Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Bota
Tërmeti shkund sërish Greqinë, lëkundjet prej 6,1 rihter ndjehen dhe në Egjipt
19 Tetor 2021, 08:56Nga DOSJA
GREQI– Një tëmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ndodhi herët në mëngjes pranë Karpathos në Greqi.
Sipas mediave greke, Instituti Gjeodinamik tha se epiqendra ishte e vendosur 156 kilometra në juglindje të Karpathos dhe thellësia fokale ishte 66.3 kilometra.
Tërmeti u ndje në Kretë dhe Dodekanez, por dridhja sizmike u ndje më intensivisht në ishujt Kasos dhe Karpathos. Siç vuri në dukje kryetari i bashkisë së Kasos, Michalis Erotokritos, dridhjet sizmike u ndjenë në ishull, por nuk ishin veçanërisht të forta dhe nuk shkaktuan shqetësim për banorët e ishullit, as nuk është raportuar për ndonjë dëm tek ndërtesat dhe infrastrukturat në zonë.
Në të njëjtën kohë, mediat e huaja raportuan se tërmeti u ndje edhe në Egjipt dhe Izrael. Aleksandria në bregdetin Mesdhe dhe Assiut në Egjiptin e Sipërm janë ndër qytetet, banorët e të cilëve thonë se shtëpitë dhe ndërtesat e tyre u tronditën nga tërmeti.
Profesori, Efthymios Lekkas vuri në dukje se ky është një tërmet që konfirmon ngacmimin më të gjerë në zonë, diçka që mund të japë fakte, por në det.
“Për shkak se është një tërmet i thellë, e bën më të lehtë ta ndiejmë atë në një zonë më të gjerë dhe nuk priten cunami ose tronditje të forta,” shtoi ai.
Sizmologu, Akis Tselentis gjithashtu u shfaq qetësues në deklaratat e tij për ANT1 dhe emisionin “Mirëmëngjes Greqi” në lidhje me tërmetin e fortë që ndodhi në Karpathos pak pas orës 8:30 të mëngjesit.
IZRAEL– Qindra njerëz janë zhveshur lakuriq në Detn e Vdekur në Izrael për të tërhequr vëmendjen në bregdetin e tij që tërhiqet në mënyrë dramatike.Sipas ...
AUSTRALI- Është kthyer në mister dhe mankth zhdukja e një 4-vjeçareje në Australi nga një kamp bregdetar duke vënë në alarm autoritetet vendase.Sipa...
MAQEONIA E VERIUT– Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut për komunat e vendit dhe këshilltarët e tyre. Zgjedhjet jan...
SHBA – Ish-Presidenti Donald Trump dëshmoi nën betim të hënën në kuadrin e një padie civile të paraqitur nga protestues që pretendojnë se janë sulmuar nga...
KINË – Komiteti për mirëseardhjen e drejtueses së kompanisë Huawei Meng Wanzhou nuk ja la asgjë rastësisë: që nga ngjyra e gërmave në banderola dhe d...
GREQI – Pamjet nga një shkollë profesionale në Stavropuli pranë Selanikut ishin shokuese. Në fillim shikoheshin të rinjtë me maska me shufra hekuri, thika...
TIRANË- Kryetari i Partisë Shpresa Demokratike, Pëllumb Pilinçi u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se ai ka ardhur nga Amerika me një m...