LIVE UPDATES
Aktualitet

TMERRI i Beogradit/ HISTORIA e gangsterit Veljko Belivuk, lidhjet me Vuçiçin

23 Tetor 2021, 18:39 Nga DOSJA
TMERRI i Beogradit/ HISTORIA e gangsterit Veljko Belivuk, lidhjet me

BEOGRAD– Kur sheh fytyrat e tyre, mendon se në ato momente fotografi u ka kërkuar që të buzëqeshin për kamerën. Por nuk është kështu! Personi që shihni në foto është udhëheqësi i një grupi tifozësh futbolli i quajtur Veljko Belivuk, ose ‘Velja Nevolja’ [Problemi Velja].

I arrestuar në shkurt, Belivuk akuzohet për drejtimin e një bande kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbimin, pastrimin e parave dhe një varg vrasjesh brutale në Serbi. I njohur prej kohësh për sjelljen e tij të dhunshme, Belivuk megjithatë kaloi relativisht shumë pak kohë pas hekurave, një fakt që disa ia atribuojnë lidhjeve të tij me zyrtarë të Partisë Progresive Serbe në pushtet, SNS. Por duket se në fillim të këtij viti, fati i tij mbaroi.

Muskuj për partitë politike

Belivuk u rrit në Beogradin e viteve 1990, kur Jugosllavia socialiste po shpërthente në luftë dhe figurat e krimit të armatosur ishin heronj të tabloidëve. Në fillim të viteve 2000, ndërsa reformatorët përpiqeshin të kapnin trashëgiminë e sundimit të Slobodan Millosheviçit, Belivuk hyri në botën e sigurimit privat. Ngjarja e tij e parë ndodhi në vitin 2007, kur Belivuk, si shef i sigurimit në BlayËatch, një klub nate i njohur në Beograd, u përfshi në një incident të dhunshëm me dy të mitur.

Në vitin 2008, prokurorët e akuzuan atë për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, por pasi dëshmitarët ndryshuan deklaratat e tyre, aktakuza u zbut në vitin 2015 nga tentim vrasje në lëndim të rëndë trupor. Akuza e armëve tashmë ishte rrëzuar dhe në mars të vitit 2016 – 8 vjet pas veprës – Belivuk u dënua me pesë muaj e gjysmë burg, praktikisht jashtë qelisë, pasi kohën e dënimit e kishte mbuluar në paraburgim.

Në atë kohë, Belivuk ishte një tifoz i madh, pasi nuk mungonte kurrë nga tribunat e klubit të futbollit Partizan të Beogradit së bashku me Aleksandar Stankoviç, i njohur si Sale the Mute, i cili do të vritej në tetor 2016. Në dhjetor 2013, Belivuk dhe një tifozë të tjerë shkatërruan një kafene në Beograd në pronësi të Aleksandar Vaviç, drejtues i grupit të tifozëve të Partizanit, Alcatraz.

Belivuk ishte bërë një udhëheqës i ‘Janjicarit’ të Partizanit, grup i formuar në vitin 2013 gjoja si klub tifozësh, por shumë prej tyre ishin të përfshirë në tregëtinë e drogës dhe përdoreshin si “çirakë” për partitë politike.

I prenë kokën

Megjithatë, në vitin 2016, Belivuk dukej se kishte tejkaluar kufirin kur një video e tij duke sulmuar brutalisht një burrë jashtë stadiumit të Partizanit u bë virale dhe emri i tij u vendos në të gjitha gazetat.

Duke e pranuar fajin, Belivuk u dënua me një vit arrest shtëpiak, pa asnjë mbikëqyrje elektronike. Por përpara se të fillonte dënimi i tij, Belivuk u arrestua në lidhje me vrasjen e Vlastimir Millosheviçit në janar 2017. Ai kaloi 14 muaj në paraburgim dhe në maj 2018 u lirua nga akuza për vrasjen. Gjyqtarja, Slavica Nikolic, tha se provat e paraqitura kishin për bazë vetëm dyshimin e arsyeshëm dhe kjo nuk mjaftonte për të marrë një vendim. Problemet juridike të Belivuk, megjithatë, nuk i ndaluan bashkëpunëtorët e tij që të punësoheshin për të ndihmuar në sigurimin e ditës së betimit të Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë në prill 2017.

Rreth fundit të 2019-ës, fillimit të 2020-ës, Janjicarët ndërruan emrin e tyre në ‘Principi’; por pavarësisht ndryshimit të emrit, ata ruajtën lidhjet e tyre të mira me një këshilltar të lartë të policisë dhe sekretarin e përgjithshëm të qeverisë serbe. Por aktivitetet e Belivuk ishin gjithnjë e më shumë publike. Në fillim të vitit 2020, një video e tij u shfaq në mediat sociale që tregonte Belivuk duke ngacmuar udhëheqësin e një grupi rival të tifozëve të Partizanit. Sado e keqe, videoja nuk ishte asgjë në krahasim me atë që po ndodhte. Policia serbe arriti që të kishte akses në rrjetin e komunikimit “Sky EEC” që Belivuk dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin për të komunikuar. Në një nga mesazhet, Belivuk – ose ‘Sopranoja’ siç njihej– dërgoi një foto të kokës së prerë të tifozit të Partizanit, Goran Veliçkoviç.

“Shikoni foshnja, Meksikë në mes të Beogradit hahaha,”-shkruante ai krahas fotos. Në trupin e Veliçkoviçit ishte skalitur një referencë nënçmuese për një person me emrin Korac. Filip Korac është një udhëheqës i bandës kriminale malazeze të trafikut të drogës, e cila është përfshirë në një luftë të egër në terren me bandën rivale malazeze të Kavacit. Mendohet se edhe Belivuk ishte anëtar i Kavacit.

Prokurorët thonë se Veliçkoviç ishte një nga shumë viktimat që u dërguan në një shtëpi në një periferi të Beogradit, u torturuan, u vranë dhe u copëtuan dhe eshtrat e tyre u futën në një mulli mishi për t’u hedhur më pas në lumë. Po ashtu, banda kishte përdorur edhe një ‘bunker’ sekret në stadiumin e Partizanit për të fshehur drogën dhe armët.

Miqtë në pozicione të larta në shtet

Gazetarët investigativë kanë paraqitur prova bindëse të lidhjeve mes bandës së Belivuk dhe atyre që janë përgjegjës për drejtimin e vendit. Në korrik, Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit me qendër në Beograd, KRIK, publikoi artikullin e radhës, të cilën Belivuk e pranoi vetë para Gjykatës. Belivuk tha se Vuçiç i kishte kërkuar që të vinte nën kontroll thirrjet kundër presidentit nga tribuna e Partizanit gjatë ndeshjeve të futbollit, për të frikësuar protestuesit antiqeveritarë. Po ashtu i kishte kërkuar që marshimi i komunitetit LGBT të zhvillohej paqësisht. Belivuk tha se ai e kishte takuar personalisht Vuçiqin në disa raste, një pretendim që presidenti e mohoi. Krahu i djathtë i Belivuk, Marko Miljkoviç, pretendoi se ishte takuar me Ministrin e Brendshëm Aleksandar Vulin, si dhe vetë Vuçiçin. Por edhe Vulin e ka mohuar një pretendim të tillë.

BIRN ka raportuar më parë për lidhjet e grupit me një numër zyrtarësh qeveritarësh. Edhe djali 23-vjeçar i Vuçiçit, Danilo, është fotografuar disa herë me anëtarë të ndryshëm të grupit Janjicari. Duke iu përgjigjur raporteve të shtypit për miqtë e djalit të tij, Vuçiç tha se ata ishin thjesht tifozë futbolli, jo kriminelë.

Një nga ata që u fotografuan me Danilon në një ndeshje të Kupës së Botës 2018 në Rusi, Boris Karapandzic, tani përballet me akuzat si një nga bashkëpunëtorët e Belivuk, pasi tashmë është dënuar për trafik droge, posedim të paligjshëm të armëve dhe përfshirje në shkatërrimin e kafenesë së Vaviçit në Beograd.

Por edhe fati mbaron

Belivuk dhe Miljkovic u ndaluan të hynin në Malin e Zi për arsye sigurie. Por në fillim të këtij viti, Belivuk shkoi gjithsesi, pasi mesa duket iu hap rruga nga disa oficerë policie, edhe këta të fundit të arrestuar. Mediat shtuan se ai u takua në Mal të Zi me një burrë të quajtur Radoje Zvicer, një anëtar i rangut të lartë të klanit Kavac. KRIK ka raportuar se Belivuk ishte anëtar i klanit. Pas kthimit të tij nga Mali i Zi në janar, Belivuk u ndalua për disa orë, ndërsa një numër personash u arrestuan në Mal të Zi me dyshimin se tentuan ta vrisnin.

Ditë më vonë, herët në mëngjesin e 4 shkurtit, Belivuk u arrestua.Më 30 korrik, Belivuk dhe 29 bashkëpunëtorë u përballën me drejtësinë dhe akuzat e ngritura ndaj tyre. Belivuk akuzohet personalisht për 5 akuza për vrasje të rëndë, prodhim, mbajtje, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, rrëmbim dhe prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike. Prokurorët e krimit të organizuar njoftuan më 19 tetor se po hetonin gjithashtu grupin për një vrasje të gjashtë. Por a do t’ja dalin ta dënojnë?

Marrë nga BI

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni serbi veljko belivuk serbi veljko belivuk

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin