LIVE UPDATES
Bota

I mungojnë ulëse në Kuvend! Albin Kurti bën llogaritë, kushtet e komuniteteve për t’i ‘themeluar’ qeverinë. Boshnja

18 Shkurt 2021, 11:25 Nga DOSJA
I mungojnë ulëse në Kuvend! Albin Kurti bën llogaritë,

Disa nga komunitetet që pritet të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë kushte për Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ende nuk e ka të sigurt nëse do të arrijë të fitojë shumicën në kuvend.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur të merret me votat e arritura nga diaspora me postë. Bëhet fjalë për procesin e parë, atë të verifikimit të 43.447 pakove me fletëvotime nga jashtë, e të cilat mund të përmbajnë më shumë se një votë. Ky proces, megjithatë pritet të marrë disa ditë.

Sipas rezultateve preliminare, LVV ka fituar 47,85% të votave, që sipas projeksioneve mund të përkthehet në 56 ulëse në kuvend. Me votat e diasporës dhe atyre me kusht, parashikimet janë që LVV-ja të arrijë maksimum 59 ulëse në kuvend, apo dy më pak sesa shumica e nevojshme për ta krijuar vetë qeverinë.

Zyrtarët e LVV-së përjashtojnë çdo mundësi që të ftojnë ndonjë parti shqiptare për bashkëpunim dhe thonë se do të kërkojnë partnerë në mesin e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe.

“Ne presim që të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë dhe institucioneve. Do të presim të shohim edhe deputetët e tjerë të komuniteteve joserbe dhe të shohim për hapat e tjerë të bashkëpunimit”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu.

Rezultatet finale shpallen pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Subjektet politike të komuniteteve joshumicë në Kosovë kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë të garantuara me Kushtetutë. Dhjetë janë të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë.

Ndërkaq, dhjetë ulëse të tjera janë të garantuara për komunitetet joserbe. Prej tyre tri ulëse i takojnë komunitetin boshnjak, dy ulëse për komunitetin turk, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto bashkësi, e cila fiton më së shumti vota. Një ulëse i takon komunitetit goran.

Kushtet e Adrijana Hoxhiqit

Bazuar në qëndrimet aktuale, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti nuk mund të llogarisë në të gjitha votat e partive nga komunitetet joshumicë, që nuk janë nga komuniteti serb. Njëra nga to, ka kushte specifike për të qenë pjesë e qeverisë. Adrijana Hoxhiq, që në bazë të rezultatit preliminar ka dal e para nga komuniteti boshnjak, me iniciativën e saj “Komunitetet e Bashkuara”, tha për Radion Evropa e Lirë, se e ka një kusht për të qenë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Tash për tash ende nuk është e qartë nëse Hoxhiq do të fitojë një apo dy ulëse në kuvend.

“Kërkesë e imja është themelimi i dy komunave me shumicë boshnjake. Njëra në rajonin e Prizrenit dhe tjetra në Pejë”, tha Hoxhiq, e cila akualisht ka fituar 6.379 vota.

“Unë mund të bëhem pjesë e cilësdo qeveri, vetëm nëse ky kusht i imi aprovohet dhe bëhet pjesë e programit qeveritar”, tha Hoxhiq.

“Ka ardhur koha të kuptohet se komunitetit boshnjak i është bërë e padrejtë, pasi janë komuniteti i tretë në Kosovë dhe nuk ka hise në vetëqeverisjen lokale”, shtoi ajo.

Kundërshtarët e saj kanë thënë se Hoxhiq, si dhe një parti rome, Iniciativa Rome, e cila për herë të parë doli në këto zgjedhje, besohet se do të punojnë për interesin e Listës Serbe dhe se pikërisht kjo listë i ndihmoi të fitojnë vota.

Më 15 janar 2021, presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq (në qendër), paraqiti listën e tij të kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që do të mbahen më 14 shkurt.

“Humbësit gjithmonë gjejnë një shkas. Unë e pranoj se më kanë votuar edhe qytetarë serbë, por mua më kanë votuar edhe shqiptarët, turqit e komunitetet tjera. Më kanë votuar sepse njerëzit më njohin, nuk kam ndryshuar”, tha Hoxhiq.

Mbështetje pa kushte nga disa të tjerë

Qëndrim tjetër kanë në koalicionin e partive boshnjake ‘Vakat’. Rasim Demiri, kryetar i këtij koalicioni, i cili vetë nuk ka mundur të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi që ka pasuar nga një gjobë në trafik, tha për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht nuk kanë kushte dhe presin ftesë për bashkëqeverisje.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me çdo qeveri, edhe me zotin Kurti, të cilin e uroj për fitoren e madhe. Nëse kemi ftesë nga zoti Kurti për të formuar qeverinë dhe për bashkëpunim, ne jemi të gatshëm”, tha Demiri, koalicioni i të cilit, sipas projeksioneve aktuale do të ketë një ulëse nga komuniteti boshnjak në kuvend.

Të gatshëm për bashkëpunim me qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosje, janë edhe nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), e cila sipas projeksioneve, do të ketë dy ulëset e kuvendit, të garantuara për këtë komunitet. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësi i KDTP-së, Fikrim Damka.

“Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë për të ardhmen e Kosovës. Jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe në këtë qeveri, por ende nuk kemi pasur asnjë takim. Për ne, është e rëndësishme që të pajtohemi për programet e përbashkëta, të LVV-së dhe KDTP-së. Mendoj se mund të pajtohemi për programin qeverisës katërvjeçar”, tha Damka.

Elbert Krasniqi, nga komuniteti egjiptian, që drejton Iniciativën e re Demokratike të Kosovës, sipas rezultateve aktuale, ka fituar sërish ulëse në kuvend. Edhe në legjislaturën e kaluar, ai ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, gjë të cilën tha se do ta vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme.

“Në parim, ne nuk kemi kushte, por jemi të interesuar që të shohim zhvillim të gjithëmbarshëm në Kosovë, e në këtë rast edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunitetit tonë dhe komuniteteve të tjera. Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kuvendit dhe që mund të mbështesim Qeverinë Kurti”, tha Krasniqi për Radion Evropën e Lirë.

Sidoqoftë, ai shpreh shqetësim për përfaqësimin e komuniteteve të tjera, pasi siç tha, do të kontrollohen nga Lista Serbe.

“Do të përballemi me një situatë të re, ku disa deputetë të komuniteteve do të kontrollohen nga Lista Serbe”, tha Krasniqi.

1.000 shtëpi për skamnorët

Danush Ademi duket se ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, si përfaqësues i komunitetit ashkali. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se për të qenë pjesë e qeverisë, e ka një kusht të vetëm.

“Gjatë fushatës, kemi parë që shumë njerëz kanë nevojë për shtëpia. I vetmi kusht që kam është që gjatë mandatit katërvjeçar, të ndërtohen 1.000 shtëpi gjatë katër vjetëve të qeverisë së ardhshme për skamnorët e të gjitha komuniteteve. Tjera kushte nuk kemi dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qeverinë e ardhshme Kurti”, tha Ademi.

Nga radhët e komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës do të hyjë edhe subjekti Iniciativa Rome, e udhëhequr nga Gazmen Salijeviq. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se do të jetë i gatshëm të bisedojë me liderin e LVV-së, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

“Ne do të ulemi të bisedojmë. Fillimisht është e rëndësishme që qeveria e re të prodhojë stabilitet dhe zhvillim për Kosovën. Në këtë aspekt, jemi të gatshëm të kontribuojmë”, tha Salijeviq.

Ai thotë se ka arritur të fitojë në këto zgjedhje, pasi njerëzit kanë qenë të pakënaqur me atë çfarë është bërë deri më tash.

E njëjta ndodhi edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, apo jo?”, shtoi Salijeviq.

Tradicionalisht, partitë e komuniteteve joshumicë kanë qenë pjesë e ekzekutivit. Por, më 2020, kur qeverinë e udhëhoqi Kurti, Lista Serbe, zyrtarisht nuk u bë pjesë e koalicionit qeverisës, por asaj iu dhanë nën udhëheqje dy ministri, gjë që parashihet me Kushtetutën e Kosovës.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më