LIVE UPDATES
Politike

Titulli “Nderi i Dibrës” për Haxhi Lleshin, PD thirrje Ramës: Anuloje vendimin, është një turp. Koha e komunis

23 Dhjetor 2019, 15:50 Nga DOSJA
Titulli “Nderi i Dibrës” për Haxhi Lleshin, PD thirrje

DIBËR- Bashkia Dibër i ka dhënë sot titullin “Nderi i Qarkut të Dibrës”, Haxhi Lleshit. Pas këtij vendimi ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike, me anë të ish-deputetes, Dhurata Çupi, e cila  e quan një turp këtë vendim të Bashkisë Dibër.

Në një reagim në Facebook, Çupi shprehet se vendimi është turp historik duke bërë thirrje që të anulohet. “Për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë. I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës”, shkruan ish-deputetja.

REAGIMI I PD

Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm.  Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës: ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor, ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi.

Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë. I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës. Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm.

Kush është Haxhi Lleshi?

Haxhi Lleshi, ka qenë figurë politike shqiptare. Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. Në vitet 1920 – 1926 punoi si çoban në vendlindje. Më 1926 – 1931 ndoqi shkollën fillore, më pas ndoqi një klasë gjimnaz në gjuhën shqipe dhe të dytën e të tretën në gjuhën serbo-kroate në shehër të Dibrës.

Në vitet 1940 – 1941 internohet nga jugosllavët në Vranjë dhe Shkup. Në vitet 1941 – 1942 qëndroi në Peshkopi e Mat. Në qershor të 1942 është komandant i një çete në Peshkopi. Më 1943 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në vitet 1943 – 1944 është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 1944 – 1946 anëtar i KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Brendshme. Më 1946 – 1948 qe ministër pa portofol.

Gjatë kohës që ishte në krye të MPB nënshkroi autorizimin për dërgimin e mijëra kosovarëve të Shqipërisë së Mesme, nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Kavaja për t’ia dorëzuar organeve të UDB-së në Tiranë. Më 1948 – 1949 qe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1949 – 1953 shërbeu si drejtor i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në të gjitha legjislaturat nga 1946 deri më 1992 u zgjodh deputet. Më 1953 – 1982 qe president i Presidiumit në Kuvendin Popullor. Më 1966 – 1991 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në shkurt të 1991, anëtar i Këshillit Presidencial. U burgos për genocid. Vdiq në Tiranë më 1998.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike haxhi lleshi haxhi lleshi nderi i dibres pd kerkon anulimin e vendimit te bashkise diber haxhi lleshi haxhi lleshi nderi i dibres pd kerkon anulimin e vendimit te bashkise diber


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit