LIVE UPDATES
Ekonomi

Tiranë/ Drejtorët nuk regjistrojnë djalin me probleme autizmi: Shkolla s’është bamirësi. Nëna: A iu vjen gjynah… (VD)

20 Shtator 2019, 20:37 Nga DOSJA
Tiranë/ Drejtorët nuk regjistrojnë djalin me probleme autizmi:

TIRANË- Hatixhe Byberi, nga Tirana, i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi nuk regjistron dot në shkollë djalin me probleme autizmi. Nga shkolla “Musine Kokalari”, djali ka kaluar në shkollën “Kolë Jakova” për shkak të ndryshimit të vendbanimit. Por tani që jeton në njësinë administrative numër 6, nuk e regjistrojnë as në shkollën “Musine Kokalari” dhe as në shkollën “Betim Muço”, edhe pse e ëma ka shkuar në të dyja shkollat.

Hatixheja takon drejtorët e dy shkollave, që vetëm e përcjellin, duke i thënë, se i takon tek shkolla tjetër. Vetëm pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” , djali 10 vjeçar regjistrohet në shkollën “Betim Muço”, që e ka dhe më afër shtëpisë.

Dialogu i nënës me drejtorin e shkollës “Musine Kokalari”

Nëna e djalit: Tashi, ça do bëhet?

Drejtori: Mos më mërzit sot!

Nëna e djalit: Pikërisht erdha sot, mbasi u bënë ato, se kisha dit me t’ardh në mëngjes, me bërtit…

Drejtori: Me kë me bërtit?

Nëna e djalit: Me thënë, pse s’ma pranoni djalin.

Drejtori: Ti je tu ardh sot te unë.

Nëna e djalit: Unë erdha bisedova me ty, sepse e para, isha e sigurt, se me ato fjalë të vajzës, se dhe herën e kaluar, kur ka dashur ta fus në klasë të parë, ma ke shtyrë një vit, më ke thënë nuk pranojmë fëmijë.

Drejtori: Erdhi Hyjria tek unë (vajza e Hatixhes)

Nëna e djalit: Erdhi Hyjria dhe erdh tu qajt, ca i kemi bo drejtorit, që s’na pranon Rexhin.

Drejtori: Ça i kena bo na drejtorit…Po, janë mbyll regjistrimet, vërtet. Ti s’ke ardh as në kohën e duhur, as në momentin e duhur. Ke ardh, kur është mbaru gjithcka.

Nëna e djalit: Ky fëmijë, në cfarëdo momenti, që shkohet, duhet të më pranohet, se ti e di, që unë kam 7 kalamaj. Nga ana e bamirësisë, nga ana e ndjenjës njerëzore.

Drejtori: Shkolla nuk është bamirësi.

Nëna e djalit: Shkolla as nuk është bamirësi, as s’është shkollë private, është institucion që edukon.

Drejtori: Me qenë unë si ti, e çoj atje, ku i takon.

Nëna e djalit: Nuk e pranojnë, mor burrë i dheut.

Drejtori: Po qysh s’e pranojnë?

Nëna e djalit: Kanë 42 nxënësa.

Drejtori: 42 nxënësa kam edhe unë. Edhe unë kam 42, pse ta pranoj unë, kur s’e pranon ai?

Nëna e djalit: Klasa të para, të dyta, të treta, nuk janë 42 nxënësa.

Drejtori: Po ku e di ti, moj? Jam duke të thënë, a të takon tek ajo shkolla?! Shko regjistroje tek ajo!

Nëna e djalit: Nuk jam kundër!

Drejtori: Në rast se, dikush prej Ministrie, e telefonon Besim Cengun (vet ai) edhe t’i thotë, ti do ta marrësh atë djalë!

Dialogu i nënës me drejtorin e shkollës “Betim Muço”

Nëna e djalit: Dhe si shkollë, me të drejtë më thonë, shko tek Betim Muco!

Drejtori: Pse?

Nëna e djalit: Po, se i takon!

Drejtori: Po ti e ke pas atje, o zonjë!

Nëna e djalit: E kam pas atje në atë kohë, se e pranun jashtë ligjit. Se ja shife adresën, në bazë të adresës së rrugës, mua më takon këtu.

Drejtori: Tani ruhet kjo puna, që thuaj ti e rrugëve, por nuk është kjo, se është prerë me thikë kjo punë. Ti tani e ke pas fëmijën atje dhe me rregull ne kemi një pikë atje, rikthimi i fëmijëve përsëri në shkollë dhe iu takon atyre, për ta marrë fëmijën tënd, ta regjistrojnë. Le ca të thonë ata, Shaban Bardhosha. Ti kë do zgjidhje? T’i ndajmë punët?

Nëna e djalit: Unë e kam më afër, këtu e kam më afër. Ta kam thënë dhe ditën e enjte dhe më përzurët keq.

Drejtori: Tani më dëgjo mua! Në qoftë se e ke afër këtu, dhe unë njeri jam dhe kam një staf përpara. Unë bëj bilancin tani, a kam vende, apo jo? Ato, që të thonë atje, jo ik, se të takon atje, jo ik, se të takon këtu…!

Nëna e djalit: A ju vjen gjynah, që po i sorrollasni këta prindër kështu? Unë jam vetë kryefamiljare…

Drejtori: Unë nuk bëj pjesë në ata, që sorrollatin prindërit. Po ti duhet të më kuptosh shumë mirë! Unë po të kisha vende…Po unë s’ta marr dot ty.

Nëna e djalit: Ai nuk e pranon. Ca të bëj unë me këtë fëmijë, se e kam dhe me autizëm?

Drejtori: Ai do ta pranojë. Ai është i detyruar të ta pranojë, se e ka pasur nxënësin e tij!

Dialogu i gazetares me drejtorin e shkollës “Betim Muço”

Drejtori: Klasat e treta i kam me nga 35-37 nxënës. Unë e di shumë mirë, që Musineja, shkolla që është, po të dalësh tek rruga, që thotë ajo Shaban Bardhosha, më parë shkon tek Musine-ja, se sa vjen tek “Betim Muço”. Por i thashë:“Të lutem shumë, ti e ke pasur në atë shkollë, mbaje në atë shkollë”.

Gazetarja: Ju asaj i keni thënë, që nuk ju takon, ndërkohë që asaj i takon, sepse i është thënë edhe nga Drejtoria Arsimore.

Drejtori: Tani më kupto drejt! Ne kemi një orientim rrugësh, por kjo nuk është e prerë me thikë, që Shaban Bardhosha është këtu…

Gazetarja: Në kushtet, që është zonja, që ka një fëmijë, i cili…

Drejtori: Tani ju keni ardhur.., për hirin tuaj, hajd ta marr!

Gazetarja: Jo, nuk është problemi për hirin tonë, se duhet ta mendosh dhe pak nga aspekti, që e kërkon atje të drejtën i mohohet, e kërkon të drejtën këtu, i mohohet. Aq më tepër, që për fëmijët autikë, duhet të mendojmë më shumë!

Drejtori: Unë e kam marrë vesh në fund, biles s’ka as gjys ore, që ka dalë nga drejtoria. Unë i thashë, që duhet të tentosh edhe një herë tek shkolla, sepse me rregull kështu është. Më shpejt duhet ta marri shkolla (për Musine Kokalarin) dhe ato i kanë dhe mundësitë.

Gazetarja: Tani zgjidhja, që do i jepet? Në qoftë se mund t’i japim një zgjidhje?

Drejtori: Tani hajd ta regjistrojmë, ca të them unë?! Tani media ka pushtetin e vet, ka forcën e vet.

Dialogu i gazetares me drejtorin e shkollës “Musine Kokalari”

Drejtori: Shiko! I takon tek shkolla “Betim Muço”!

Gazetarja: Për çfarë arsye i takon atje?

Drejtori: Janë të ndame me blloqe. Domethënë, çdo shkollë ka bllokun e vet. Unë e kam pas, unë nuk kam rrit vetëm Rexhin, por edhe fëmijët e tjerë.

Gazetarja: Në qoftë se tek shkolla “Betim Muço” i ka klasat me nxënës më shumë se tek ju…

Drejtori: Nuk i ka klasat e nxanme.

Gazetarja: Në qoftë se atje janë me 35, këtu me sa nxënës janë klasat?

Drejtori: 35-36!

Gazetarja: Edhe këtu?

Drejtori: Po! Megjithatë prapë, që të jemi korrekt me këtë, unë e marr atë fëmijë, sepse çdo fëmije i takon me shku dhe në Përmet, me shku me u regjistru. Në rast se një drejtor shkolle nuk ka vend, nuk ka të drejtë të thotë-shko tek filani dhe ajo thotë më ka çu mu drejtori, se ne jemi në të njëjtin nivel. Drejtor shkolle jam unë, drejtor shkolle ai, po ai nuk mund të më urdhërojë mu. Unë prapë e marr atë fëmijë, nuk është hiç problem.

Marrë nga Klan Tv

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale djali me autizem hatixhe byberi tirane djali me autizem hatixhe byberi tirane

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!