bën dot

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkeljed alibeaj gjykata e tiranes partia demokratike rithemelimi merr pd enkeljed alibeaj gjykata e tiranes partia demokratike rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 31 mars

Dosja Sot Date 31 mars

Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive