LIVE UPDATES
Editorial

Misioni i Ramës në Bjellorusi, ëndrra e një nate vere që na bën qesharakë

22 Gusht 2020, 12:09 Nga DOSJA
Misioni i Ramës në Bjellorusi, ëndrra e një nate vere

Prej disa ditësh ka filluar dhe vazhdon një fushatë butaforike, e nisur nga Edi Rama në brigjet e Jonit, si një gur në det. Rrathët e gurit, vazhdojnë të përhapen në Tiranë, ku disa besojnë vërtet në ëndrrën me overdozë Jodi të liderit global, disa e bëjnë nga halli dhe disa nostalgjikë të “fanarit ndriçues” e marrin si ushqim që kompenson boshllëkun e tryezës së varfër.

Presidenti i OSBE, Kryeministri ynë që bën dhe Ministrin e Jashtëm Part-Time, është duke menduar tashmë për zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi. Pasi e dëshmoi personalisht suksesin e turizmit, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe begatinë e qytetarëve të tij, është momenti të rifshaqet në dimensionin e harruar.

Kjo shaka e hidhur, kjo autosarkazëm që do ia vlente ta frymëzonte Jonathan Swift për një tjetër seri të Udhëtimeve të Guliverit, me një personazh politiko-fantastik që hyn si liliput në botën e Gjigandëve për tu kthyer si gjigand në botën e liliputëve, vetëm sa tregon frikën e personazhit të vetëofruar nga përmasa e tij e vërtetë në botën e vogël që ka fatin ta drejtojë.

Për ta bërë të besueshme historinë e shpikur nga vila qeveritare, turpëroi çdo institucion që kishte mbetur në këmbë, pavarësisht se nën këmbë. Telefonoi Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Lavrov dhe shpërndau nëpër media informacione ekskluzive që Putin do të ndërhyjë te Llukashenko që të pranojë OSBE-në, pra Ramën, si ndërmjetëse për krizën.

Aq shumë e alarmoi ky lajm Ambasadën Ruse në Tiranë, sa në atë orë të vonë që në Moskë shënonte pas mesnatë, zgjoi nga gjumi eprorët, bëri gati njoftimin dhe e shpërndau urgjent. Ishte një gënjeshtër e madhe.

“Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe të mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë”, thuhej në njoftimin e ambasadës, ku shtohej se Lavrov shprehu pakënaqësinë për raportet e OSBE-së në Donbas.

Një çështje për të cilën ata kanë diskutuar edhe në Moskë, pas misionit të parë të Ramës si President i OSBE-së. Misioni i Ukrainës dështoi, jo për faj të Ramës, por propaganda e “fanarit ndriçues” në atë mision, na bëri qesharakë sot nën hijen e dështimit. Kjo për faj të Ramës.

Po kush gënjeu për përpmbajtjen e telefonatës me Lavrov? Kush e shpërndau njoftimin që Putin po negocionte me Llukashenkon për Ramën?

Në një telefonatë mes 2 personave, e zhvilluar në anglisht nga Shqipëria dhe me përkthyes nga Rusia, vetëm 3 persona janë përfshirë. Lajmin për mediat proqeveritare në Tiranë mund ta ketë shpërndarë vetëm Rama, Lavrov, ose përkthyesi i tij në Moskë. Kjo parodi e Liderit Global që prej vitesh qarkullon si Kryeministër në Shqipëri, nuk mund të vinte as nga Lavrov dhe as nga përkthyesi i tij, por nga vetë skenaristi.

Prej ditësh po ngre një gënjeshtër fyese për publikun, me president, kancelarë dhe sekretarë shteti, që mezi presin negociimin e Ramës në krizën e Bjellorusisë. Duke tjetërsuar dhe duke kontrolluar jo vetëm lajmet që nuk prodhohen në Shqipëri, por në agjensitë kryesore të botës, por edhe bisedat telefonike dhe njoftimet zyrtare të qeverive.

Tendencën e Perëndimit për të hyrë në një vend totalisht nën influencën Ruse, nëpërmjet OSBE, si e vetmja organizatë ku Bjellorusia aderon, përpjekjen e Shteteve të mëdha ku opozita bjelloruse e kërcënuar ka kërkuar ndihmë, kërkon ta përdorë për interesat e tij elektorale, duke e ditur që kështu na bën qesharakë.

Liderët e vendeve të mëdha Perëndimore, nisur nga precedenti i Ukrainës, që kërkoi përfshirjen e OSBE në Donbas në konfliktin me Rusinë, kërkuan përfshirje edhe në Bjellorusi. Duke qenë se ish-Republikat Sovjetike kanë mbetur anëtare të OSBE edhe pas prishjes së Bashkimit, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian, ishte e vetmja mënyrë që të përfshiheshin, veçanërisht pas gjakderdhjes dhe dhunës në protesta.

Pikërisht këtë precedent përdori Rusia për të kundërshtuar ndërhyrjen e OSBE, përveç faktit që nuk kemi të bëjmë me një konflikt mes dy vendeve, por me një konflitk të brendshëm.

Siç njofton Zëri i Gjermanisë, “Deutche Welle”, (Lexo këtu),  në shkrimin me titull “Përplasjet në Bjellorusi, e ardhmja do të vendoset në Moskë”, përpjekja e parë e OSBE, u bë nëpërmjet Suedisë, që do të marrë Presidencën në Janar dhe jo nëpërmjet Shqipërisë.

“Suedia është shprehur e gatshme të ndihmojë ndërmjetësimin përmes OSBE-së. Sidoqoftë, kjo mund të funksionojë vetëm nëse Rusia bashkohet në këtë proces, sepse OSBE-ja nuk mund të bëjë asgjë pa miratimin e Moskës. Kritikët e konsiderojnë OSBE-në si tigër pa dhëmbë dhe jofunksionale”, thotë Deutche Welle.

Edhe sikur Shqipëria të kishte një Kryeministër tjetër, që nuk akuzohet për blerje votash, që nuk i janë vënë kushte për hetimin e parregullsive në zgjedhje, që nuk do të kishte ndryshuar Kushtetutën në kundërshtim me vetë OSBE-në, përsëri nuk do të ishte e lehtë të ndërhynte në një krizë të tillë. Është një e vërtetë e thjeshtë përkundër asaj të “fanarit ndriçues”. Një vend i vogël, i varfër dhe me probleme, nuk ka mundësi të përfshihet në çështje që vuan vetë, nuk ka as peshën minimale në arenën ndërkombëtare. Përkundrazi është një peshë për Perëndimin, me problemet që hap vazhdimisht.

Kemi të bëjmë pra me një gur të hedhur me qëllim, nga një njeri që nuk e ka për gjë fare të turpërohet në çdo seli të botës, mjafton që të krijojë idenë që nuk është ai që njohim.

Mjafton të mos merremi me braktisjen që i ka bërë detyrës në kulmin e krizës, mjafton të mos merremi me konfliktin politik që prodhon, mjafton të mos merremi me varfërinë që po përhapet më shumë se koronavirusi. Butaforia që ka ngritur që të mos shohim dështimin spektakolar me kosto të rënda për jetën e qytetarëve, është vetëm një ftesë për të ëndërruar ndërsa ujqërit po shqyejnë çka mbetur.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial aleksander llukashenko analiza nga enton abilekaj edi rama propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi sergei lavrov telefonata e rames dhe lavrov aleksander llukashenko analiza nga enton abilekaj edi rama propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi sergei lavrov telefonata e rames dhe lavrov

Sondazh

Poll
Editorial 21 Gusht 2020, 09:15

Kurthi i lehtë i Emirateve

Pra, Shqipëria nëpërmjet kryeministrit që njëherësh është edhe ministër i jashtëm dhe Kosova nëpërmjet ministres së jashtme, i dhanë përkrahje kësaj marrëveshje...

Editorial 20 Gusht 2020, 08:48

Shenja e palexuar kineze

Në analogji me futbollistin që kërkon të hyjë në lojë, Shqipëria e mori kryesimin e OSBE-së dhe po e kalon lojën duke ikur nga topi1.Presidenti amerikan Kennedy...

Editorial 19 Gusht 2020, 16:32

Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

Engjëjt nuk përcillen kështu. Jo në kuti kartoni, jo në kosha plehrash. Gjtihë bota I përcjell me arkivolë të bardhë. Unë nuk e di pse, por një ide siçdo...

Editorial 14 Gusht 2020, 16:14

Nordstream 2: Siguria energjetike dhe gjeopolitika

Së fundi janë tre senatorë të njohur amerikanë, midis tyre ish-kandidati republikan për president të SHBA (2016) nga Teksasi, Ted Cruz, që kërcënojnë me sanksio...

Editorial 14 Gusht 2020, 09:33

Ligji për mbrojtjen e vlerave të paqes

KOSOVË- Në vend të një rrëfimi distopik, UÇK-ja dhe të gjithë ne duhet të kthehemi te rrëfimi që na përbashkoiPashë draftligjin për mbrojtjen e vler...

Editorial 12 Gusht 2020, 12:00

Rodeni shqiptar

TIRANË- Kur mora vesh lajmin se skulptori Arben Bajo ndërroi jetë, diçka brenda meje u shemb. Kisha komunikuar me të pak kohë më parë dhe ishte plot...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë