LIVE UPDATES
Insights

Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

21 Nëntor 2019, 15:27 Nga DOSJA
Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me

TIRANË– Mbrëmjen e 25 tetorit, Albin Kurti hyri në zyrën e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe të dy burrat shtrënguan duart për herë të parë pas rreth 14 muajsh.

Takimet mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë fqinje jo gjithmonë bëhen tituj kryesorë, por kësaj radhe në të gjithë zyrën e Ramës kishte kamera televizive.

Të gjithë sytë ishin te gjuha e trupit dhe deklaratat që do të vinin nga dy politikanë të krahut të majtë që patën mosmarrëveshje më shumë se një vit më parë, por që u mblodhën përsëri bashkë për shkak të zgjedhjeve të tetorit në Kosovë.

Me Kurtin që pret të jetë në krye të qeverisë së ardhshme të Kosovës, takimi i tyre katër orësh ishte ndoshta një shenjë e punës që i pret ata për të përmirësuar lidhjet personale dhe rëndësinë që i jepet marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe fqinjit të saj me shumicë shqiptare.

Analistët thonë se Kurti dhe Rama do të bënin mirë ta lini pas të kaluarën e tyre për hir të të dy vendeve.

“Ata duhet të bashkëpunojnë sepse as kryeministri në Tiranë dhe as ai që pritet të zgjidhet në Prishtinë nuk janë persona privatë”, tha Enver Robelli, një redaktor me origjinë nga Kosova në të përditshmen zvicerane Tages Anzeiger. “Ata janë politikanë me një mandat demokratik për të përfaqësuar shtetet e tyre përkatëse.”

Por aktivitetet politike të Vetëvendosjes së Kurtit në Shqipëri rrezikojnë ta bëjnë më të vështirë këtë gjë.

Dyzet e katër vjeçari Kurti është në pritje të një rinumërimi përfundimtar të votave nga zgjedhjet e 6 tetorit të Kosovës për t’u emëruar si kryeministër pasi partia e tij Vetëvendosja  fitoi shumicën e votave, gati 15 vjet që kur u themelua si një lëvizje që lobonte kundër një marrëveshje të negociuar me Serbinë mbi fatin e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit, por refuzimi i Serbisë për të njohur shtetësinë e saj, e mbështetur nga Rusia, po pengon integrimin ndërkombëtar të shtetit të ri në organe të tilla si Kombet e Bashkuara, Interpol dhe Bashkimi Europian.

Atëherë, në verën e vitit 2018, Kurti u ofendua nga mungesa e një qëndrimi të qartë të Ramës kundër një ideje të hedhur nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, për të ndryshuar kufijtë e Kosovës, si pjesë e një zgjidhjeje që do t’i hapte të dy vendeve rrugën e tyre drejt BE-së.

Pas takimit të tyre në tetor, Kurti tha se kishte marrë garanci nga Rama.

“Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territoreve”, u tha ai mediave. “Territori nuk është një plaçkë që mund të shkëmbehet. Unë besoj se edhe pse mund të kemi dallime dhe gjëra të përbashkëta, ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë më mirë si dy qeveri. Ai më tha kështu dhe duhet ta besoj.”

Robelli tha se nuk ishte vetëm çështja e ndryshimit të kufijve që prishi marrëdhëniet midis dy burrave. Në dhjetor 2018, marrëdhëniet u përkeqësuan kur Vetëvendosja dërgoi disa figura të larta të partisë për t’u bashkuar me studentët që protestonin në Tiranë për të kërkuar kushte më të mira në universitete.

Pastaj këtë vit, Kurti, i cili nuk e fsheh dëshirën e tij për ta parë Shqipërinë dhe Kosovën të bashkohen në një shtet, hapi një degë të Vetëvendosjes në kryeqytetin shqiptar. Dega nuk është e regjistruar si një parti politike zyrtare, por disa analistë në Tiranë thonë se kundërshtimi i saj i zhurmshëm ndaj politikave të caktuara të qeverisë Rama sugjeron se kjo është thjesht çështje kohe.

Javën e kaluar, Vetëvendosja dënoi një operacion policor në një lagje të Tiranës, në të cilin u plagosën njerëz ndërsa protestonin kundër një projekti për zgjerimin e një rruge në atë zonë. Ajo tha se korrupsioni dhe standardet e dyfishta kishin pllakosur projektin, duke zemëruar kryetarin e bashkisë së Tiranës, aleatin e Ramës, Erion Veliaj.

Bashkia e Tiranës theksoi se Vetëvendosja ishte zgjedhur “për të qeverisur Kosovën”. Ajo i kërkoi partisë të reflektojë dhe të forcojë “degë që duken se janë jashtë kontrollit”.

Analistët në Tiranë thonë se veprimtaritë e Vetëvendosjes në Shqipëri do të lënë gjurmë në marrëdhëniet midis dy burrave.

“Rama, natyrisht, nuk e pëlqen Albin Kurtin”, tha analistit politik shqiptar Armand Shkullaku për TV Klan në Shqipëri, “dhe fitorja e Kurtit në Kosovë mund të përkthehet në një dramë politike për të.”

Marrëdhëniet rajonale një provë

Ardhja në pushtet e Kurtit shënon një zhvendosje të madhe në peizazhin politik të Kosovës dhe, pa dyshim, Shqipërisë, me zhvendosjen e Partisë Demokratike të Kosovës të Thaçit, PDK, në stolat e opozitës.

Por Adrian Collaku, kryeredaktori i portalit të lajmeve në Prishtinë Gazeta Blic, tha se ishte e parakohshme të pritej ndonjë rritje e madhe në ndikimin e Vetëvendosjes në Tiranë.

“Unë mendoj se është shumë herët për të parë ndikimin e Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes në Shqipëri në një shkallë të tillë që mund të përbënte një rrezik për Edi Ramën”, tha Collaku për BIRN.

Do të duhej një kohë e gjatë dhe një organizim më i madh për ta bërë Vetëvendosjen aq të fuqishëm në Shqipëri “siç është tani në Kosovë,” tha ai.

“Një faktor i rëndësishëm do të jetë modeli qeveritar që Albin Kurti do të prodhojë në Kosovë, në mënyrë që ai të reflektojë edhe në Shqipëri.”

Sa i përket politikave, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nën drejtimin e Ramës do të vihen në provë nga zhvillimet dhe nismat rajonale siç është ideja e “Mini Shengenit” të Ballkanit, ide e hedhur nga Rama, Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për “të udhëtuar të lirë” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh dështimin e BE-së për të vazhduar përpara me zgjerimin e saj në rajon.

“Për mua, kjo ngjan më shumë si një ide sesa si një projekt”, tha Kurti për nismën.

Rama parashikoi që Kurti do të mendonte edhe një herë këtë kur të vinte në pushtet.

“Mund të them që qëndrimi i Albin Kurtit do të rishikohet kur ai të bëhet një kryeministër me kohë të plotë dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij procesi”, tha ai për Top Channel më 12 nëntor.

“E vetmja mënyrë për të hequr kufijtë është në marrëveshje me të tjerët. Si do ta heq Albin Kurti kufirin nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi? Apo do të hyjë në luftë?”

Nga ana e tij, Kurti dëshiron ta mbajë Ramën jashtë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë, tha Collaku.

“Ndërsa Edi Rama e përfshiu vetë veten në një farë mënyre në çështjen e negociatave me Serbinë, sidomos në idenë e një shkëmbimi territori, kjo çështje ngriu marrëdhëniet e tij me kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kurtin”, tha ai.

“Kurti ka njoftuar se ai do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe ka paralajmëruar Edi Ramën që ‘të tërhiqet’ nga kjo çështje.”

S’ka më “djalë të keq”

Çfarëdo që të ndodhë, ngritja e Kurtit në pushtet ka ndryshuar ekuilibrin midis tij dhe Ramës.

Në të kaluarën, me aktivitetet e tij anti-establishment dhe retorikën radikale, “Rama e shikonte Kurtin si një djalë të keq, që argëton popullin me fjalë të mëdha patriotike,” tha Robelli. “Situata ndryshoi kur Kurti filloi të trajtonte çështje konkrete.”

Kur u hodh për herë të parë ideja e një shkëmbimi territori midis Serbisë dhe Kosovës, Robelli tha që Rama duhet të kishte përdorur autoritetin e tij për të krijuar konsensus midis liderëve politikë të Kosovës. Por ai nuk e bëri këtë.

“Edi Rama ka bërë shumë për të polarizuar spektrin politik të Kosovës”, tha Robelli për BIRN.

Tani në Shqipëri Kurti shihet “si një shembull ndryshe, një model pozitiv dhe një politikan që nuk është i korruptuar”, tha ai.

“Por do të jetë koha që do të tregojë nëse ai vetë personalisht, dhe ata përreth tij, do të vazhdojnë të mbeten të pastër kur të kenën nën kontroll levat e qeverisë.”

Marrë nga Reporter.al

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione albin kurti edi rama albin kurti edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë