LIVE UPDATES
Aktualitet

Teatri/ Kastritot Çipi: Hervin Çuli i lajthitur, gënjeshtrat që tha dje por pranoi deklaratat e artistëve

1 Gusht 2019, 06:13 Nga DOSJA
Teatri/ Kastritot Çipi: Hervin Çuli i lajthitur, gënjeshtrat

Tiranë- Pas deklaratave të njëpasnjëshme të drejtorit Hervin Çuli për shembjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar regjisori Kastrito Çipi.

Në një reagim  në Facebook Çipi ka theksuar se më në fund, Çuli ka pohuar atë, që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), ka mbi tre muaj që e denoncon publikisht se mbishkrimin në fasadën e Teatrit Kombëtar e ka hequr Bashkia Tiranë. Sipas tij pohimi tjetër i vërtetë i Çulit është se trualli mbi të cilin ngrihen sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental (TKE) është 5500 m2.

Por regjisori deklaroi se drejtori i Teatrit Kombëtar dhe gënjeu. Një nga gënjeshtrat sipas tij është: “Gënjeshtra e rradhës, në të njëjtin fragment, është se gjurma e ndërtimit (sipërfaqja e katit të parë) të TK dhe TKE, sipas Çulit, sot është 1200 m2. Edhe lopa e di se sheshi publik midis dy teatrove nuk është 4300 m2 (5500 – 1200 = 4300)”, është shprehur ai.

Reagimi i plotë:

GJYSMË TË VËRTETAT E NJË GËNJESHTARI PATOLOGJIK

Drejtori i Teatrit Kombëtar (TK), z. Hervin Çuli, ka dhënë dje një intervistë për Report TV, gjatë së cilës, dashur pa dashur, ka bërë disa pohime të vlefshme. Intervista gjendet e fragmentuar, sipas temave, në YouTube dhe faqen web të gazetës Shqiptarja.com.

Çuli, më në fund, ka pohuar atë, që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), ka mbi tre muaj që e denoncon publikisht: mbishkrimin në fasadën e TK e ka hequr Bashkia Tiranë! Në deklarimin e tij, z. Çuli zihet ngushtë kur përpiqet ta justifikojë veprimin e Bashkisë Tiranë, duke thënë se ndoshta kishte zhvendosje të shkronjave dhe rrezik rënieje. Më tej shton, por e ndryshon aty për aty deklaratën, duke thënë se shkronjat janë hequr për t’i riparuar, ose ndoshta jo…
Por Çuli nuk thotë me çfarë tagri ligjor e ndërmori Bashkia Tiranë këtë hap? Ai është drejtori i TK. Ndërtesa është pronë e Ministrisë së Kulturës. Pse as drejtori i TK dhe as zonja ministre e Kulturës, së paku, nuk u vunë në dijeni të problemit?
Më 26 prillin e shkuar, AMT depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim kolektiv për këtë rast. Deri dy muaj pas kallëzimit, Prokuroria ende nuk kishte caktuar një prokuror për të ndjekur këtë kallëzim. Por ndoshta pas pohimit publik, me zë dhe figurë, nga drejtori i TK, Prokuroria do të vendosë ta marrë në pyetje atë dhe do të hapë një hetim ndaj Bashkisë Tiranë.

https://shqiptarja.com/…/culi-prona-e-teatrit-5500-m2-nese-…

Pohimi tjetër i vërtetë i Çulit është se trualli mbi të cilin ngrihen sot TK dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental (TKE) është 5500 m2. Mirëpo, siç e ka ves, Çuli nuk thotë dot dy të vërteta rresht. Në fjalinë pasuese ai thotë se kjo sipërfaqe garantohet shprehimisht në “Ligjin Special” se nuk do të preket. E sfidoj publikisht z. Çuli të thotë nenin ose paragrafin e “Ligjit Special”, VKM-së së dalë në zbatim të tij, apo dokumentit të shpalljes së garës nga ana e Bashkisë Tiranë, ku citohet shifra 5500 m2 ose garantohet paprekshmëria e tij.
Gënjeshtra e rradhës, në të njëjtin fragment, është se gjurma e ndërtimit (sipërfaqja e katit të parë) të TK dhe TKE, sipas Çulit, sot është 1200 m2. Edhe lopa e di se sheshi publik midis dy teatrove nuk është 4300 m2 (5500 – 1200 = 4300), pra 3,5 herë më i madh se ndërtimi. Siç shihet në grafikën e paraqitur më poshtë, gjurma e ndërtimit të TK dhe TKE është plot 3923 m2. Edhe vetëm TKE ka më shumë sipërfaqe: 1370 m2. Nëse nuk e beson, Çuli mund të shohë kontratën e qerasë së bingos “Ylli”, lidhur nga ish-ministri i Kulturës Rama, ku përfshiheshin dy hollet e TKE (pa sallën kryesore të shfaqjeve) ku sipërfaqja e cituar në faqen e parë është 500 m2 (e njëjta sipërfaqe shënohej 625 m2 në të gjitha kontratat e mëparshme). Ose mund të shohë kontratën e qerasë së klubit të natës “Bretkosa”, që zinte vetëm hollin e parë të TK, lidhur sërish mes ish-ministrit Rama dhe përkrahësit të shembjes së TK, Leka Bungo, sipërfaqja e të cilit është 230 m2. Nëse tre nga katër hollet e TK dhe TKE kanë sipërfaqe 730 m2, si ka mundësi që holli i katërt, plus dy salla shfaqjesh, plus dy skena, plus studio provash dhe repartet e prodhimit e shërbimit janë 470 m2 (1200 – 730 = 470)?!
Në fund të përgjigjes, Çuli na mallëngjen duke u zotuar se, nëse TK dhe TKE i preket qoftë edhe një cm2, ai do të protestojë kundër Ramës dhe Veliajt. Por për këtë nuk venë bast as ata më të dëshpëruarit nga mbyllja e pikave të basteve sportive në Shqipëri…

Çuli hedh poshtë zërat: S’ka një projekt final për Teatrin! Gara e hapur deri në shtator
https://www.youtube.com/watch?v=85ZtTNLrsy0

Këtë përgjigje Çuli e nis me gënjeshtër. Thotë se u arrit marrëveshje mes SASE (Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit), të përfaqësuar nga Altin Basha, Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka, me Veliajn. E vërteta është se këta të tre nuk kanë qenë asnjë sekondë anëtarë të SASE-s. Këtë e them me përgjegjësi të plotë, si anëtar i Kryesisë së SASE-s qysh nga themelimi.
E vazhdon me gënjeshtër, duke thënë se pas kësaj marrëveshjeje u bë ligji special pa emrin e kompanisë Fusha shpk. E vërteta është se projekt-ligji ishte gati dhe ndërkohë që tre artistët pozonin duke qeshur me Veliajn, Këshilli i Ministrave e kishte dërguar në Kuvend, ku u miratua pas një jave, ndërsa emri i kompanisë Fusha shpk u hoq pas rikthimit në Kuvend nga Presidenti dhe pas amendimit të ligjit në shtator, pra tre muaj më pas.

PROTESTA/ ÇULI: KAM BËRË KALLËZIM NË POLICI! TEATRI S’PO DREJTOHET NGA UNË, POR NGA NJË GRUPIM NJERËZISH

Në këtë pjesë të intervistës, Çuli bën një tjetër pohim të rendësishëm, që nuk e ka bërë qysh prej një jave, as Rama, as Veliaj: që ndërtesat historike të TK dhe TKE sot mbrohen nga qytetarët!
“Përfundimisht Teatri nuk drejtohet më as nga unë, as nga Ministria e Kulturës, por nga ky grupim. … institucioni nuk është më në kontroll të administratës dhe të punonjësve të Teatrit Kombëtar…” thotë ai.
Këtë nuk do ta quaja gënjeshtër, por thjesht lajthitje të një njeriu të pamësuar me administratën. Ndërtesa nuk është institucioni. Ai vazhdon të jetë drejtor i institucionit të TK, që aktualisht përdor ndërtesën e quajtur “Arturbina”.
Por vazhdimi i përgjigjes është grotesk:
“…nesër-pasnesër mund të ketë objekte të dëmtuara, të vjedhura dhe përgjegjësia është mbi punonjësit. Janë vlera monetare dhe historike të jashtëzakonshme”
Pra Çuli na konsideroka “vlera historike të jashtëzakonshme” që duhen ruajtur rekuizitat dhe kostumet, por jo ndërtesën e TK!
Çuli jep argumentet pse nuk mund të ndërtohet një teatër i ri diku tjetër

“30 vjet nuk kam parë aktiv asnjë nga intelektualët që të shkruajnë fjalë për teatrin. Nëse këta do ishin aktiv, do kishin dhënë mendime të pjekura do kishin të drejtë morale, por sot po futen futen thjesht për të kundërshtuar Ramën.”
E marr me mend se pas kësaj replike nga ana ime, Çuli do ta tërheqë këtë gënjeshtër, sepse ai e di mirë se unë, psh (por jo vetëm unë), kam plot 20 vjet që shkruaj e flas në media për çështjen e Teatrit Kombëtar. Dhe e kam nisur me një shkrim kundër Ramës, më 5 nëntor 1999, pasi dhashë dorëheqjen si nëndrejtor i TK, pikërisht sepse nuk pajtohesha me politikën e Ramës ndaj TK.

Në fund të intervistës, Çulit i vjen radha të thotë sërish të vërtetën. “Nuk ka vullnet politik për të ndërtuar një teatër të ri, përpos këtij të vjetrit”, thotë ai, duke zbuluar kështu se është Rama që nuk e do zgjidhjen që do t’i bënte të lumtur të gjithë: ndërtimin e një teatri të ri, krahas restaurimit të teatrit të vjetër.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hervin culi kastriot cipi shembja e teatrit kombëtar hervin culi kastriot cipi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Korrik 2019, 16:58

ANGLI- Mediat në Londër kanë publikuar sot listën e disa kriminelëve më të rrëzikshëm në Angli, ku nuk kanë munguar në listë dhe shqiptarët. Në këtë listë janë ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit