LIVE UPDATES
Aktualitet

2 agjentë krimesh dhe punonjës të TIA-s, kalonin klandestinë me viza false në SHBA dhe Angli! SPAK mbyll një tjetër dosje

16 Korrik 2021, 14:00 Nga DOSJA
2 agjentë krimesh dhe punonjës të TIA-s, kalonin klandestinë

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet e nisura që në vitin 2019 për grupin e zyrtarëve që ndihmonin në lëvizjen e paligjshme jashtë vendit. Sot, hetuesit e SPAK i kanë dorëzuar për gjykim dosjen GJKKO-së me plot 24 persona të pandehur, mes tyre dhe ish-zyrtarë.

Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi e Arselda Memaj janë të gjithë të akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve” pasi dërgonin qytetarë me viza false në SHBA, Kanada dhe Angli. Mes tyre janë 2 agjentë krimesh dhe punonjës të TIA-s.

Klandestinët kalonin nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për të finalizuar operacionin “Crystal Eagle” u desh edhe ndihma e shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana.

Njoftimi i SPAK:

Sot më datë 16 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.174/1 viti 2019 ndaj të pandehurve (24 të pandehur): Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi e Arselda Memaj të akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, e për qëllime fitimi, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 parag. 3, 28/4, 333/a e 334/1 të Kodit Penal – në rastet e kapjes së shtetasve shqiptarë, përkatësisht : në Calgary (Kanada) më datë 07.09.2019; në Montreal (Kanada) më 29.11.2019; më datë 06.12.2019 në Mbretëri të Bashkuar; më 08.11.2019 në aeroportin “Stansted” Londër (Mbretëri e Bashkuar); më 05.12.2019 në Aeroportin “Ciampino” Romë (IT); në Spanjë më datë 30.12.2019 ; më datë 26.12.2019 në Lisbonë (Portugali); më 30 Dhjetor 2019 në Berlin (Gjermani); më datë 15 Janar 2020 në Itali; në Spanjë më datë 23.01.2020; më datë 22.01.2020 në Mbretërinë e Gjibraltarit; më 26.01.2020 në Malpensa (Itali); në Xhenova/Itali më 28.01.2020; në Aeroportin e “Barcelonës” (Spanjë) më datë 10.02.2020; më 28.02.2020 në Pikën e Kontrollit Kufitar “Hani i Elezit” (Kosovë); më 01.03.2020 në aeroportin e Bilbaos (Spanjë); – në tentativat për të udhëtuar nga vendet Europiane Shengen drejt Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë e SHBA-ve duke përdorur dokumenta të fallsifikuara nën emra shtetasish jo shqiptarë;

Bukurije Ahmetaj, akuzuar për vepër penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.
Altin Memaj, akuzuar për vepër penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 të Kodit Penal.

Shkëlzen Avduli, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Klajdi Llika, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Gjona, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.
Xhelil Dautaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.

Mark Gjinaj (Gjini), akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal. • Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, për dokumenta të gjetura në banesë gjatë kontrollit ditën e arrestimit. • Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Besjan Mustafa, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Behar Ismailaj, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Ervilma Bezati akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Juxhin Tirana, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Admir Spahia, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Drita Sadriaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Arian Koldashi, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Aida Cenaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ilir Ferati, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Breza, person nën hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Besnike Tufa, person nën hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve” për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ndaj të hetuarve Gëzim Breza e Besnike Tufa, në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma’’dh’’ të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet pushimi i çështjes, për shkak se nuk provohet të kenë kryer veprën penale që u është atribuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin memaj arselda memaj azem tanushi blerim coka bukurije ahmetaj eduard haxhiu elvis ahmetaj fatmir (alias elvis) qema operacioni “crystal eagle” altin memaj arselda memaj azem tanushi blerim coka bukurije ahmetaj eduard haxhiu elvis ahmetaj fatmir (alias elvis) qema operacioni “crystal eagle”

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më