Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe. Ndërkohë që nga 4249 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 629 qytetarë, në këto bashki: 269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd. Janë 6907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 629
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4249
Testime totale 1,280,641
Raste pozitive 181,252
Raste të shëruara 171,475
Raste Aktive 6907
Humbje jete 2,870
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3420
Fier 869
Durrës 746
Shkodër 466
Elbasan 277
Gjirokastër 209
Korçë 204
Berat 175
Lezhë 173
Vlorë 158
Kukës 136
Dibër 74
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TEPELENË– Një makinë tip “Peugeot” ka dalë nga rruga në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Mësohet se gjatë aksidentit të ndodhur pranë vendit të njo...
GREQI- Aldo Baho, i njohur si “Sakati” është arrestuar nga Policia në tentativë për të kaluar kufirin për në Greqi. Baho, ose ndryshe “Sakati”, nofkë të cilën e...
EGJIPT– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Egjipt. Ai është pritur nga kryeministri i Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly. Rama është pritur në ...
TIRANË– Ngjarjet tragjike të ndodhura në vendet më me ndikim në botë, siç është Hollywood, lënë një impakt të madh te publiku. Rasti i një dit...
TIRANË– Rikthehet hija e “Ndragheta-s”! Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur një tender për blerjen e një mjeti lundrues (skaf) për ta për...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se deri më tani ka mbështetjen e 97% të anëtarësisë së partisë. Kjo ishte deklarata e t...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur një procedurë prokurimi për gati 54 milionë lekë të vjetra për të ekspozuar produktet lokale t...
TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës për energjinë elektrike, e cila u nënshkrua dy ditë më parë. Me anë të një ...
PATOS– Një 26-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi vodhi një shumë parash brenda një dyqani në Patos. Mësohet se i arrestuari është Fabi...
TIRANË- 12 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 7 persona janë arrestuar për kultivim dhe trafikim ...