LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Të rishikohen tekstet e Historisë”/ Çamët kërkesë Akademisë së Shkencave: Duam vendin që na takon

23 Qershor 2021, 19:19 Nga DOSJA
“Të rishikohen tekstet e Historisë”/ Çamët

Në vijim të aktiviteteve të “Javës Çame”, në përkujtim të 77-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, Akademia e Shkencave, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” promovuan vëllimin e dytë të botimit të librit “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës” të Prof. Dr. Irakli Koçollarit. Ky vëllim i është dedikuar shoqatës “Çamëria” që ka kontribuar përherë në kërkimet e identitetit tonë dhe ndriçimin e të vërtetave historike.

Në fjalën e tij, Alket Veliu, kryetar i  Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” tha se “Java Çame” është java më e rëndësishme e vitit, ku ne kujtojmë viktimat e gjenocidit grek ndaj popullatës shqiptare në Çamëri. Gjatë kësaj jave ne zhvillojmë aktivitete të larmishme historike dhe kulturore.

“Është në nderin e Shoqates Patriotike Çamëria ta ketë pjesë të axhendës së javës çame këte vit promovimin e librit “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës”, jo thjesht per faktin që autori  ia ka dedikuar këtë libër shoqatës tonë, për të cilën unë shpreh mirënjohje pa kufi, por edhe për faktin që Prof. Irakliu është një shqiptar patriot,  dashamirës dhe mbështetës konsistent i çështjes çame dhe të drejtave të shqiptarëve të Çamerisë”.

Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu tha gjithashtu se: Bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe Shoqatës Patriotike Çamëria, Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” është forcuar dhe unë gjej rastin të falenderoj këtë institucion të nderuar. Ne dime që Akademia e  Shkencave ka angazhuar disa historianë për të riparë historinë e shqiptarëve dhe ne besojmë që historia e Çamërisë duhet të ketë vendin e vet në historinë e Shqipërisë që nga lashtësia, mesjeta dhe deri më sot. Vend të rëndësishëm duhet të zërë spastrimi etnik dhe gjenocidi mbi shqiptarët e Çamërisë, e njohur kjo zyrtarisht edhe nga parlamenti shqiptar. Padyshim vëmendje të veçantë duhet kushtuar edhe për lëndën e historisë së Shqipërisë në tekstet shkollore dhe besojmë që roli i Akademisë së Shkencave duhet të jetë aktiv në mënyrë që mos të jetë presioni i politikës së brendshme apo të jashtëme ai që duhet të diktojë shkruajtjen e historisë së Çamërisë.

Ndëra prof.dr. Irakli Koçollari në fjalën e tij tha se në pjesën më të madhe të këtij vëllimi përmblidhen dokumente të panjohura për zhvillimet në krahinën e Çamërisë, për ngjarje të cilat ndikuan jo pak në rrjedhat e mëvona të historisë së saj.

“Kur Shqipëria dhe shqiptarët e Çamërisë të njihen me këtë fond arkivor dokumentash kaq të madh dhe të pasur do të rikonfirmojnë se historia e tyre është shumë e lavdishme nga ajo që ne njohim deri tani për Çamërinë. Kjo korrespodencë e Ali Pashës tregon shumë për historinë e asaj kohe të shqiptarëve të Çamërisë, qytetërimin, zhvillimin, tregëtinë deri tek emrat e familjeve çame, marrëdheniet shoqërore dhe tregtare. Ka letra dhe dokumenta të cilat flasin, për moralin, për familjen, për zakonet dhe tradita e Çamërisë, për raportet midis fshatrave të kësaj krahine, për normat dhe traditat zakonore të saj në këto dy shekuj. Me këtë korespodencë ne kemi një pasuri aq të madhe, për tërë jetën për historinë e Çamërisë, të cilat janë ende të pastudjuara dhe që mund të bëhen studime me tematika të veçanta për të thënë të vërtetën në mënyrë të denjë, se çfarë është dhe ka qenë Çamëria”– u shpreh prof.dr. Irakli Koçollari

Prof.dr. Irakli Koçollari tregoi se rëndësia e këtij dokumentacioni është se ai është shkruar nga shqiptarë.

“Unë kam gati 10-12 vjet që merrem me këto dokumente dhe kam zbuluar faktë të rëndësishme. Pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës dokumentacioni iku në Stamboll dhe për gati një shekull, nga viti 1822- 1920 ai qëndroi i panjohur. Në 1920 Jani Hoxhi, nipi i patriotit Koto Hoxhi arriti ta skedonte këtë dokumentacion. Pas vdekjes së tij askush nuk tregoi interes dhe deri në vitin 1972, kur një akademik grek arriti të zbulonte rëndësinë e dokumentacionit. Këto dokumenta janë 90 përqind të shkruara nga dora e shqiptarëve dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe sepse deri tani, historia e shqiptarëve edhe ajo e Çamërisë është e shkruar nga të huajt. Kjo ka shumë rëndësi se të huajt shkruajnë nga mentaliteti i tyre dhe nuk na njohin ne siç dimë ne të njohim njëri-tjetrin. Kjo është e vërteta e historisë sonë, por edhe e shqiptarëve të Çamërisë”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin akademikë, pofesorë, historianë e studiues, si Hajredin Isufi, Pëllumb Xhufi, Ksenofon Krisafi, të cilët në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e studimit dhe shkruajtjes së historisë dhe kujdesin që duhet treguar jo vetëm për Çamërinë por edhe për historinë e Shqipërisë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture alket veliu java e camerise alket veliu java e camerise

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez