LIVE UPDATES
Politike

Tërmeti/ Meta puth dhe dekoron qenin e forcave të shpëtimit të Kosovës (FOTO+VD)

4 Dhjetor 2019, 11:42 Nga DOSJA
Tërmeti/ Meta puth dhe dekoron qenin e forcave të shpëtimit

Kosovë- Presdenti i vendit Ilir Meta ishte sot në kazermën e Forcave Speciale të Kosovës, Adem Jashari, ku ndau dekorata për njësitet e kërkim shpëtimit nga Kosova që i shërbyen Shqipërisë pas tërmetit tragjik. Ajo që ra në sy nga ceremonia është nuk mungoi edhe një dekoratë për qenin që ishte  pjesë e ekipit të kërkim shpëtimit, të cilin presidenti edhe e puthi. Presidenti Meta gjatë fjalës së tij vlerësoi Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e specializuara të kërkim-shpëtimit, duke u shprehur falënderimet.

Gjatë ceremonisë solemne të zhvilluar në Kazermën Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në Prishtinë, në prani të Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe Komandantit të FSK-së Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama, Presidenti  me mirënjohje të thellë shtetërore për solidaritetin njerëzor dhe humanizmin frymëzues çmoi Task Forcën e Kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” “Për gatishmërinë e lartë, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në vlerësim të lartë dhe me mirënjohje të thellë shtetërore për solidaritetin njerëzor dhe humanizmin frymëzues.”
Gjithaahtu Presidenti Meta vlerësoi dhe Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Për gatishmërinë, profesionalizmin dhe trimërinë e treguar gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në vlerësim dhe me mirënjohje shtetërore për sakrificat humaniste si dhe për aktet e pashembullta frymëzuese të solidaritetit më të lartë qytetar”.

Ndërsa me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Presidenti i Republikës u shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin shtetëror për heroizmin dhe solidaritetin vëllazëror, si dhe në vlerësim e me mirënjohje për sakrificat e pashembullta të bëra gjatë kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019: Ekipit të Zjarrfikësve të Kosovës, Njësitit K9 të FSK-së, Ekipit të Koorporatës Energjetike,  Njësitit të Çetës së Shpëtimit të Minierës së Artanës si dhe Njësitit të Çetës së Shpëtimit të Minierës së Trepçës.

Fjala e Metës në ceremoni:
“Shumë i nderuar kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, shumë i nderuar zëvendëskryeministri Pacolli, të nderuar ministra, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve, shumë i dashuri gjeneral Rama! Të dashur shpëtimtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, policisë së Kosovës dhe gjithë ekipeve të tjera, që u paraqitët në orët e para, në vijën e parë të një beteje midis jetës dhe vdekjes! Nuk ka emër më të mirë dhe vlerësim më të mirë sesa shpëtimtarë, për të gjithë Ju. Do dëshironim shumë që ta kishim festuar 28 nëntorin me të gjithë madhështinë, që meriton kjo ditë e bekuar për mbarë kombin tonë.
 
Këtë ditë që ia kemi borxh Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe të gjithë patriotëve tanë do donim ta festonim si gjithmonë bashkë në Vlorë, në Tiranë, në Prishtinë e Prizren, në Shkup e Nju-Jork. Por ja që nuk ishte e thënë! 
E megjithatë edhe ky 28 nëntor që sapo lamë pas, na gjeti të bashkuar si asnjëherë tjetër në historinë tonë. Të gjithë shqiptarët kudo janë u bënë bashkë për t’u përballur me pasojat katastrofike që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri.
 
Në këtë betejë, tashmë me një bilanc të rëndë lufte, Shqipëria nuk mbeti e vetme. Shumë vende mike dhe partnere bënë më të mirën e mundur, për të na u gjendur pranë sa më shpejt të ishte e mundur. 

Por, Kosova ishte e para që u ndodh atje menjëherë në luftën për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari nën rrënojat e katastrofës.

Ekipet tuaja nuk ishin atje vetëm fizikisht dhe profesionalisht, por në radhë të parë njerëzisht, vëllazërisht dhe shqiptarisht duke rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpëtuar shumë jetë të tjera.
 
Populli shqiptar do t’u jetë përgjithmonë mirënjohës Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Togës së Kërkim-Shpëtimit, Ekipit Mjekësor, Ekipit të Kompanisë për Operacionet Civile, Ekipit për Kiminë, Policisë Ushtarake, Njësisë për Komunikimin, Ekipit për Mbështetjen në Vlerësim të Ndërtimit të Ndërtesave dhe të Rrezikshmërisë, Çetës së Shpëtimit të Trepçës dhe Artanës, Njësisë Zjarrfikëse, Koorporatës Energjetike të Kosovës, që treguan maksimalisht solidarizim, profesionalizëm dhe gatishmëri të jashtëzakonshme. Kosova duhet të jetë krenare për Forcat e Sigurisë së saj, por edhe të Policisë, të cilat demonstruan një profesionalizëm tejet të lartë dhe bashkëkohor që do të nderonin edhe vendet më të zhvilluara të botës! Jam i sigurt që çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për atë që ju keni shfaqur gjatë ditëve dhe netëve pa ndalim, pa u lodhur, me qëllimin e vetëm për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish dhe për të ndihmuar të lënduarit dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi e rëndë natyrore. ‘Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë,’ – ka thënë Shenjtorja Nënë Tereza. Ju shpëtuat shumë jetë. Ju  ndihmuat shumë të lënduar dhe na u gjendët pranë në momentet më të vështira dhe për këtë ju jemi thellësisht mirënjohës! Të gjithë qytetarët tanë shprehin mirënjohjen më të thellë e më të përzemërt të mbarë popullit tonë, dhe sidomos të komuniteteve më të goditura për këtë solidaritet shembullor dhe për këtë ndihmë vëllazërore. Me këtë kurajë të pashembullt ju na dhatë forcë edhe ne të gjithëve. Shfrytëzoj këtë rast sot të shpreh një mirënjohje të thellë për të gjithë popullin e Kosovës që dha një ndihmë të pakursyer dhe tregoi një gatishmëri të pashoqe, duke dëshmuar edhe një herë zemrën e madhe që e ka karakterizuar gjithmonë. Falënderoj Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj për mobilizimin e menjëhershëm! Dua të falënderoj të gjithë udhëheqësit politikë: zotin Albin Kurti, zotin Isa Mustafa, zotin Kadri Veseli dhe gjithë të tjerët për mesazhet e tyre të solidaritetit, si edhe Qeverinë e Kosovës për punën dhe gadishmërinë, por edhe për kontributin e parë financiar që shteti i Kosovës dha, duke nxitur kështu edhe mbështetjen e jashtëzakonshme brenda Kosovës dhe në mbarë botën. Marrëdhënia jonë me Kosovën është e fortë dhe e patundur si në kohë të mira, ashtu edhe në momente dramatike.
 
Kosova ka një zemër bujare! Në këtë fatkeqësi edhe njerëzit më të thjeshtë e me mundësi më të pakta ekonomike shprehën gatishmërinë t‘iu dalin në krah motrave e vëllezërve shqiptarë me ndihma nga më të ndryshmet e deri në strehimin e tyre, duke ndarë edhe varfërinë e tyre.
 
Kosova me zemër të madhe, ka edhe bij e bija  trima, të përkushtuar dhe profesionistë siç janë të gjithë ekipet, të cilat kam privilegjin t’i takoj dhe t’i nderoj sot këtu. Falënderoj nga zemra gjithsecilin prej jush! Puna dhe solidariteti juaj nuk ka për t’u harruar kurrë.   Është e vërtetë se tërmeti i 26 nëntorit tundi fort, si asnjëherë më parë, themelet e mijëra e mijëra ndërtesave në Shqipëri dhe madje i rrëzoi shumë keq shumë prej tyre. Por është po kaq e vërtetë se ai provoi se themelet e solidaritetit tonë mbarëkombëtar dhe mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë. Ndaj dhe një herë faleminderit shumë shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm.

Meta gjatë ceremonisë në Kosovë

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj