LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ke ndonjë patentë për të drejtuar mjetin? Po s’ke pra…!”/ Vijon ‘aksioni’ në rrugë, hiqen 43 leje drejtimi br

16 Korrik 2021, 13:36 Nga DOSJA
“Ke ndonjë patentë për të drejtuar mjetin? Po

TIRANË– Kanë vijuar kontrollet në rrugët kryesore në vend nga policia rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë goditur dy raste të mitëdhënies si dhe janë vënë në pranga 11 shoferë për shkak se janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe disa të tjerë duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke ecur me shpejtësi të lartë.

Po ashtu, janë pezulluar 43 leje, nga këto: 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur. Janë vendosur 1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Njoftimi i policisë: 

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Kontrolle intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë 24 orët e fundit janë goditur dy raste të mitëdhënies, nga Policia Rrugore e Tiranës. Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kastriotët” pranë Casa Italias, u konstatua shtetasi B. Sh. duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, u konstatua shtetasi E. G. që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Të dy këta drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur masën administrative. Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, janë konstatuar dhe vënë në pranga 11 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

43 leje drejtimi të pezulluara, nga këto: 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur; 1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

-Falë telefonatave të qytetarëve, janë parandaluar 4 ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:

• Në Sarandë u kap në flagrancë shtetasi A. J., i cili drejtonte mjetin “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l alkool dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

• Në Divjakë është arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., i cili drejtonte mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

• Në Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë tentativës për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë përplasi edhe një mjet, duke i shkaktuar dëme materiale;

• Gjithashtu, në Tiranë është arrestuar I. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe qarkullonte me shpejtësi në rrugët e qytetit.

Mos shpejtoni të arrini aksidentin, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, mos shkelni semaforin, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos tentoni të korruptoni punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative. Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës fluksi në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike është i shtuar, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle ne rruge policia rrugore kontrolle ne rruge policia rrugore

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më