Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË-Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa( PZAP), në një seancë të mbajtur ditën e sotme ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.
Mësohet se ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata dhe anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pas afatshme.
Shuma e vendosur në total nga PZAP ndaj subjekteve politike është 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes.
Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik.
NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve. Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj. Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme. Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik. Subjekteve politike ne seancën e sotme iu janë shqiptuar gjoba si në vijim: Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;Në fund ju informojmë se Paneli sot ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet e paraqitura nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj. PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 €. Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim: Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €; Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €; Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 € Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €; Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €; Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €,”-thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Variantet Covid-19 po kërcënojnë të shkaktojnë një rritje tjetër të inkeftimeve paralajmëruan zyrtarët e shëndetësisë të mërkurën dhe tani është më e rënd...
RUSI– Një studente i cila pretendon se është vajza sekrete e Vladimir Putin ka zbuluar se beson se koronavirusi është një komplot për të shpopulluar botën...
ITALI– Bosi i mafies së famshme italiane, Camorra, Raffaele Cutolo, ka ndërruar jetë në burgun e Parmës në moshën 80-vjeçare.Cutolo vuante nga disa patol...
FRANCË– Ish-presidenti francez Nikola Sarkozi ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës. Mësohet se Sarkozi e kishte marrë dozën e parë të vaksinës gjatë muaji...
KOSOVË-Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ditën e sotme është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Lajmi është konfirmuar nga...
SHBA- Jeff Bezos rimori titullin e personit më të pasur në botë të Martën, duke ndalur mbretërimin gjashtë-javor të miliarderit Elon Musk në të njëjtin pozicion...
GREQI-Autoritet greke janë vënë në alarm, për Navtex e ri të dërguar nga Turqia për kërkime të anijes së saj ” Çesme” në Egje. Sipas Prototh...
SIRI– Në total, 20 burra dhe gra u vranë muajin e kaluar në kampin e përhapur në Sirinë veri-lindore që strehon familje të grupit Shteti Islamik.Vrasjet në kamp...
KANADA-Kosova ditën e djeshme ka festuar 13-vjetorin e pavarësisë së vendit. Ndërkohë, Donat Syla shef i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Ka...
Disa nga komunitetet që pritet të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë kushte për Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ende nuk e ka ...