LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Të fala familjes”, fjalët e fundit para pushkatimit të Ndue Palit: Shqipëria rron edhe pa mua

6 Qershor 2019, 13:55 Nga DOSJA
“Të fala familjes”, fjalët e fundit para pushkatimit

Ndue Pali ishte një i ri nacionalist, ndër të parët që kundërshtuan fashizmin në Shqipëri, dhe i internuar për këtë shkak në Ventotene për 2 vjet e gjysëm gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Por ai ishte edhe një antikomunist, madje i cilësuar nga regjimi i Hoxhës, që në ditët e para të tij, si një element që e rrezikonte shumë aksionin e komunistëve për të vendosur pushtetin e hekurt në veri, sidomos në zonën e Dukagjinit. I arrestuar menjëherë pasi ai dorëzohet në besë, pas një amnistie të shpallur botërisht për të arratisurit, Ndue Pali provon muaj të gjatë torturash në hetuesinë e Shkodrës.

Gjyqi ushtarak në Shkodër e nxorri në gjykim në muajt e parë të vitit 1945. Që në daljen e parë në gjyq ai u përball me prokurorin Aranit Çela, një ish nxënës i shkollës tregtare me të cilin Ndue Pali kishte njohje të hershme. Në kujtimet e tij lënë në familje, ai thotë se Aranit Çela i kishte spiunuar gjithë organizatorët e demonstratës antifashiste në Vlorë dhe pikërisht për shkak të tij ishin internuar në Itali. Në gjyq, ndërsa prokurori Aranit Çela kërkon menjëherë dënimin e tij me vdekje, duke e akuzuar Ndue Palin si profashist, ai ia kujton ngjarjen e Vlorës Aranit Çelës, duke i thënë se ishte pikërisht ai që i kishte spiunuar tek fashistët dhe se ai kishte qenë bashkëpuntori i fashistëve e tashmë ishte shndërruar në xhelat të komunistëve. Gjyqi zgjati disa muaj derisa u dha verdikti final në korrik 1945, ku Ndue Pali dënohej me vdekje, pushkatim.

Nga ky moment, ai mbahet në qelinë e posaçme me disa të dënuar të tjerë me vdekje, ku prisnin orën e pushkatimit. Kjo pritje zgjati plot 1 muaj. Me 15 gusht 1945, në mëngjes herët, në këtë qeli ia behin xhelatët për ta çuar drejt pushkatimit Ndue Palin. Ai dhe shoku i tij i qelisë, Caf Meti, do të pushkatoheshin pikërisht atë mëngjes. Por, në momentin kur shkojnë për t’i nxjerrë nga qelia, Ndue Pali dhe Caf Meti luftojnë me gardianët me bishtat e lugëve, të cilat i kishin mprehur prej kohësh e i kishin shndërruar në thika.

Gjatë përleshjes, ata vrasin dy gardianë. Por, pasi policët marrin nën kontroll situatën, dy të dënuarit me vdekje i çojnë në Zall të Kirit, për ti pushkatuar. Aranit Çela kujdeset të shohë edhe çastet e fundit të jetës së ish-shokut të tij të shkollës, Ndue Palit.

Në rolin e prokurorit, ai i merr Ndue Palit dhe Caf Metit fjalën e tyre të fundit. Dokumenti i mëposhtëm, që kujto.al e sjell sipas origjinalit, zbulon fjalën e fundit të Ndue Palit. Procesverbali është nënshkruar në fund nga Aranit Çela.

“V.F.L.P.

Proçes- verbal

I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje, Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra. Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto: “Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve! Të fala familjes.

Prokuror (Aranit Çela)

Marrë nga Kujto.al

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur fjalët e fundit të ndue palit ndue pali të pushkatuarit nga komuniszmi fjalët e fundit të ndue palit ndue pali të pushkatuarit nga komuniszmi


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit