LIVE UPDATES
Bota

Kontrolli i mediave në Kinë, “vija e kuqe” që nuk mund të kalohet

19 Tetor 2021, 07:07 Nga DOSJA
Kontrolli i mediave në Kinë, “vija e kuqe” që nuk

KINË – Komiteti për mirëseardhjen e drejtueses së kompanisë Huawei Meng Wanzhou nuk ja la asgjë rastësisë: që nga ngjyra e gërmave në banderola dhe deri tek udhëzimet se si do të mbulohej nga mediat marrëveshja që siguroi kthimin e saj. Mediave shtetërore iu dhanë udhëzime strikte.

Një direktivë e autoriteteve i udhëzonte kompanitë të shfaqnin mbi godina slloganin “Mirësevjen në shtëpi, Meng Wanzhou!”, për të përshëndetur drejtoren e financave të kompanisë gjigande të telekomunikacionit, e cila ishte mbajtur nën arrest shtëpie në Kanada për tre vjet. Udhëresa të tjera i udhëzonin mediat të raportonin objektivisht dhe saktë, por t’i trajtonin përgjithësisht “me ton të ulët dhe zbutur” rrethanat e kthimit të zonjës Meng.

Ajo iu rikthye në Kinë në fund të shtatorit pasi arriti marrëveshje me Departamentin amerikan të Drejtësisë për të mos u ngritur akuzat për mashtrim financiar. Marrëveshja zgjidhi një rast të tejzgjatur ligjor dhe politik në të cilin ishin përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Kina. Direktiva e hollësishme për mediat shtetërore për mbulimin e rastit të saj, u zbulua nga China Digital Times. Që nga viti 2010, kjo faqe e pavarur lajmesh në internet, me seli në SHBA, ka publikuar qindra direktiva të lëshuara nga autoritetet kineze për mediat shtetërore.

Sipas analistëve, direktivat nxjerrin në pah natyrën strikte dhe ndonjëherë të çuditshme të çensurës shtetërore – që nga mbulimi mediatik për përmbytjet e korrikut në Henan (direktiva ishte “të zhvendoset vëmendja e raportimeve drejt përpjekjes për rimëkëmbje pas fatkeqësisë natyrore”), apo për çështjen e shitësve të rrugës (“lutemi mos ta theksoni më tej”), si dhe deri tek masat për pandeminë në Kinë dhe jashtë saj.

“Direktivat janë vërtet të dobishme sepse një nivel i tillë çensure nuk ishte i ditur më parë”, i tha Zërit të Amerikës, Angeli Datt, një analiste për Kinën në organizatën Freedom House. “Partia Komuniste Kineze ende dëshiron të përpiqet ta bëjë atë të duket sa më organike dhe natyrale. Nuk dëshiron të tregojë dorën e rëndë të shtetit, edhe pse aty është, dhe njerëzit e dinë që është e pranishme”.

Përqëndrimi i Pekinit në detajet më të vogla ka rëndësi, thanë analistët. Kjo demonstron kontrollin e qeverisë mbi të gjitha aspektet e medias, edhe kur bëhet fjalë për tema në dukje të padëmshme.

Ambasada e Kinës në Uashington i tha Zërit të Amerikës se liria e fjalës mbrohet në vend.

“Media kineze, e angazhuar për mbulim objektiv, të paanshëm, të vërtetë dhe të saktë, ka luajtur një rol aktiv në rritjen e mirëkuptimit reciprok midis Kinës dhe vendeve të tjera”, tha një zëdhënës i ambasadës për Zërin e Amerikës përmes postës elektronike. “Liria e fjalës së qytetarëve kinezë, një e drejtë kushtetuese, është mbrojtur plotësisht“.

Vijat e kuqe

Analistja për Kinën në organizatën Human Rights Watch, Yaqiu Wang i përshkroi direktivat e publikuara nga China Digital Times si “një vështrim i brendshëm se si funksionon sistemi”. Ky sistem ka dy fusha kryesore: autocensurën dhe censurën e zbatuar nga qeveria, sipas zonjës Wang. Megjithatë, represioni tenton të funksionojë sipas rastit, tha ajo për Zërin e Amerikës, duke shtuar se, “Nuk ka rregulla të qarta”. Kjo qasje e paqartë ka të ngjarë të jetë e qëllimshme, tha zonja Datt, e organizatës Freedom House.

“Linjat e kuqe politike mbahen gjithmonë qëllimisht të paqarta, sepse nëse nuk e dini kur e keni kaluar atë, me siguri do të jeni më në mëdyshje për të bërë ndonjë gjë që potencialisht mund ta kalojë atë”, tha zonja Datt.

Gazetarët që punuan në mediat shtetërore të Kinës kanë një pikëpamje të ngjashme, dhe thonë se shpesh personeli largohet nga çështjet që ata besojnë se mund të jenë të ndjeshme, për të shmangur probleme. Dhe ndërsa kishin njëfarë lirie për të mbuluar lajme më pak të ndjeshme politikisht, në përgjithësi gazetarët thanë se kontrolli duket se është rritur vitet e fundit.

Tony Cheng, një gazetar kinezo-britanik, punoi për kanalin kinez CGTN nga viti 2011 deri në 2020. Kur iu bashkua për herë të parë këtij rrjeti, ish-korrespondenti i Al Jazeera-s në gjuhën angleze dhe i BBC-së, tha se kishte shumë liri.

“Unë udhëtova gjerësisht në Lindjen e Mesme, shkruajta artikuj të mrekullueshëm për të cilët isha shumë krenar”, tha zoti Cheng për shërbimin në gjuhën kineze mandarin të Zërit të Amerikës në fillim të këtij viti. “Por në katër vitet e fundit, ndjeva se kontrolli editorial po shtohej”.

Kur Kina filloi projektin e saj të madh infrastrukturor të njohur si politika Një Brez Një Rrugë, “befas artikujt për Azinë Juglindore u bënë shumë më të prirura për t’u konsideruar si çështje të ndjeshme”.

Zoti Cheng, i cili kohët e fundit punoi si gazetar i pavarur në kryeqytetin tajlandez, Bangkok, tha se kanali me qëllim ka lënë jashtë disa histori nga Azia Juglindore. Çështjet e të drejtave të njeriut, përfshirë gjenocidin Rohingya në Mianmar, trazirat në Tajlandë, zhvillimin e faqes kineze të tregtisë elektronike Alibaba në Tajlandë dhe protestat në Hong Kong, ishin të gjitha jashtë kufijve të lejueshëm.

Zëri i Amerikës u dërgoi email-e dy personave që shërbejnë si kontakte për shtypin në kanalin mediatik kinez CGTN, duke u kërkuar të komentojnë, por nuk mori përgjigje.

Gazetari Michael Ottey thotë se ai kaloi dy vjet duke punuar si redaktor me banim në Kinë tek China Daily nga viti 2014, për të kuptuar më mirë se si funksionon media shtetërore. Gjatë asaj kohe, ai punoi së bashku me një redaktor kinez, të cilin gazetari e përshkroi si një “ndërmjetës” ose dikë të cilit duhej t’ia lije në dorë nëse tema të caktuara ishin shumë të ndjeshme.

“Ju mund të kritikoni armikun gjatë gjithë ditës, por nuk mund të kritikoni miqtë tuaj”, i tha Zërit të Amerikës zoti Ottey, i cili tani është ndihmës redaktor në gazetën Los Angeles Times.

Sidoqoftë, listat e miqve dhe armiqve të Pekinit ndryshuan shpesh, kështu që China Daily tentoi ta çensuronte veten në varësi të rrethanave.Kjo media shpesh e mbante vështrimin tek nivelet e larta të Partisë Komuniste për sinjale se çfarë, ose kë mundeshin dhe kë nuk mundeshin të kritikonin, në varësi të qëndrimit të qeverisë në atë kohë, tha zoti Ottey.

“Ishte pothuajse si të punosh për një firmë të marrëdhënieve me publikun”, tha zoti Ottey. “Nuk ishte vërtet gazetari e ndershme. Ishte më shumë e llojit ‘Le ta bëjmë qeverinë kineze të duket e mirë’.”

Steven Lee Myers, shefi i zyrës së gazetës New York Times në Pekin, tha se autoritetet kineze “përcaktuan një version – dhe ky është varianti i realitetit për të cilin ata flasin”. Gazetari vuri në dukje se si Pekini i referohet një “lufte kundër terrorit” në Xinjiang. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë akuzuar Kinën për abuzime masive të të drejtave të njeriut në rajon, ku ka arrestuar më shumë se një milion ujgurë.

Një nga objektet që mendohet se përdoren si objekte riedukimi për uigurët në rajonin kinez Xinjiang
Një nga objektet që mendohet se përdoren si objekte riedukimi për uigurët në rajonin kinez Xinjiang
“Është një ortodoksi e ngurtë, të cilën ja kërkojnë njerëzve ta pranojnë“, tha zoti Myers për Zërin e Amerikës.

Ai është ndër rreth 12 gazetarët amerikanë që u dëbuan nga Kina në vitin 2020 si pjesë e një përplasjeje me SHBA-në për vizat për punonjësit e mediave.Kina ka lëshuar direktiva në lidhje me pretendimet për trajtimin e saj të ujgurëve, përfshirë në marsin e vitit 2020, kur mediave iu tha që të shmangnin raportimin mbi “organizimin e pozicioneve të punës në Xinjiang për ujgurët dhe anëtarët e tjerë të pakicave etnike”.

Urdhëri erdhi pasi një qendër studimore australiane pretendoi se rreth 80 mijë ujgurë po përdoreshin për punë të detyruar në fabrikat që furnizojnë kompanitë e huaja. Përveç veprimit për të treguar fuqinë, direktivat dhe censura e rreptë e Kinës demonstrojnë shqetësimet e Pekinit, thotë zonja Datt nga organizata Freedom House.

“Këto direktiva të dala në publik janë vërtet të dobishme për të ilustruar se si shteti po kontrollon mediat dhe po kufizon çfarë raportohet”, tha zonja Datt. Por, ajo shtoi, “Kjo ilustron pasigurinë e Partisë Komuniste”.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota departamenti amerikan i drejtësisë kina media e lire partia komuniste e kines departamenti amerikan i drejtësisë kina media e lire partia komuniste e kines

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet