Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– “Kryeqyteti shqiptar ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit”. Me këto fjalë e nis artikullin kushtuar Tiranës gazeta prestigjoze amerikane “New York Times”, e cila i bën një përshkrim të bukur ndryshimeve që ka pësuar vitet e fundit kryeqyteti shqiptar, por edhe potencialit për një të ardhme të shkëlqyer.
Artikulli i publikuar në gazetën më me influencë në SHBA thotë se gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një qoshe thuajse fare e pazbuluar e Europës, me një kryeqytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, që përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës.
“Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin “Skënderbej”, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Musolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar”, shkruan gazetari i New York Times, Alexander Lobrano.
Mandej, artikulli përshkruan shkurtimisht të kaluarën e vështirë të Shqipërisë nën sundimin Osman dhe komunist, e më pas gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor në 1991. “Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj – Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skate boarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë”, vijon artikulli i prestigjozes amerikane
Pjesë nga shkrimi i Neë York Times, botuar në 6 shtator 2019:
Në kryeqytetin shqiptar, aty ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e venditPesë vitet e fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një cep thuajse fare i pazbuluar i Europës (me rreth 265 milje vijë bregdetare). Vendi i vogël Ballkanik shtrihet përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, përballë takës së çizmes së Italisë dhe më pak se 45 minuta me target nga ishulli grek i Korfuzit. Së fundmi, në bregdet janë hapur resortet e para e teksa plazhet e qytetit të Sarandës dhe Vlorës po bëhen gjithnjë e më të rehatshme, po ashtu edhe Tirana – kryeqyteti i vendit, me një popullsi mbi gjysmë milionë dhe 22 milje tokë – po zhvillohet si një qytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, të cilat përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës së qytetit. Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin “Skënderbej”, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Mussolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar.
E banuar në kohë të lashta nga fiset Ilire dhe greke, Shqipëria kaloi më shumë se katër shekuj si pjesë e Perandorisë Osmane. Pas 1912, u shndërrua në një monarki me prirje fashiste, e mandej, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, një shtet komunist i sunduar nga diktatori famëkeq Enver Hoxha. Në 1991, një vit pas shumë prej fqinjëve të saj nga Blloku i Lindjes, vendi zhvilloi zgjedhjet e para demokratike, e po ashtu ndjeu gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor. Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj– Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skate boarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë.
Artikullin e plotë e gjeni në: https://www.nytimes.com/2019/09/06/t-magazine/tirana-albania-travel-guide.html
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE-Gjykata penale ka ndryshuar masën e sigurisë për 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar në kuadër të operacionit ku u zbulua mashtrimi me 30 mln euro. Mësohet ...
500 mijë euro vlera minimale, me xhakuzi, dhomë gjumi, dhomë ndenjieje, hapësirë, dhe arredim i minutës së fundit.Jahti i gjetur i braktisur në Durrës, dhe i an...
LEZHE- Dosja.al zbardh detaje të reja për jahtin që është gjetur i braktisur pasditen e djeshme 15 milje nga porti i Durrësit. Jahti është gjetur nga një peshka...
ELBASAN- Dy persona, babë e bir janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeç...
LEZHE- Një jaht luksoz është gjetur i braktisur pasditen e djeshme 15 milje nga porti i Durrësit. Dosja.al ka mësuar se jahti u gjet dje gjatë orëve të pasdit...
LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Librazhdit, mbrëmjen e djeshme, ku një 53 vjeçar, i identifikuar si Daut Gjokola, qëlloi me thikë gruan ...
DURRËS– Në orën 22:40 Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrjen për ndihmë nga krociera MSC Magnifica rreth 20 milje larg nga Durrësi. Një pasagjer kishte...
TIRANË- Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ngrënë ‘shumë peshq’ në lokalin e Mihal Kokëdhimës, në Qeparo, i cili u shemb pa...
Lezhë- Në prangat e policisë së Lezhës ka rënë një 47-vjeçar pasi rezulton i dënuar me 12 vite burg për disa vepra penale. Nga policia është arrestuar K...
Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës kanë rënë 5 kambistë pasi kryen këmbim valutor në mënyrë të paligjshme.Nga policia janë arrestuar Besnik Dervishi, Ag...