LIVE UPDATES
Bota

Peter Marki-Zay, kandidati i opozitës përballë Viktor Orbanit

19 Tetor 2021, 06:52 Nga DOSJA
Peter Marki-Zay, kandidati i opozitës përballë Viktor Orbanit

HUNGARI – 49-vjeçari Peter Marki-Zay fitoi papritur zgjedhjet paraprake opozitare, me një epërsi të qartë, ndaj rivales së tij socialdemokrate Klara Dobrev. Marki-Zay mori 56,71 përqind të votave ndërsa Dobrev 43,29 përqind, që do të thotë se ai do të jetë kandidati i opozitës në garën kundër kryeministrit aktual Viktor Orban. Kjo është hera e parë që opozita organizon zgjedhje paraprake për një kandidat të përbashkët. Gjashtë parti opozitare të përçara më parë – nga e majta, ekologjistët e deri tek konservatorët e krahut të djathtë – kanë rënë dakord që të kenë vetëm një kandidat, me shpresë se ai ka më shumë shanse kundër Orbanit, i cili mban postin e kryeministrit prej vitit 2010.

“Sot ne e ndryshuam edhe opozitën”, tha Marki-Zay. Opozita mund të ketë sukses dhe të mposhtë Orbanin vetëm nëse punon së bashku. “Dalja nga situata e tanishme nuk është as në të djathtë dhe as në të majtë, por vetëm lart”, shtoi ai. Ai u pajtua me Dobrev se opozita duhet të jetë e bashkuar.

“Ky është revolucioni i njerëzve të vegjël”, theksoi Marki-Zay. Të rinjtë në veçanti kanë votuar për të. Mosha mesatare e votuesve të tij ishte nën 40 vjet. Pikat e forta të Marki-Zay: Ai është një konservator, katolik dhe baba i shtatë fëmijëve, i cili mund të mobilizojë në veçanti votuesit konservatorë në brendësi të vendit, sepse ata më nuk janë të bindur me Orbanin.

Marki-Zays mund të bindë edhe majtistët. Në të njëjtën kohë, ai nuk irriton as votuesit urbanë, me orientim kryesisht të majtë në qytete të mëdha, sepse konservatorizmi i tij është i kombinuar me mendje të hapur, tolerancë dhe aftësi për kompromis.

Marki-Zay ka studiuar ekonomi, inxhinieri elektrike dhe histori. Nga 2004 deri në 2009 ai ka jetuar me familjen e tij në Kanada dhe SHBA. Në politikë është futur në vitin 2018, kur papritur fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Hodmezövasarhely. Deri atëherë, vendi konsiderohej një kështjellë e padepërtueshme e partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban. Një vit më pas ai e përsëriti fitoren në zgjedhje. Marki-Zay ka bërë të ditur se do të përmbysë ligjet e diskutueshme të Orbanit dhe synon të fusë Euron si monedhë zyrtare në Hungari.

“Qeveria e Orbanit në vështirësi”

Péter Krekó, një studiues politik në Budapest, tha për Deutsche Wellen: “Kandidati i sapozgjedhur për postin e kryeministrit është një politikan konservator. Kjo do të thotë që qeveria Orban do të ketë probleme që ta përfaqësojë atë si të majtë, si liberal apo të ndihmuar nga George Soros”.

Pjesëmarrja në procesin parazgjedhor ishte rekorde, me 662.016 votues, sa votuan brenda gjashtë ditëve deri të shtunën në mbrëmje. 633.811 qytetarë morën pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve paraprake në fund të shtatorit. Kjo vlerë tashmë i ka tejkaluar pritjet e organizatorëve. Kishte pesë kandidatë kryesorë për të zgjedhur në atë kohë.

Martesa – dobësia e Dobrev

Dobrev, nënkryetare e Parlamentit Evropian që nga viti 2019, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve paraprake me 35 përqind të votave. Ajo ka më shumë përvojë politike sesa Marki-Zay. Por martesa e saj me ish-kryeministrin hungarez Ferenc Gyurcsany, duket se ka qenë vendimtare, sepse kjo do t’i ofronte Orbanit hapësirë të madhe për sulme kundër saj.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota hungari peter marki-zay viktor orban viktor orban refuzon hapur perëndimin hungari peter marki-zay viktor orban viktor orban refuzon hapur perëndimin

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni